Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pastrimi i parave, Rama: Kemi lënë pas edhe Gjermaninë, por s’jemi të kënaqur sepse…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Pastrimi i parave, Rama: Kemi lënë pas edhe Gjermaninë, por s’jemi të kënaqur sepse…
Lajmi i funditPolitike

Pastrimi i parave, Rama: Kemi lënë pas edhe Gjermaninë, por s’jemi të kënaqur sepse…

Published: December 10, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria, në bazë të indeksit të Bazelit për pastrimin e parave, ia ka kaluar Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

“Në kushtet e sotme nuk është e nevojshme jo vetëm që të bëhemi por as të duam që të bëhemi si gjermanët”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “i kemi lënë mbrapa bashkë me disa vende të tjera në atë që është një tjetër pikë ku na godasin rregullisht me shkopin e mësuesit, në pastrimin e parave”.

- Publicitet -

“Këtë nuk e them unë se ndryshe nuk do të isha normal, por e thotë indeksi i Bazelit”, u shpreh Kryeministri, duke shtuar se janë 7-8 vende që në indeks renditen pas Shqipërisë për pastrimin e parave.

Por, Rama theksoi se nuk është i kënaqur me këtë rezultat, ndërsa deklaroi se “i mirëpresim të gjitha goditjet dhe leksionet sepse duam të bëhemi shumë më të mirë”

Edi Rama: Në aspektin e prokurimeve publike nuk kemi asnjë piketë të ndërmjetme. Në bazë të raportit të Sigmës, jemi tani më jo vetëm në vendin e parë në rajon, se kur mblidhemi ne të Ballkanit gjithmonë bëjmë dy sforco më të mëdha, kush është më i vjetri dhe kush është më i pari, kështu që është e pamundur t’i shmangem. Më të vjetrit dihet që jemi ne. Nuk ka nevojë të them, që ne të jemi të parët këtu dhe aty kjo nuk para dihet, aq më tepër pastaj duke qenë ne më të vjetrit, kemi kapacitet shumë më të madh se sa këta më të rinjtë për tu zënë me njëri tjetrin për të mos i thënë gjërat që duhen thënë.

Me modelin e inteligjencës artificiale që po ndërtojmë ne besojmë që rreth mesit të mandatit tonë të katërt ne do të jemi vendi i parë që do të realizojmë prokurime me 90% të procesit pa njeriun dhe me një nivel objektiviteti transparence që është i pakonkurrueshëm dot nga çdo komision prokurimesh që bën këtë punë. Do të jetë një tjetër arritje, falë mundësisë që na jep teknologjia.

Se ndryshe procesi do të duhej të shkonte sensibilizo, trajno, eduko, prit që shqiptarët të bëhen gjermanë, e kështu me radhë, Në kushtet e sotme nuk është e nevojshme jo vetëm që të bëhemi por as të duam që të bëhemi si gjermanët. Mqs ra fjala i kemi lënë mbrapa bashkë me disa vende të tjera në atë që është një tjetër pikë ku na godasin rregullisht me shkopin e mësuesit, në pastrimin e parave, Këtë nuk e them unë se ndryshe nuk do të isha normal, por e thotë indeksi i Bazel. Janë jo pak por 7-8 vende që në indeks renditen pas Shqipërisë për pastrimin e parave, por nuk jemi të kënaqur me këtë, i mirëpresim të gjitha goditjet dhe leksionet sepse duam të bëhemi shumë më të mirë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Fjale me vend says:
    December 10, 2024 at 11:20 am

    Paratë e pista dhe pastrimi i parave, është nga çështjet që e bëjnë shumë komike analizën kur llogjika funksionon.🤣

    P.sh. Nëse një murator apo bojaxhi i një ndërtuesi që ndërton pallatin me para droge, si quhen paratë e punës dhe rrogën që marrin muratori dhe bojaxhiu, të pista apo të pastra??

    Ose dikush blen me para të pista në cash 10 apartamente në zona të ndryshme të Tr, bie fjala, si quhen paret që marrin shitësit e këtyre apartamenteve te ay që i ble, të pastra apo të pista ??

    Po nëse Demo, ta zemë si shembull kot, se ka shumë para të pista, se mund të jetë marrë me trafiqe, e do t’i blejë Edi Ramës nja 10 piktura të tij, por shumë shtrenjt nga 100.000 euro secilën, se ka shumë respekt për piktorin Edi, si quhen paratë që do marrë Edi nga pikturat i shet Demos, të pista apo të pastra?? Apo të pasta e të pista?? 🤣

    E të tjera, e të tjera
    Erdhi dimr, iku vjehrra
    O Ethem, o çorrushjot
    Macja me ty seç po lot.

    Reply
  • Detari says:
    December 10, 2024 at 11:52 am

    e gjithe arnautistani eshte pastrim parash,tall trapin ramazoni me sunitet pensionista

    Reply
  • Dursakja says:
    December 10, 2024 at 1:55 pm

    Ku i kemi investimet e huaja, ku kemi fabrika dhe uzina apo politika jua donte të largohej rinia, pse shkojnë investimet në Serbi dhe Maqedoninë e veriut?

    Reply
  • ¿? says:
    December 10, 2024 at 2:06 pm

    Tashti nuk kuptohet edhe shume mire, se pergjithesisht te pastrosh eshte gje e mire, dmth i bie qe te pastrosh parate e nga te pista t’i besh te pastra eshte gje e mire. Pra ai klasifikimi qe permend ky palluqja dhe qe thote i kemi lene prapa gjermanet, si kuptohet kur le prapa dike qe ti pastron me shume para te pista prandaj eshte mire apo si? Jo se mire e ke “fjala” pak me siper, po t’ia blesh ato pikturat me loqe ketij pis-torit, qe sigurisht i ka bere me duar te pastra akullore, me para droge, ne momentin qe ky i merr parate ato fap behen te pastra dhe ky direkt e le pas edhe Gjermanine.

    PS Si bohet hallit qe keta psikopatet tone kur vine ne pushtet, ia kalojne Gjermanise o me i ven, o me i ven tjeter.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    December 10, 2024 at 2:25 pm

    Ikë o Edvin Kari e boll propagandove!
    Ikë edhe ti greko maskara ¿? se të zhdëp në dru !
    Voto Lulin në 11 maj 2025!7×7=42!

    Reply
  • niko says:
    December 10, 2024 at 3:30 pm

    Ky ia kaloi Gjermanise
    me nder berisha ishte ne vend te dyte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?