Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse po shemben rrugët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pse po shemben rrugët
KronikeLajmi i fundit

Pse po shemben rrugët

Published: February 8, 2026
Shpërndaje

Nën tingujt e daulles dhe ritmit të valleve popullore, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ecën disa metra në këmbë mbi asfaltin e sapohedhur në segmentin rrugor Qukës-Qafë Plloçë më 5 shtator, për të përuruar përfundimin e punimeve.

Investimi në segmentin 43 kilometra, që etiketohet edhe si ‘rruga e florinjtë,’ nisi 15 vite më parë dhe besohet se u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë afro 260 milionë dollarë për të bërë të mundur lidhjen e fshatit Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec.

Por investimi shumëvjeçar dhe shumëmilionësh u bllokua vetëm dy muaj pas inagurimit, pasi një masiv gurësh ra nga skarpatat anësore në fund të nëntorit dhe pak javë më vonë pësoi shembje të plotë të bankinës dhe trotuarit në një aks të saj pranë fshatit Gështenjas.

- Publicitet -

Autoriteti Rrugor ‘fajësoi’ shiun e dendur për dëmet, por ky nuk ishte një incident i veçuar.

Aksi panoramik i rrugës Shëngjin-Velipojë, unaza e poshtme e qytetit të Burrelit apo tuneli I Murrizit në rrugën e Arbrit shfaqën gjithashtu defekte dhe probleme gjatë sezonit të dimrit, pavarësisht kostove dhe inaugurimeve të bujshme. Me alarm u përcoll në publik edhe një video e bërë nga kalimtarët në fillim të janarit në Tunelin e Llogarasë, ku shihej uji që rridhte nga tavani i tunelit.

Tuneli I Llogarasë bashkë me projekte të tjera të infrastrukturës janë vënë seriozisht në pikëpyetje, pasi një hetim i Prokurorisë së Posaçme ka zbuluar manipulimin e garës dhe paracaktimin e kompanive fituese përmes ndërhyrjes së ministres Belinda Balluku, njëherëzi numri 2 i qeverisë.

Por një kërkesë e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut mbahet peng në Kuvend nga mazhoranca socialiste prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar.

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari, i lidh problemet e sigurisë së tyre që me mënyrën si janë projektuar, pa studime teknike të mirëfillta dhe me synimin e parë për “përfitime ekonomike”.

Çdo vepër infrastrukturore si rregull duhet të kalojë në konsultim në disa këshilla teknikë dhe të bëhen studime gjeologjike të mirëfillta apo studime për interesin publik, procedura që sipas tij janë anashkaluar ose janë bërë në mënyrë fiktive.

“Janë projekte të bëra me nxitim, pa studime të thelluara teknike,” shton Ngjeqari.

Edhe sipas Zef Preçit, drejtor i Qendrës për Studime Ekonomike, pasojat që shihen me sy janë të lidhura me klientelizmin e të gjithë procesit të ideimit, projektimit, ndërtimit, supervizimit dhe deri në marrjen e këtyre veprave në dorëzim.

“Përgjithësisht projektimi i veprave infrastrukturore publike kryhet me cilësi të dobët, në mjaft raste pa shkelur fare terrenin fizik, por vetëm mbi bazën e hartave që merren në Google Maps, mungojnë studimet gjeologjike, injorohen master-planet zhvillimore të sektorit…,” tha Preçi për BIRN.

Edhe në rastet kur në projektim përfshihen kompani të huaja me emra të mëdhenj, puna konkrete bëhet nga projektues vendas, shumë herë të nënpaguar dhe thjesht për të justifikuar formalisht dobinë e një vepre publike të caktuar.

Klientelizimi vijon në gjithë hallkat e zinxhirit, pasi kompanitë apo inxhinierët që kanë për detyrë të merren me supervizionin gjatë kryerjes së punimeve, në mjaft raste përzgjidhen në kushtet e konfliktit të interesit. Kështu, raportimet për volume dhe cilësinë e punimeve që raportohen në situacionet e kompanive janë të fryra, fiktive dhe jo në përputhje me projektet përkatëse.

Preçi sugjeron se punimet në veprat infastrukturore kryhen përgjithësisht me cilësi të ulët dhe duke shkelur rëndë parametrat teknike të projektuar, sepse sipas tij, “ndërtuesit synojnë të maksimizojnë fitimet e veta dhe në shumë raste fondet përdoren për të ushqyer korrupsionin qeveritar”.

Një pjesë e projekteve të kushtueshme janë pa interes publik dhe ekonomik për vendin, por marrin jetë për shkak të interesave financiare që fshihen pas tyre.

