Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pavarësia e SHBA, Meta letër Biden: Uroj forcimin e pandalshëm të miqësisë tonë të bekuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pavarësia e SHBA, Meta letër Biden: Uroj forcimin e pandalshëm të miqësisë tonë të bekuar
AktualitetPolitike

Pavarësia e SHBA, Meta letër Biden: Uroj forcimin e pandalshëm të miqësisë tonë të bekuar

Published: July 4, 2022
Shpërndaje

Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun Joe Biden për 246-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një letre publike, Meta uron që forcimi i lidhjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së të mos ndalet dhe ta çojë miqësinë dhe më tej. Po ashtu, kreu i shtetit thekson se SHBA ka kontribuar pa reshtur në forcimin e marrëdhënieve të dy vendeve.

Letra e plotë:

- Publicitet -

I nderuar Zoti President Biden, Viti 2022, shënon 246-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, dhe përkujtimit të udhëtimit dhe sakrificave të popullit të madh amerikan, në rrugën e lirisë, demokracisë dhe begatisë. Arritjet mbresëlënëse të vendit Tuaj, kanë qenë dhe mbeten një burim frymëzimi për të gjitha kombet e tjera që aspirojnë për parimet universale të demokracisë, lirive dhe dinjitetit njerëzor. I nderuar Zoti President, Është një kënaqësi e veçantë për mua që sot më 4 Korrik, në këtë ditë të shënuar, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju uroj Ju dhe popullit amerikan “Gëzuar Festën e Pavarësisë”, si dhe t’Ju shpreh urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe përparimin e sigurtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Ky mesazh urimi iu shkon edhe të gjithë shqiptaro – amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa rreshtur në forcimin e marrëdhënieve tona duke shërbyer si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë. Kam kënaqësinë t’ju përcjell i dashur zoti President, në këtë përvjetor të 246 të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, që përkon edhe me 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vëndeve tona, vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar në krah të SHBA, në shërbim të interesit të përbashkët të dy kombeve tona miq. Në këtë ditë të shënuar të Pavarësisë së vendit Tuaj dhe një shekull marrëdhëniesh diplomatike mes nesh, uroj forcimin e pandalshëm të lidhjes dhe miqësisë tonë të bekuar! Ju lutem pranoni zoti President, sigurimet e vlerësimit tim më të lartë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 246-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. 4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Policia bastis televizionin opozitar në Stamboll, arrestime dhe ndërhyrje në drejtimin e medias
  • Nga 1 janari ulen tarifat e dokumenteve të identifikimit për këto kategori
  • Dhjetë cilësi të një deputeti socialist mesatar në vitin 2026
  • FOTO: Sulme të rënda mbi infrastrukturën kritike mes Ukrainës e Rusisë në prag të takimit në Kinë mes Trump, Xi dhe Putin
  • Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke zhvilluar një bombë të re bërthamore

Komentet e Fundit

  1. SPAK si Strukture e Posacme e AMNISTISE Korrupsionit on Kreu i SPAK dhe dy prokurorët njoftojnë akuzat, thonë se Kuvendi dhe Gjykata e Lartë hoqën mundësinë e arrestimit të Ballukut
  2. Ethem Tralalaj on Pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse, Instituti i Vjenës: Do të duhen mbi 100 vjet për tu barazuar
  3. Kenneth on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  4. Mutdhënësi on Anulohet zyrtarisht samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte thotë se do zhvillohet “kur të jetë nevoja”
  5. Ethem Lalaj on Kreu i SPAK dhe dy prokurorët njoftojnë akuzat, thonë se Kuvendi dhe Gjykata e Lartë hoqën mundësinë e arrestimit të Ballukut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?