SPAK ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi shkelje në procedurën e prokurimit.
Sekuestrimi është kryer pranë Autoritetit Portual Durrës, ku ndodhej dokumentacioni i plotë i procedurës.
Tenderi për zhvillimin e projektit në Porto Romano ka një vlerë prej rreth 400 milionë eurosh dhe është zhvilluar në dy faza: parakualifikim dhe kualifikim.
Nga faza e parë e procedurës është skualifikuar një kompani holandeze, ndërsa më 9 mars është paraqitur vetëm një ofertë financiare.
Në garë ka mbetur e vetme një kompani greke, e cila ka vijuar me fazën përfundimtare të tenderit.
Hetimet e SPAK pritet të verifikojnë nëse gjatë zhvillimit të procedurës janë respektuar kriteret ligjore dhe parimet e barazisë në garë.
Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga Autoriteti Portual lidhur me sekuestrimin e dosjes.
Kjo sekuestro e SPAK vjen disa orë pas shkarkimit të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama ka folur brenda grupit parlamentar socialist për presione të jashtme lidhur me hetimet që po avancojnë në vend.
Në mbledhje e grupit parlamentar, Rama u është shprehur deputetëve se qeveria gjermane po ndërmerr lëvizje që, sipas tij, dëmtojnë interesat e Shqipërisë.
Kryeministri ka përmendur konkretisht ministrin e Jashtëm gjerman, duke pretenduar se Berlini ka ndikuar në nxitjen e hetimeve të SPAK, fillimisht për çështjen e AKSHI-t dhe tani edhe për tenderin e Porto Romanos.
j.l./ dita

Ka ardhur koha te sekuestrohet Rama vete.
Ai eshte strumbullari i gjithe ndyresive qe ndodhin sot me shqiptaret dhe Shqiperine
Po ne Lalez ka ndonje sekuestrim zoti SPAK ? A u fundoste megjithe drejtesi !
Rama shfrytezon persosshmerisht bythlepiresit servilo hajdute ne poste drejtuese. Komandon shtetin me sms dhe nuk firmos vete per asnje vjedhje. Ne fakt kumbllat e dardhat i ha vete. Te tjeret ja servirin ne pjate.
Nqs eshte e vertete qe Ministri i Jashtem Gjerman ka ndikuar te Spak-u,per dosjet e korrupsionit ne Shqiperi,i lumte,bravo i qofte..
Gjermania eshte i vetmi shtet europian qe na mbron pa kurrefare interesi per vete…
Me vjen keq per ty …… se me sa duken bathet do perfundosh i pa pune, s’do kesh me sufllaqe gratis .
Pasi i torturoi shqiptaret 12vjet me klownadat neper Samitet e BE,.Ne zgjedhjet e Fundit Premtimi i vetem ishte:Antaresimi ne BE,.Qellimi i Jetes se Tij u be Antaresimi ne BE.Kryefjala e Edi Rames ishte Integrimi Evropian.Sot gazetari Michael Martens(pikerisht ai qe tha shprehjen e famshme Edi Rama eshte kryeministri me i mire i Serbise pas Pashicit),shkruan se Edi Rama dhe Aleksander Vucic do dalin me nje Artikull te perbashket ne Algemeine Zaitung ku shprehen se NUK KERKOJNE DOMOSDOSHMERISHT TE JENE PJESE E BE. Integrimi Evropian nuk eshte qellimi Tyre. dhe natyrisht i qeverive te Shqiprise dhe Serbise.
I dashuri Edi! Pordhet e shumta grisin brekt e veta. Me duket se kur fillove Ato palacalluqet me rrahje krahesh,me dirifjent cirku,Kancelari Gjerman Merz,ta futi m`laper surratit:-Shko pergjigju para Drejtesise me gjithe ate kurven qe ke ne zyre,se e rropet Ate popull te gjore! ‘
Aaaaaaa!Ka Gjerman ketu,Nuk ka :I dashuri Ediii!
O “Herinj” pse hapeni me çqëllim,si vaji në lakra me çështje që duan volum të madh e që janë të dyshimta.
Çoni more në gjyq 21 janarin,që ulëret nga provat.Spo doni të mbulonin krimet makabre,me shurrën e Ballukes.Ju besoj e kuptoni që të paktën po kryeni vetë një krim,duke mos çuar në gjyq 21 janarin.Krim që nuk parashkruhet.
Lidheni demon , se i ka ezauruar të gjitha ” farat” e kokës .