Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese u nda 4 me 4 duke mos e dhënë një vendim për kërkesën e qeverisë nëse kërkesa e SPAK për pezullimin e Belinda Ballukut ishte ndërhyrje në punët e ekzekutivit, kryeministri Edi Rama të hënën paralajmëroi se “grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion”.
Tch shkruan se nuk përjashtohet ngritja e një grupi pune me juristët e grupit parlamentar socialist.
Ndryshimet ligjore e më konkretisht të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, kryeministri Rama duket se ia ka besuar ministrit të drejtësisë, Besford Lamallari.
Të njëjtat burime kanë treguar ndryshimet e mundshme të këtij neni.
Por fillimisht le të shikojmë se çfarë parashikon neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të cilin e përdori për herë të parë SPAK, kur kërkoi pezullimin e Belinda Ballukut nga postet që mbante.
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.
Ndryshimet e pritshme të këtij neni parashikojnë moslejimin e pezullimit nga detyra të të gjithë funksionarëve, funksionet e të cilëve burojnë nga kushtetuta.
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.
Me këtë ndryshim mazhoranca synon ti japë fund debatit sa politik dhe juridik nëse SPAK e më pas me miratimin e GJKKO ndërhynë në kompetencat e qeverisë.
Mbetet e paqartë koha se kur ky ndryshim do të shkojë për diskutim dhe miratim në parlament.
tch

Po mbrohen te dyshuarit
Nuk mbrojne popullin
Mend ne Koke Kur votoni
Sgelet tjeter” vec’ se te vendosin ligjet e enverit ‘te mbrohen me ligj ministrat” edhe po te vjellin” ose te mbrohet me ligj te korruptuarit”ligji duhet i barabarte per te gjithe pa perjashtim “ eqofte edhe per kryeministrin
Nuk pret puna e nuk humb kohe PS pas paralajmerimit te Dumbabist Rames (se ai nuk ka kohe te jape disa te tilla rrjesht ngaqe eshte i zene me ceshtjet e politikes nderkombetare) se situata eshte bere vertete trazuese dhe e sikletshme per te zgjedhurit ministra qe mund te jene target i rradhes i SPAK ngaqe nuk kane dallim aspak nga Bela Balluku atje ku jane.
SPAK do lejohet me ligj te ndaloje e arrestoje deri ne nivelin e ca birbo hajdute te vegjel deri rrang drejtoresh a ndonje ish minister te harruar qe do ja leshoje vete Dumbabist Rama vete ne preher.
Se sa per ministra aktuale, aha, ta harroje! Ata do imunizohen aq sa mos kete drejtesi qe ti afrohet e jo me ti hetoje e qofte larg, ti pezulloje!
Ndryshe, e pamundur te gjeje pastaj PS ministra tjere nese ata kane te ngulur ne memorie imazhin e Beles pas hekurave…edhe sikur Dash Sulen ta vene zevendeskryeminister zor se pranon pa ligjin paraprak qe e mbron nga prangat e SPAK.
Personalisht dakord me projekt-ligjin. Por mungon dhënia e llogarisë nga SPAK ose çdo gjykate ndaj një institucioni tjetër! Parlamenti dhe qeveria përgjigjen çdo 4 vjet para popullit. Po këta të emëruarit dhe të pazgjedhurit nga askush, para kujt përgjigjen?! Po sikur të përgjigjen edhe këta para popullit, siç ngjan në Amerikë, a nuk do të ishte më demokratike?!
Duhet te pergjigjeni ju perpara drejtesise o @skele e kalbur nga korrupsioni, e lere popullin ….se po te kish vertete popull me dinjitet, do t’u kishte hedhur ne kosh te mbeturinave me kohe
Nese Ramaxhoranca ben kete pisllek atehere do te humbin besimin e 83 votave qe morren ne Maj. ne fakt se ne Maj kane bere vetem pislleqe te turpshme per nje qeveri ne mandatin e saj te 4. Per integrim ne evrope as qe mund te behet me fjale. Tu rroje Salehu me Baç Ulajn, Shkerdhenin e soj e sorrollop me pas.
Po e bejne Shqiperine me turp keta maskarenj hajdute te korruptuar.
Nese ka ende popull shqiptar, ai duhet tu tregoje vendin RamSaliut dhe te mbroje Spak dhe GJKKO!
Po nuk ka asnje OJQ te mundohet te ngreje popullin kunder hajduteve qeveritare e opozitare , apo dhe keto OJQ jane aq te korruptuara sa pushtetaret ?
Çfare neverie!