Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pasi i ngacmoi motrën, tentoi ta vriste dhe me makinë. Dy të plagosur, arratiset autori i dyshuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pasi i ngacmoi motrën, tentoi ta vriste dhe me makinë. Dy të plagosur, arratiset autori i dyshuar
AktualitetKronike

Pasi i ngacmoi motrën, tentoi ta vriste dhe me makinë. Dy të plagosur, arratiset autori i dyshuar

Published: May 7, 2023
Shpërndaje

Një aksident i ndodhur të hënën e 1 Majit, në fshatin Sheqishte në Fier, rezultoi në të vërtetë një tentativë vrasjeje. Policia zbardhi dinamikën dhe ka shpallur në kërkim 22-vjeçarin Pavli Dafa. Sipas uniformave blu, i riu tentoi të vriste Elis Sheqin, 26 vjeç dhe Daniel Licajn, 30 vjeç, duke i përplasur me automjet dhe më pas goditi qëllimisht automjetin e tyre për të inskenuar ngjarjen si një aksident. Pas përplasjes që rezultoi në tentativë për vrasje 22-vjeçari u largua nga vendngjarja.

Në hetimet paraprake të policisë së Fierit rezulton se para tentativës për vrasje, rreth orës 18:30 në Sheqishte, 22-vjeçari Pavli Dafa dhe babai i tij, Arben Dafa, janë konfliktuar fizikisht me 3 persona, Elis Sheqin dhe Daniel Licajn që tentoi t’i vriste dhe një 15-vjeçar. Shkak i konfliktit është bërë vetë 22-vjeçari Dafa, i cili ka ngacmuar motrën e 15-vjeçarit të mitur. Pasi fillimisht janë ndarë, i riu ka marrë makinën dhe është drejtuar për tek Sheqi dhe Licaj, të cilët në ato momente ishin jashtë mjetit të tyre, duke i përplasur. E dëmtuar mbeti aksidentalisht edhe një mjet i dytë që ishte i parkuar aty afër.

Për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, Dafa mori makinë e personave që donte të vriste, e cila është gjetur si provë materiale e braktisur në fshatin Visokë të Mallakastrës, ndërsa vetë akoma nuk është lokalizuar për t’u arrestuar. Si pasojë e përplasjes Elis Sheqi dhe Daniel Licaj janë dëmtuar dhe raportohet se vijojnë të marrin mjekim në spital. Dafa akuzohet për 3 vepra penale; “vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, ‘shkatërrimi i pronës’ dhe ‘vjedhje”.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?