Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pasaporta europiane e rëndësishme”, Rama: Në mandatin e katërt zgjidhet problematika e ujit dhe rrugëve rurale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Pasaporta europiane e rëndësishme”, Rama: Në mandatin e katërt zgjidhet problematika e ujit dhe rrugëve rurale
Lajmi i funditPolitike

“Pasaporta europiane e rëndësishme”, Rama: Në mandatin e katërt zgjidhet problematika e ujit dhe rrugëve rurale

Published: March 18, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve në komentuesve në rrjete sociale përmes rubrikës Sy m’sy.

Një komentues i thotë Ramës që qeveria e këtij të fundit duhet të mbarojë njëherë rrugët e lëna përgjysëm pastaj të flasë për anëtarësimin në BE.

Lidhur me këtë kryeministri thotë se qeveria e tij nuk ka lënë asnjë rrugë përgjysëm, ndërsa ka sjellë në vëmendje hapjen e Tunelit të Murrizit.

- Publicitet -

Rama thotë se ky i fundit u kthye në një kalvar për shkak edhe të kushteve gjeologjike, dhe u desh të ribëhej komplet projekti i stabilizimit.

Referuar pyetjes së komentuesit Rama shtoi më tej se do flasë edhe për pasaportën europiane dhe anëtarësimin në BE pasi kjo sipas tij është shumë e rëndësishme.

Rama thotë se marrja e pasaportës europiane është më shumë se një lëvizje e lirë, pasi aktualisht ne jemi qytetarë të dorës së dytë thotë kreu i qeverisë dhe pasaporta europiane na bën qytetarë të dorës së parë.

Rama tha se tani furnizimi me ujë në të gjithë vendin pothuajse është i realizuar dhe se mandati i katërt do t’i japë fund kësaj problematike. • Rama iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve duke theksuar se edhe rrugët e fshatit janë duke u shtruar, sikurse ndodhi në Divjakë, ku ka mbetur vetëm një rrugë rurale pa shtruar.

Ai iu përgjigj një tjetër komentuesi në lidhje me Divjakën dhe Karavastanë, duke dhënë lajmin se për lagunën tashmë ka edhe një projekt në zhvillim.

“Çohu në pikë sabahut o Toni dhe futja kot, fare…! Nuk e di çfarë muhabetesh janë këto…!

Fjalët i degraduar shkonin dikur, tani nuk shkojnë më. Isha dje në Divjakë me kryetarin e bashkisë, me një fermer të jashtëzakonshëm dhe njeri i jashtëzakonshëm që i rri te koka punëve. Ne kemi vajtur në një rrugë që lidh Remasin me një fshat tjetër. Kryetari tha rruga e parafundit rurale e Divjakës, pra pothuajse të gjitha rrugët e fshatrave janë të lidhura, me standardet e një fshati, se thonë fshati, fshati, jo mos, është si puna e ujit, se s’ka ujë. Si s’ka ujë?

Katër zona ishin kur morëm detyrën, 48 urbane dhe 98 rurale janë aktualisht. Sa mandate janë, 3 mandate 12 vjet, pse nuk u bënë në 120 vjet këto, ku ishin, pse s’u bënë. Dhe 11 kantiere janë aktualisht për ujin e pijshëm, plus edhe një bllok tjetër dhe brenda një mandati tjetër dhe mbyllet kjo punë. Se nuk kishte ujë 24 orë vetëm në ca pika. Në Vlorë kur shkoja te gjyshja nuk kishte ujë 24 orë dhe ujin shkonim e mbushnim te çezma e lagjes të gjithë, kuptove! Me Karavastanë kemi një projekt të jashtëzakonshëm”, tha Rama.

Rama foli edhe për shëndetësinë, duke thënë se ndryshimet nuk i sheh vetëm ai që nuk do t’i shohë. Ai shtoi se 10 spitale i kanë bërë nga e para, 43 të tjera janë hedhur në tokë dhe janë ribërë.