“Tuneli i Llogarasë është vepër antikombëtare,” thotë Ngjeqari, duke sqaruar nga pikëpamja teknike nuk është marrë parasysh përbërja e malit me gur gëlqeror dhe rrjedhja e ujërave.

Një tjetër shembull i mungesës së leverdisë ekonomike është sipas tij rruga Qukës-Qafë Plloçë, për të cilën thotë se kanë munguar studimet në fazën e projektit.

Bizneset fituese janë të regjistruar për llogari të personave të ekspozuar politikisht. Studimet dëshmojnë për rritje eksponenciale të tenderave që këto kompani fitojnë duke cënuar kështu, jo thjesht barazinë para ligjit, por edhe duke përkeqësuar dukshëm klimën e biznesit në vend.

Preçi beson se të paktën gjysma e fondeve të dedikuara për projekte infrastrukturore, “nuk janë investuar realisht në ekonominë e vendit, por kanë shërbyer për të fuqizuar kompani të caktuara kliente të qeverisë, pra kanë ushqyer pasurimin e paligjshëm të segmenteve vendimmarrëse dhe ligjbërëse të elitës politike të vendit.

Blerina Gjoka – Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • chp says:
    February 8, 2026 at 2:07 pm

    -Mendoj se Edi Rama qe kur shkeli LaCipitja i Trampit po sulmohet me nje operacjon shumedimesional ku krahas Gestapos se Spakut jane dhe lehjet e mediave ku paraprin dhe BIRN-i
    -Xhevahiret e xhevahir Ngjeqarit me kujtojne raportimet (romane) qe benin disa inxhinjere te Naftes te xhaxhi diktatori ne vitet 70 qe cuan ne pushkatimin e disa kolegeve te tyre…Nuk ka ndryshim dhe BIRNI nga hetuesit e asaj kohe, biles me te zinj…
    Te kuptohemi;
    Nese ka 10 anti ediramiste me e medhenj ne Shqiperi shenomeni dhe mua..
    .Jam dakord qe te denohen maksimalisht Ballukja dhe sorrollpet e saj lart apo poshte.
    ..POR nese lexojme nje artikull te BIRN-it per rrugen e Kombit te Berihales qe pesefishoi vleften fillestare dhe sot Usaliu rri si karaduz bile i ndihmuar dhe nga gestapo spakut apo kakarisjet e Birnit me ngjeqare apo gjynahqare
    duhet te themi meshire per Birnin !

    Reply
    • tom says:
      February 9, 2026 at 9:34 am

      Mire e ke chp, duhet te vjedhin te gjithe njesoj.
      Si qenka kjo hajde hidh balte mbi pederastin tone Edvinin vetem e vetem se po shemben rruget ne nje kohe qe paska vjedhur dhe Lulka e Berisha?

      Reply
  • Zdromsi says:
    February 8, 2026 at 2:53 pm

    Jane ca si te buta vetë.
    Po ju gazetaret kaq qorra jeni?
    Keni para ndonje trotuar te Tiranes qe nuk eshte shtruar 5-6 here e mos me shume ne 25 vjet?
    Beni nje xhiro ne rrugen e Kavajes. E shtroi Kryezdromsi me pllaka betoni te perdorura para burgut dhe prape eshte shqepur. Rruga eshte bere gropa gropa dhe trotuaret jane shqepur. Ndaresja e korsive te autobuzave nderrohet cdo jave. Ka para ky vend, po s’ka specialiste si do thoshte Gjigandi qe nuk i shterojne idete.
    Pllaka te perdorura. Nuk eshte shkruar gabim. Por syri i shqiptarit shkon vetem tek breket e gruas. Ai ben lajm.

    Reply
  • skela says:
    February 8, 2026 at 3:53 pm

    Vjedhje e paparë, korrupsion i padëgjuar, mungesë kontrolli e pabesueshme, paaftësi e kryeministrit e ububushme- – prandaj po shemben rrugët

    Reply
  • info analitike says:
    February 8, 2026 at 4:47 pm

    Specialiste ka po nuk I degjon njeri sepse leku dhe perfitimet vijne mbi te gjitha! Si mendoni ju shokë a do te degjohej specialisti I ndershem apo ai qe merr dy kacidhe e firmos si ti interesoje oligarkut te radhes? Une mind t ju sjell shume raste konkrete por ne piken ku kane mberritur gjerat e ka marre ferra uraten. Problemi I madh se jeni kaq te verbuar nga propaganda sa do te vazhdoni te votoni te njejtet horra apo dhe ca te rinj revanshiste marksiste te kallepit Veliaj. Mos u ankoni kot per serbe e greke se te keqen po ia beni vete vendit!

