Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas tritolit në biznesin e kreut të Rithemelimit në Malësi të Madhe, lëndë plasëse dhe te banesa e biznesmenit. Dëshmia: S’kam konflikte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pas tritolit në biznesin e kreut të Rithemelimit në Malësi të Madhe, lëndë plasëse dhe te banesa e biznesmenit. Dëshmia: S’kam konflikte
AktualitetKronike

Pas tritolit në biznesin e kreut të Rithemelimit në Malësi të Madhe, lëndë plasëse dhe te banesa e biznesmenit. Dëshmia: S’kam konflikte

Published: May 25, 2024
Shpërndaje

Një sasi lënde plasëse është hedhur në fshatin turistik të Razmës të Malësisë së Madhe edhe në banesën e biznesmenit Gjovalin Shtjefni. Menjëherë pas shpërthimit të 24 majit që ndodhi te parkingu ku ndodhet reklama e hotelit të kreut të Rithemimit të PD, Ferdi Sterkaj, një tjetër shpërthim përfshiu shtëpinë private të shtetasit Gjovalin Shtjefni, biznesmen i njohur në Shkodër në fushën e fasonerisë prej shumë vitesh.

Sasia e tritolit tek banesa e Shtjefnit është hedhur nga autorët afërsisht 3 minuta pasi shpërtheu te reklama e hotelit të Sterkaj që përveçse kryetar i Rithemelimit të PD i sapo zgjedhur është edhe biznesmen dhe pronar i një prej hoteleve më të mëdha në Razëm të Malësisë së Madhe. Kamerat e sigurisë në të dy këto vende ku ndodhën dy shpërthimet e njëpasnjëshme mungojnë për të ndihmuar policinë vendore të Shkodrës dhe komisariatin e Malësisë së Madhe për identifikimin e autorëve. Gjithsesi përgjatë pedonales së Razmës shihen dy makina në lëvizje dhe dyshohet se në njërën prej tyre ndodheshin autorët që hodhën tritolin.

Policia dyshon se hedhja e sasisë së lëndës plasëse është lëshuar nga brenda automjetit, pa u ulur në tokë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur duke mos lënë gjurmë. Deri më tani grupi hetimor nuk ka arritur që të zbulojë autorët e dyshuar. Policia po heton çdo pistë të mundshme rreth këtyre dy shpërthimeve të njëpasnjëshme një ditë më parë në Razëm ndërsa deri më tani është i paqartë shkaku i këtyre ngjarjeve. Ferdi Sterkaj deklaroi se shpërthimi i tritolit nuk lidhet me të sepse ka ndodhur në një parking publik që është i përbashkët edhe pse aty është reklama e hotelit të tij. Sterkaj shtoi gjithashtu se nuk ka konflikte me askënd. Po ashtu edhe biznesmeni tjetër Gjovalin Shtjefni ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe se nuk ka patur ndonjë kërcënim të mëparshëm ndaj nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët. Dy shpërthimet ndodhën rreth orës 8:50 të një dite më parë, kohë kur turistët e huaj apo vendas dalin për të shijuar mëngjesin në këtë zonë turistike. Edhe pse kishte lëvizje të turistëve, autorët zgjodhën që ta kryejnë ditën këtë ngjarje kriminale. Policia vijon hetimet për të zbardhur të plota këto dy ngjarje.

- Publicitet -

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?