Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DËSHMIA / Rakipllari dhe i biri dalin para gjykatës: “Ia vodha sepse e urreja”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DËSHMIA / Rakipllari dhe i biri dalin para gjykatës: “Ia vodha sepse e urreja”
KronikeKryesore

DËSHMIA / Rakipllari dhe i biri dalin para gjykatës: “Ia vodha sepse e urreja”

Published: January 9, 2023
Shpërndaje

 

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Rozeta Rakipllari Dobi, në deklarimin e dhënë ka sqaruar se ka bërë një vjedhje nga urrejtja.

Vjedhja ka ndodhur më 15 dhjetor 2022. Paratë ndodheshin në kasafortë dhe prej aty i ka vjedhur.

- Publicitet -

“Është bërë shoqërimi i dy të dyshuarve në Komisariat. I është marrë deklarimi të dyshuares Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se, Alda Klosi ka marrë një banesë me qera tek Rruga e ”Kosovarëve” e cila aty qëndronte me vajzën e saj.

Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Pasi ka hyrë në banesë të cilën e ka hapur me çelsin që dispononte ka bërë një kontroll për të parë se çfarë ajo kishte në banesë. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri.

Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500, 200,euro dhe 100 dollarë. Deklaron se në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj.

Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi”, – thuhet në dosje për dëshminë e pastrueses.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, kur Rozeta Rakipllari alias Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë.

Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë “i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait”, por për to nuk ka asnjë faturë.

Mes sendeve të vjedhura në shtëpinë e saj, veç parave, janë edhe unaza bizhuteri të shtrenjta si dhe veshje të markave të luksit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    January 9, 2023 at 12:21 pm

    Hajdutlleku per asnje komb ,dhe besim fetare nuk justifik0het.

    Reply
  • Patriot says:
    January 9, 2023 at 1:40 pm

    Kur leket paskan qene te ndershme per xhaxhane pse nuk I denoncove me 15 dhjetore kur thashethemet dolmen sheshit, apo tu duke shume e vogel 120000 euro dhe do ti zevendesonte tigri. Tigrit i rane dhembet u be mace.
    Po bizhuterite per te paguar doctored ne Amerike i kishe.
    Si ka mundesi qe kazani ka 3 dite me pastruesen dhe bashke me prokurorine asnje lajme per kryehajduten.
    Nuk besojne qe ka ligje te denoje hajdutin e hajdutes. Let te presim dhe te shikojme reagimin e ripjelljes qe ne te gjithe sektoret ka tille njeres. Po Spiropali dihet gje ku eshte apo ka frike te flase se mos I bie ne Koke te vete

    Reply
  • Asap says:
    January 9, 2023 at 3:04 pm

    Supozojmë, që paratë u vunë me korrupsion, pra duke shfrytëzuar detyrën dhe shkatërruar gjendjen financjare të vendit, në këtë mënyrë duke zvogëluar mundësitë që familje si familja Dobi kanë për një jetë normale. Në këtë këndvështrim familja Dobi si përfaqsuese e shumë familjeve të tjera vepron me agresivitetin që ngjall gjendja parafokse në të cilën ajo familje ndodhet. Nëse lekët nuk ja vënë me korrupsjon kjo ësht çështje tjetër, vetëm histori me xhaxhallarët në amerikë duken absurde. …

    Reply
  • Aldrin says:
    January 9, 2023 at 3:15 pm

    Si more u supozoka qe nese, nese. Ku i gjeti Klosi 540 mije euro? Pa korrupsion!
    Shefe e koncesioneve te Rames tjetra. Parate ja ka dhene Rama, Nga buxheti i shtetit rumpalle qe eshte bere prone private e Rames per te marre cte mundi me taborin e tij te bushtrave dhe putanave. Kjo, shefja e kabinetit te Rindertimit te Ahmetajt.
    Termeti vrau njerez, Rame krimineli beri biznes. Ndertoi gjoja pallate me ndihmen e arabit, dhe grabiti Portin e Durresit. Keto jane pazaret e Rames, qe i dhuroi Vucicit dhe nje tablo te pazarit te tij ne Port, njelloj si planin qe kish Vucic ne Beograd me arabet. Po serbet jane me te zote, nuk jane putane komb. E bllokuan
    Shteti jone kap pastruesen, per ate pune e kemi policine dhe ushtrine, te mbrojne hajdutet e medhenj. Popullit, drurin

    Reply
  • Gaqi says:
    January 9, 2023 at 3:43 pm

    A e mbani mend lajmin per grabitjen e nje shume te madhe parash ne shtepine e prinderve te Damian Gjiknurit? Lajmi doli veten nje here ne media dhe pastaj u mbulua.

    Reply
  • Ppsh says:
    January 9, 2023 at 5:45 pm

    Motren ku ta kete drejtsia e re
    Hyn ne burg ai qe vodhi hajdutin por jo hajduti

    Reply
  • Jimi says:
    January 9, 2023 at 6:58 pm

    Ti moj “zogez” e urreje pse te kishte punesuar !?

    Reply
  • Phoenix says:
    January 9, 2023 at 8:55 pm

    Kjo historia e pastrueses dhe Eurove, duket si nje telenovele me regjizore kazanin qeveritar.

    Duke ditur qe shume Shqiptare i mbajne parate e tyre ne Cash dhe, jashte duarve te hajduteve bankiere, krijuan telenovelen qe tu shplajne trurin dhe futur friken njerezve, me qellimin qe te kanalizojne parate tuaja vetem nepermjet Bankave. Kete e bejne sepse duan tu heqin pavaresine qe jep paraja Cash, e tu kalojne nen skllaverine dhe kontrollin e parase elektronike, qe ndoshta do ta quajne eLeku.

    Mos besoni c’do gje qe ju servirin nepermjet mediave te kontrolluara nga Gestapua Qeveritare..

    Reply
  • SEO Guy says:
    January 9, 2023 at 11:47 pm

    Burgun do e qani por mire do ishte te bashkepunoje me SPAK .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?