    Reply
  • skela says:
    February 8, 2026 at 5:08 pm

    Jo mor Info! Do votojmë atë kuçedrën tate nga Viçidoli! Se pak e ka djegur Shqipërinë?! pak ka vrarë e ka prerë direkt apo indirekt. Saqë mendoj se indirekt ka vrarë edhe më shumë se Enver Hoxha. Si do që të vijë puna, do të jetë e majta që do e qeverisë këtë vend, deri në vitin 2100. Ndërsa sot po qeveris një gjysmagjel, as i majtë dhe as i djathtë.

    Reply
    • ¿? says:
      February 9, 2026 at 12:41 am

      Akoma me pordhe te majta e te djathta ti o skela. Po a ka me “te majte” se kuçedra e Viçidolit”? Edhe ky qe ti i thua gjysmagjel edhe kur dhjet e dhjet këllëç nga e majta. Pra nga ky veshtrim Shqiperia gjithmone eshte qeverisur nga “e majta”, dhe po, ti ke te drejte deri ne vitin 2100, edhe me tutje, po nga “e majta” do te qeveriset ky vend e prandaj as u bë ndonje here e as ka per t’u bere. E djathta e vertete ne Shqiperi ka qene ne pushtet nga 1928 deri ne 1939, pra vetem 11 vjet. Pas kesaj Shqiperia u be “sallakse” dhe vetem me doren e majte, dmth me doren e bythes u bene punet ne Shqiperi.

      Reply
  • Kombëtari says:
    February 8, 2026 at 6:02 pm

    Tuneli i Llogarasë është “antikombëtar”?! Ai që lidh Bregun me Vlorën e Shqipërinë?! Vetëm një antikombëtar i thekur do e thoshte këtë!

    Reply
  • Kiço says:
    February 9, 2026 at 2:40 am

    Balluku KORBA e ZEZË dhe PALAÇUA HAJDUT Kryeministêr , i La Rrugët , Rrugëve , sepse kur bën KORRUPSION , kur VJEDH , PLAÇKIT dhe GRABIT , NUK mund të bësh KURRË RRUGË CILËSORE dhe me STANDARTE

    Reply
  • Parku Rinia says:
    February 9, 2026 at 6:25 am

    Qe te mos ‘mos shemben rruget’

    (e t’i kemi te pakten aq cilesore e aq racionalisht ekonomike

    sa jane ne vendet fqinje, ku ka jo pak troje e banore shqiptare …)

    DO te DUHET te REALIZOJME POLITIKISHT e DEMOKRATIKISHT = SHEMBJEN e ¨IDHUJVE¨,

    – dmth, si ne korrik 2016, me Reformen ne Drejtesi, Komuniteti Nderkombetar (vendet e 5-es!)

    nevojitet ta ndihmojne edhe njehere popullin shqiptar te HEQE nga KUSHTETUTA AKTUALE

    ate PAKETE LIGJESH te cilat NJIHEN si ‘NDRYSHIMET KUSHTETUESE te VITIT 2008’,

    te cilat JANE PRODUKT i MARREVESHJES NEOTOMANE MIDIS Edvin Rama & Salih Berisha,

    e qe ne FAKT, KANE ATROFIZUAR cdo QELIZE te JETES e DIALEKTIKES POLITKE…,

    si BRENDA PARTIVE POLTIKE ….

    (ku NUK KA DREJTUES REALISHT te ZGJEDHUR, ….

    POR

    KA VETEM dhe VETEM SUNDIMTARE NEOTOMANE te VESHUR me VERSACE e ARMANI …. !),

    ashtu e per rrjedhoje,

    PJESEN DERRMUESE te STRUKTURAVE SHTETERORE,

    duke POSHTERUAR SHQIPTARET,

    sepse U MOHOHET e DHUNOHET CDO e DREJTE UNIVERSALE e/o LIGJORE,

    si E DREJTA e PUNES,

    E DREJTA PRONES,

    E DREJTA E NJOHJES PA PENGESA extraligjore E te DREJTES se TRASHEGIMISE,

    etj, etj, ejtj …..

