Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas Venezuelës, Groenlanda? Trump: Na duhet për mbrojtjen! Danimarka: Mjaft me kërcënime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pas Venezuelës, Groenlanda? Trump: Na duhet për mbrojtjen! Danimarka: Mjaft me kërcënime
BoteLajmi i fundit

Pas Venezuelës, Groenlanda? Trump: Na duhet për mbrojtjen! Danimarka: Mjaft me kërcënime

Published: January 4, 2026
Shpërndaje

Në një intervistë për revistën The Atlantic, Trump u shpreh se u takon të tjerëve të nxjerrin konkluzione mbi lidhjen mes operacionit në Venezuelë dhe Groenlandës, duke shtuar se SHBA “ka nevojë absolute” për ishullin për arsye mbrojtjeje.

Një postim në rrjetin X nga Katie Miller, bashkëshortja e një prej këshilltarëve më të afërt të presidentit Donald Trump, ka rindezur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës.

Vetëm disa orë pas operacionit amerikan në Venezuelë që çoi në kapjen e presidentit Nicolás Maduro, Katie Miller publikoi një imazh të Groenlandës të mbuluar me flamurin amerikan, të shoqëruar me mbishkrimin “Së shpejti Groenlanda”.

- Publicitet -

Postimi, i bërë pa asnjë shpjegim shtesë, nxiti reagim të menjëhershëm nga autoritetet daneze në këtë klimë të tensionuar politike ndërkombëtare.

Reagimi erdhi edhe në kontekstin e deklaratave të fundit nga Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, i cili një ditë më parë theksoi publikisht se “kur Trump thotë se do të bëjë diçka, ai e ka seriozisht”.

Vetë presidenti amerikan ka deklaruar në disa raste se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë strategjike për Groenlandën.

Në një intervistë për revistën The Atlantic, Trump u shpreh se u takon të tjerëve të nxjerrin konkluzione mbi lidhjen mes operacionit në Venezuelë dhe Groenlandës, duke shtuar se SHBA “ka nevojë absolute” për ishullin për arsye mbrojtjeje.

“Marco ishte shumë bujar me mua dje. Nuk po flisja për Groenlandën, por ne kemi absolutisht nevojë për të. Groenlanda na duhet për mbrojtjen,” tha Trump.

Nga ana tjetër, ambasadori i Danimarkës në Uashington reagoi publikisht, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Danimarkës janë aleatë të ngushtë dhe se Groenlanda është pjesë e NATO-s.

Ai nënvizoi se Kopenhaga pret respekt të plotë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Mbretërisë së Danimarkës.

Edhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen iu përgjigj ashpër kësaj deklarate duke u shprehur se ‘Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të aneksojnë asnjë territor nën kontrollin danez’.

“Është koha që Shtetet e Bashkuara t’u japin fund kërcënimeve të tyre kundër një aleati historik dhe kundër një vendi dhe një populli që e ka thënë, shumë qartë, se nuk është në shitje”, tha Frederiksen.

Katie Miller është një figurë e njohur në qarqet konservatore amerikane dhe bashkëshorte e Stephen Miller, një nga arkitektët kryesorë të politikave të emigracionit të Trump gjatë mandatit të tij të parë.

Pikërisht për këtë arsye, postimi i saj është interpretuar si politikisht i ndjeshëm, edhe pse deri tani nuk ka pasur një qëndrim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.

Groenlanda është territor autonom nën sovranitetin e Danimarkës dhe ka një rëndësi të veçantë strategjike në Arktik, për shkak të pozicionit gjeografik, pranisë ushtarake amerikane dhe rolit të saj në sigurinë e NATO-s.

Qeveria daneze ka rritur ndjeshëm investimet në mbrojtjen e Arktikut dhe Atlantikut Verior.

Në vitin 2019, Donald Trump kishte deklaruar publikisht interesin e SHBA-së për “blerjen e Groenlandës”, një ide që u refuzua kategorikisht nga Danimarka dhe që çoi atëherë në përplasje diplomatike, përfshirë edhe anulimin e një vizite zyrtare të Trump në Kopenhagë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Gani USA says:
    January 4, 2026 at 11:20 pm

    As në ëndrra nuk e kishim menduar një Amerikë të tillë.
    E pabesueshme cfarë po ndodh !!!

    Reply
  • Papi Toronto says:
    January 4, 2026 at 11:21 pm

    Ky ia kalovi dhe Putinit
    E si mund te pretendoj se po mbrojne Ukrainen tani?
    Hajde pazar hajde. Kjo eshte cmenduri

    Reply
  • prehistoriku says:
    January 4, 2026 at 11:22 pm

    nuk eshte cmenduri fare
    eshte banditizem i paster

    Reply
  • 1313 says:
    January 4, 2026 at 11:24 pm

    Perfytyro qe ky bufon pretendonte dhe cmimin Nobel per paqe hahahaa

    Reply
  • K R says:
    January 4, 2026 at 11:26 pm

    Trump shpesh lëshon ide të pjesshme dhe ambiguo, duke i lënë të tjerët të nxjerrin konkluzione.
    Kjo i jep mundësi mediave dhe rivalëve politikë të spekulojnë dhe debatohen, duke e mbajtur në qendër të vëmendjes.
    Une nuk do habitesha qe e gjith kjo te kete te bej me largimin e vemendjes nga dosja Epsteine ku Trump dhe te tjere shfaqen pedofil

    Reply
  • Vigjilenca says:
    January 5, 2026 at 3:50 am

    Kur pedofili Trump flet për paqen e ka fjalën për paqen Amerikane dhe për luftë në vendet e tjera, nëpërmjet të cilës paqja amerikane bëhet më e sigurt.
    Paqja Trampiane konsiston në mirëqënie për Amerikën nëpërmjet luftës ushtarake për pushtim ekonomike.
    Paqja Trampiane do të thotë :
    Planeti drejt kolonisë Amerikane por me një filozofi Trampiane.

    Reply
  • Artan says:
    January 5, 2026 at 3:54 am

    Ku ka pretenduar ndonjehere Trapi ta mbroje Ukrainen? Trapi eshte putane e Putanes, dihet ai muhabet.

    Reply
  • demo says:
    January 5, 2026 at 5:56 am

    Ku e gjeti Groenlanden Danimarka?Ne kohe te Vikingeve?

    Reply
  • demo says:
    January 5, 2026 at 6:01 am

    Kishte vene kavanozin te rradha qumshit.

    Reply
  • karma says:
    January 5, 2026 at 10:45 am

    Po Trump ku e gjeti, o gomar nazist?!

    Reply
  • Tironci says:
    January 5, 2026 at 11:01 am

    Shikoni mor dreqer shtepite tuaja e vendin tuaj qe asht duke u shpopulluar perdite, se nuk mbeti Groenlanda ta mbrojme ne nga vendi me i varfer me qeverisjen me te korruptuar ne ket qoshe Ballkani.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tragjedia e rëndë në Shkodër, kreu i zjarrfikësve: Ky është sendi që çdo familje shqiptare absolutisht duhet ta heqë nga shtëpia
  • Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  • Çfarë është dukuria e rrallë optike e “qytetit lundrues” e shfaqur së fundmi në Gjirin e Lalzit
  • Tragjedi familjare në SHBA: Burri vret gruan, 6 fëmijët dhe veten
  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin

Komentet e Fundit

  1. Sidoqoftë arsyeja on Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  2. Vlora 97 on Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  3. Beu i Shurrelit on Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  4. K R on Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  5. Beu i Shurrelit on ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?