Të gjithë presin një kandidat për Bashkinë e Tiranës. Publiku pret një emër, një figurë, një përfaqësues që të dalë në shesh.
Dhe sot, Jorida Tabaku, një nga emrat e mundshëm, e tha troç: “Jo, nuk e bej unë.” Me këtë, një tjetër emër i opozitës largohet nga beteja jo thjesht sepse gara është e humbur, se në opozitë e zgjedhje të pjesshme kjo është traditë, por sepse nuk ka garues e sakrifikues.
Nga ana tjetër duket qartë që Sali Berisha është “plakur” edhe në autoritet, për t’u caktuar të vetëve misione. Dikur edhe ta humbje bashkinë e Tiranës ishte promovim i lartë. Se PD bashkinë e Tiranës në 3 dekada e ka fituar vetëm një herë, por të garoje për të do të ishte sinjal për pasardhësit. Sot në PD nuk ka lojë as për PD!
Ndërkohë, nuk mungojnë shembujt e atyre që dikur morën mbi supe beteja personale, sakrifikuan, e paguan çmimin — dhe pastaj u lanë në harresë, sepse partia nuk di të shpërblejë sakrificën. Atyre që guxuan nuk iu dha vend, ndërsa atyre që shmangen u mbajt kolltuku. Ironia është se opozita duket më e aftë të ndëshkojë trimat sesa të përballojë humbjet.
Kështu sot, përballë një gare që nuk do të ndryshojë balancat, mbetet pyetja: kush do të dalë për të shpëtuar dinjitetin e partisë? Sepse nuk bëhet fjalë për të fituar Tiranën —këtë të gjithë e dinë. Bëhet fjalë për të treguar se opozita ekziston, se ka fytyrë, se nuk fshihet pas llafeve parlamentare.
Nëse çdo emër i madh tërhiqet dhe çdo përfaqësues i votuar mban kolltukun e sigurt, atëherë kjo nuk është më opozitë. Është një klub rehatie, ku humbja shmanget me çdo kusht dhe dinjiteti flijohet me qetësi. Dhe aty ku mungon guximi për të hyrë në betejë, mbetet vetëm boshllëku i një politike që pret ende një frymë që ta zgjojë.
TCH

Bashkia Tirane,Zgjedhjet e ardhme Lokale,Betejat zgjedhore jane te humbura per Partine e Berishes deri ne 2030.
Berisha te kthehet pas ne kohe 70 vjet me pare.U nis me valixhe druri drejt kryeqytetit jo per te pushtuar Shqiperine,por per ti sherbyer Tropojes.Ka ardhur Dita TE KTHEHET NE FIS.Te kandidoje per kryebashkiak te Tropojes.
Do te mbahet mend si kryeplaku me i ndershem i Tropojes.
Rendesi ka qe ti demo je i gezuar . Je bere ortak me Mero Gelbazen
PD eshte ne delir,kete here e kane kuptuar qe nje qen te vene per bashkine e Tiranes fiton perballe mender socialistave,i ka ardhur ne maje te hundes njerezve,Tirana problem per parking,problem .e trafik,tani edhe me bekimin e te gjatit jane bere njerezit spiuna per ti zene parkingun komshiut.Ne emer te denoncimit te zenies te hapesirave kemi jabanxhit e ardhur qeraxhi qe spiunojne autoktonet edhe kur jane ne toke te vet,na solli kohen e para 90 kur ishin spiunet e lagjeve,ka dhe fat i gjati se ka perball Salihin,te ishe tjeter per 24 ore as emri nuk do i degjohej.
mire,eshte te dale ne Gare Flamut Geringu me gishtin e mesit ngritur drejtuar popullit shqiptar dhe e ka te kapme bashkine e Tiranes.
C’fare “ende” thoni mor budallenj te Top-qenefit qe eshe ketu do tregoni surratin e servilit ndaj pushtetit! Sot 17 shtator 2025 akoma Kryetar Bashkie ne detyre eshte Erioni i Shqipes dhe me ligj shkarkimin e tij e firmos Kryeministri ne detyre…keni marre vesht gje qe Edi i Anetes ta kete firmosur gje ate shkarkim?