    Reply
  • Futja kot.. says:
    February 9, 2026 at 7:32 am

    Na hengsh tumin…. Ketu u shqye gjysma e Italise, jo shqipedhia qe eshte me njeres pa by the.. bjeri ti biem se keshtu e do Argita thuaj…. Bravo Ditaaaaaa

    Reply
  • intelektuali says:
    February 9, 2026 at 8:12 am

    Une per vete do t’i thoja nje BRAVO te madhe reporteres Blerina Gjoka per kete shkrim totalisht te sakte me vlera te larta shoqerore, por do te lavderoja edhe gazeten DITA per perzgjedhjen e materialeve me vlera intelektuale per tema madhore per fatin e vendit. BAJGAT e Enverit dhe MUTRAT e Edvinit ta mbyllin HALEN me krahasime idiote me shtetet e tjera, ne Itali ne 2018 u rezua ura “Morandi Bridge” ne Genoa e ndertuar ne 1963 dhe te gjithe fajtoret e vdekur dhe te gjalle u denuan penalisht dhe shteti italian per disa muaj e rendertoi uren famekeqe pasi kishte vendosur Drejtesi ne menyre qe pasardhesit e “Morandi Bridge” t’i therrisnin trunit perpara se te grabisnin fondet publike per hesap te sigurise.

    CFARE NDODH NE SHQYPNI?

    Shikojme inxhinierat me shkolle Rilindje qe justifikohen me shira dhe rreshje te vazhdueshme sikur keto fenomene nuk trajtohen fare ne Qitapet e Inxhinierise, shikojme nga ana tjeter kryeministrin injorant dhe pa shkolle Edi Rama, qe po i shkaterrohen rruget njesoj si pallatet nga PALO termeti para do kohe ne Thumane, Durres e Tirane e perseri nuk e leshon hajduten pa shkolle te mesme, Belinda Balluku, por perkundrazi mallkon dhe anatemon Drejtesine qe nuk e ka blere dot akoma, apo qe i ka dale nga kontrolli enverist. Ne kete situate cfare te thone shqyptaret qe shkojne e hedhin voten e tyre per dy aspra duke i hypur Trenit Bullgar? Justifikim kane kriminelin Sali Berisha qe nga ana tjeter ka kapur opoziten dhe nuk e leshon vetem per interesat e familjes dhe pasurise se tij.

    Reply
  • Epopeja e Rilindjoteve says:
    February 9, 2026 at 8:39 am

    Pse po shemben rruget,
    hic mos pyesni kot,
    ja ajo foto ne krye,
    qarte ate po ua thot,

    Bela si eksperte rrugesh,
    me rrotull Palloshe te gjate plot,
    te gjithe duke ngrene Molle e Dardha,
    para e pas gallofit me syze kokerr idiot.

    Reply
  • 3D says:
    February 9, 2026 at 10:39 am

    Havaritë e mëdha apo shembjet e mëdha në rastin konkret ku do që ndodhin në shtetet ku ligji bën punën janë ekskluziv të punë kryersit dhe ai denoncohet si dobët profesionalisht dhe hileqare ku firma në afat 10vjetë të sanon gabimet dhe dëmet dhe çfar është kryesore reklama e keqe e dëmton emrin e firmës që edhe mund të shkon në mbyllje

    Reply
  • Remo says:
    February 9, 2026 at 12:35 pm

    Po le te shemben rruge, ura e tunele, te zene nen vete Ethemerine, por ama, te qendroje si shkemb graniti Ballukja ne karriken e pushtetit. Per kete, mendon Xhirafa vete, ai po merret me shembjen e SPAK-ut….

    Reply
  • Tirana 1967 says:
    February 10, 2026 at 8:23 am

    Nje komentues me lart me shume te drejte thote qe rruget dhe trotuaret e Tiranes sapo perfundojne prishen dhe shkaterrohen pa mbushur vitin,dhe merr si shembull rrugen e Kavajes ne kryeqytet qe rregullohet cdo vit dhe prape pllakat e trotuarit jane fare per turp.
    Do ju sugjeroja specialisteve te bashkise se Tiranes te bejne nje xhiro te kompleksi Delijorgji qe eshte edhe ky ne rrugen e Kavajes,cfare niveli dhe cilesie te larte kane rrugicat dhe trotuaret e ketij kompleksi dhe jam shume i sugurte pasi jam specialist ndertimi qe kostot per m2 te trotuateve dhe rrugicave te lagjeve ne kryeqytet kushtojne shume here me shtrenjte se rrugicat dhe trotuaret e kompleksit qe mora si shembull..
    Arsyeja dihet pasi nga babezia vidhet pambarimisht cdo tender per rruget e trutuaret.Kjo eshte vetem n

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  • Çfarë ndodh pas Ramës?
  • Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai paraqitet në SPAK
  • Protesta dhe festa e 35-vjetorit të PS në të njëjtën orë. Rama: S’është provokim
  • Historia nuk jep “waiver”

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  2. Ad on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  3. Vlora 97 on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  4. Vlora Vlora on Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
  5. Vlora Vlora on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?