Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Patriarku Kirill i drejtohet ushtarëve rusë: Mos kini frikë, është lavdi të vdesësh për atdheun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Patriarku Kirill i drejtohet ushtarëve rusë: Mos kini frikë, është lavdi të vdesësh për atdheun
AktualitetBote

Patriarku Kirill i drejtohet ushtarëve rusë: Mos kini frikë, është lavdi të vdesësh për atdheun

Published: September 23, 2022
Shpërndaje

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, u bëri thirrje qytetarëve rusë të mërkurën që të mos kenë frikë nga vdekja, pas thirrjes së Presidentit Vladimir Putin për mobilizim ushtarak për luftën në Ukrainë.

“Shkoni me guxim për të përmbushur detyrën tuaj ushtarake. Dhe mbani mend se nëse jepni jetën për vendin tuaj, do të jeni me Zotin në mbretërinë e tij, lavdinë dhe jetën e përjetshme”, tha ai në një predikim në Manastirin Zachatyevsky, në Moskë.

Kirill, i cili ka justifikuar vendimin e Putinit për të pushtuar Ukrainën në shkurt mbi baza shpirtërore dhe ideologjike, i bëri këto komente menjëherë pasi zyrtarët rusë thanë se deri në 300,000 rezervistë do të thirreshin për të luftuar. Kirill deklaroi gjatë predikimit të tij se një person që ka “besim të vërtetë” nuk i nënshtrohet frikës së vdekjes.

Sipas tij, njeriu bëhet i “pamposhtur” kur tek ai ka një “dimension të fortë që lidhet me përjetësinë”, ku ai pushon së pasuri frikë nga vdekja.

- Publicitet -

“Besimi e bën njeriun shumë të fortë, sepse e transferon vetëdijen e tij nga përditshmëria dhe shqetësimet materiale, tek kujdesi për shpirtin, në përjetësi. Përkatësisht, frika nga vdekja e dëbon luftëtarin nga fusha e betejës, i shtyn të dobëtit në tradhti dhe madje të rebelohen kundër vëllezërve të tyre. Por besimi i vërtetë e shkatërron frikën nga vdekja”, u shpreh ai.

Udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse ka ngritur më parë idenë se ukrainasit dhe rusët janë një popull. Ai u bëri thirrje rusëve gjatë predikimit të tij që të mos i konsiderojnë ukrainasit si armiq.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    September 23, 2022 at 8:18 pm

    Ku jeni mor kadavrat e qelbura te kishes ryse,greke,serbe? U vonuat shume.
    Pa ju nuk fillon lufta,,U kujtuat tani qe cari po terhiqet nga fronti dhe ruset po ja mbathin ne Perendim.
    Ju e moret ne qafe car Nikollen ,po do merrni ne qafe edhe kete proletarin e KGB.

    Reply
  • ?+ says:
    September 23, 2022 at 8:26 pm

    çe krahason putin imperialistin me proletar
    kisha- feja opiumi i popujve
    demo përçarës mos na qelb me pordh de jure kadavra se ti pjerdh por intelektuali mban erë

    Reply
  • mali says:
    September 23, 2022 at 9:09 pm

    Ne te gjitha ushterite ne bote ,qysh ne kohet e lashta ka qene nje person i vecante qe sherbente per te lehtesuar vuajtjet e ushtareve ne lufte.Tek ne ishin komisaret politike qe kryenin kete detyre.Tek ruset ,konkretisht ,ka qene qe ne krijimin e kishes ortodokse roli shpirteror i ushtareve ne lufte dhe jo lufte.Ne luften e dyte boterore prifterinjte ortodokse ishin me te fuqishem se komisaret politoke ne ushterine ruse.Edhe komisaret politike dhe komunistet ishin ortodokse te devotshme dhe mernin bekimin e priftit ne kishe para betejes.?+…Feja nuk eshte opium per popullin por eshte disiplinim drejt veseve te mira te njeriut.Me thuaj nje fraze te c’do lloj feje qe njeh ti qe e shpie njeriun ne veprim te keq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?