“Dhe për këtë duhet kapërcyer mbi partitë, mbi broçkulla, sepse është një moment në histori se treni i historisë ka ndaluar para nesh dhe duhet ta kapim. Kush thotë s’është momenti, e humb trenin… Unë besoj se kur vjen puna te shëndetësia, vetëm kush nuk do t’i shohë nuk i sheh ndryshimet. Kemi ndërtuar 53 spitale. Spitali i Korçës që është një investim tani dhe mbaron në 2027. Është ndërtuar në 1927 dhe që atëherë aty nuk është bërë asnjë investim. 10 spitale i kemi bërë nga e para, 43 të tjera janë hedhur në tokë dhe janë ribërë.

Sot janë 600 mijë qytetarë që marrin shërbimin falas, edhe pse nuk kanë paguar ndër vite kontributet. Janë 400 ambulanca dhe qendra shëndetësore. Historinë e bëjnë ata që e shohin trenin e historisë dhe nuk kthehen nga ana tjetër dhe të thonë e shohim nesër. Ne ulëm 30%, hoqëm taksën nga aspirina dhe dyfishuam fondin e barnave të rimbursueshme. Janë 210 mijë pensionistë që marrin barna të rimbursueshme. Po pagat e mjekëve? 490 euro në 2013, 1670 euro në 2024. Paga mesatare, 1670 euro e mjekëve. Paga mesatare e infermierëve, 850 euro. Po urgjenca mjekësore? 320 autoambulanca të reja dhe të pajisura me mjetet e jetë shpëtimit. 15 minuta nga marrja e njoftimit”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi live në rrjetet sociale ka vijuar me sulmin ndaj opozitës. Rama tha se në PD nuk ka demokraci, dhe kjo u reflektua qartë në procesin e primareve.

Sipas tij këto të fundit u ‘zhbënë’ nga vetë kryetari i partisë Sali Berisha.

Ai shtoi se Shqipërinë në BE nuk e fut dot Berisha apo partitë e reja që i konsideron si kopje të tij.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Lulzim Berisha says:
    March 18, 2025 at 12:02 pm

    jo mo jo! ksaj rradhe skemi llafe, te mbyllet perfundimisht uje e drita 24 ore he te keqen.

    Reply
  • fery says:
    March 18, 2025 at 1:00 pm

    Tamam ne nji dite bashke me Bangladeshin do ta zgjedhesh ceshtjen e ujit dhe te rrugeve rurale

    Reply
  • Parku Rinia says:
    March 18, 2025 at 1:24 pm

    ke 25 vjet, qe ne vitin 2000 si kandidat e me pas kryebashkiak i Tiranes qe kete premtim e ke si lodren tende me dajre/daulle e tepsi e timon me tallava kryministrore ‘Vetem Perpara!’. – sot qe del e llap prape, te kane dhene leje oligarket e pompave te ujit dhe depozitave te ujit, duke filluar nga deputeti yt Arben Pellumbi, pronar 100% i A.B.A. – djali i Servet Pellumbit e kusheri i Olta Xhacka?

    Reply
  • Aldrinp says:
    March 18, 2025 at 1:48 pm

    Po lere ujin per kater mandatet e tjera o Ramut. Rrine “mileti” dhe pa uje e pa drita.
    Ky mileti jot hajdut, sic e the zotrote. Te presi dhe ca mandate te tjera, se mbase do Ramut Kurva tju sjelli ujin,
    Nuk ka fare turp, jo vetem qe nuk ka zgjidhur problemin e ujit, por po vjedh ujin e banoreve te fshatrave te Lumit te Vlores, per tja dhene Strategjikeve.
    Ashtu sic grabiti Bregdetin per tja dhene strategjikeve.
    Kush ishe Strategjiku i fundit? Nje fare Pellumbi..
    Jepi Ramut, merre gjithe Shqiperine me gjithe uje dhe jepja strategjikeve.
    Dhe ujin, jepja te gjithin Italise po munde
    Leri qiptaret te presin dhe nja kater mandate te tjera. se copa budallnjesh jane, hajdute, sic e thua vete
    Ashtu te lumte..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?