Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PE emëron raportuesin për heqjen e vizave për serbët e Kosovës që mbajnë pasaporta të lëshuara nga Serbia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > PE emëron raportuesin për heqjen e vizave për serbët e Kosovës që mbajnë pasaporta të lëshuara nga Serbia
PolitikeRajoni

PE emëron raportuesin për heqjen e vizave për serbët e Kosovës që mbajnë pasaporta të lëshuara nga Serbia

Published: March 6, 2024
Shpërndaje

Komisioni për Punë të Brendshme në Parlamentin Evropian emëroi të mërkurën deputetin slloven Matjazh Nemec si raportues për heqjen e vizave për serbët e Kosovës, të cilët mbajnë pasaporta të lëshuara nga Serbia.

Zoti Nemec shkroi në rrjetet sociale se serbët e Kosovës “janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në Bashkimin Evropian”, duke nënvizuar se shpreson që kjo çështje të zgjidhet shpejtë.

Në nëntor të vitit të kaluar Komisioni Evropian, kishte propozuar që të hiqen vizat edhe për qytetarët serbë të Kosovës që mbajnë pasaporta të lëshuara nga Serbia, me arsyetimin se do të mbeteshin të vetmit qytetarë në Evropë pa lëvizje të lirë pas heqjes së vizave për Kosovën më 1 janar të këtij viti.

- Publicitet -

Por, ky propozim është kundërshtuar nga qeveria e Kosovës e cila ka shprehur shqetësimin e saj pasi që pasaportat e lëshuara nga Serbia i konsideron të paligjshme. Sipas qeverisë, njohja e këtyre dokumenteve, do të pengojë integrimin e komunitetit serb dhe shkel edhe frymën dhe marrëveshjet e dialogut për shuarjen e këtyre strukturave të paligjshme.

Nga një janari i këtij viti Kosova u bë pjesë e regjimit të udhëtimit pa viza, e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nënkupton mundësi udhëtimi pa viza deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen, por nuk është leje pune.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”
  • Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  • Harta e re, një presion i shtuar mbi standardet e zgjedhjeve lokale?

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?