Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PE do të hapë zyrën e BP në Tiranë, Rama: Po përgatitemi dhe për samitin e Komunitetit Politik Europian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > PE do të hapë zyrën e BP në Tiranë, Rama: Po përgatitemi dhe për samitin e Komunitetit Politik Europian
Lajmi i funditPolitike

PE do të hapë zyrën e BP në Tiranë, Rama: Po përgatitemi dhe për samitin e Komunitetit Politik Europian

Published: March 11, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka bërë me dije se Parlamenti Evropian do të hapë zyrën e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ndërsa tha se kjo ishte vlerësim i jashtëzakonshëm për vendin. Ai gjithashtu bëri me dije se një zyrë tjetër ndoshta do të hapet në Maldive. Rama gjithashtu foli për samitin e 16 majit ndërsa theksoi se kanë nisur përgatitjet për të pritur liderët e BE-së. Ai sqaroi shkurtimisht anxhendën për datën 15 dhe 16 maj.

“PE do të hapë zyrën në Tiranë, si ju duket kjo? PE ka tre zyra aktualisht, një në New York, një në Xhakarta dhe një për marrëdhëniet me Bashkimin Afrikan. Sot Tirana bëhet vendi mikprites për zyrën e re të Parlamentit Europian. Një tjetër me gjasë do hapet në Moldavi. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm. Ndërkohë kanë filluar përgatitjet për samitin e komunitetit europian më 16 maj. Nëdrkohë më 15 mirëpresim liderët e BE. Një ditë mbrapa presim gjithë liderët e Europës me përjashtim të Rusisë, sigurisht,” tha Rama.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të PE-së thuhet se në kontekstin e tensioneve të rritura gjeopolitike dhe të një momentumi të ri për zgjerimin e BE-së, zyra e re e Parlamentit në Tiranë do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti midis Parlamentit Europian dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile dhe partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor.

- Publicitet -

Sipas njoftimit kjo zyrë do të promovojë qëndrimet dhe aktivitetet e Parlamentit, veçanërisht në lidhje me anëtarësimin në BE, si dhe do të mbështesë demokracinë dhe reformat institucionale në rajon. Gjithashtu, PE thotë se kjo zyrë do të ndihmojë në përgatitjen dhe ndjekjen e vizitave zyrtare të eurodeputetëve, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin me aktorët e tjerë të BE-së në terren dhe me organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile.

Aktualisht, Parlamenti ka tre zyra operacionale në Nju Jork, për marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara; në Xhakarta, për marrëdhëniet me Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN); dhe në Addis Ababa, për marrëdhëniet me Bashkimin Afrikan.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 07 nëntor 2026
  • Shën Votuesi!
  • Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

Komentet e Fundit

  1. Arbeni on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  2. Ganua on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  3. Kreshnik Martini on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Saliu. on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  5. Ethem Lalaj on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?