Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve
AktualitetAnalizaKronike

Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve

Published: October 20, 2026
Shpërndaje

Nga Blerina Gjoka

“Përdorimi i dhunës e ka zhdukur dialogun!”. Pedagogët refuzojnë lutjen e kryeministrit Rama për bisedime, por i bëjnë thirrje për dorëheqje dhe ndalimin e dhunës policore ndaj studentëve të tyre.

Qindra pedagogë nga universitete të ndryshme të vendit iu bashkuan të martën studentëve në protestën e tyre duke kërkuar ndalimin e dhunës policore ndaj të rinjve që ka shënuar nivele shqetësuese proporcionale në ditët e fundit.

- Publicitet -

Njëzëri ata i bën thirrje qeverisë të ndalojë dhunën jopropocionale të ushtruar nga policia e shtetit ndaj të rinjve në ditët e fundit gjatë demonstratave të studentëve, nxënësve dhe të rinjve në qytet.

Me thirrjet “dorëheqje” pedagogë, profesionistë të fushave të ndryshme, prindër e studentë nisën marshimin nga shkallët e universitetit Politeknik drejt kryeministrisë, në hapësirë që prej 7 ditësh mbrohet me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba manovër nga policia që nuk lejon protestuesit të afrohen.

Në një peticion të shpërndarë online, i inciuar nga Forumi Dialogut Politik, 1350 pedagogë firmosën një deklaratë të përbashkët ku i bënin thirrje kryeministrit Edi Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit.

“Kërkojmë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare, e cila të sigurojë stabilitetin institucional, qetësimin e situatës dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve”- është një nga kërkesat e pedagogëve.

Ata u përballën në shkallët e kryeministrisë me disa karrige me shënimet ‘dialog’ të vendosura nga kryeministri Rama.

Rama kishte nxjerrë drejtoreshën e Agjencisë për Media e Informim, Manjola Hasa, e cila në formë lutëse u kërkonte pedagogëve të pranonin të uleshin me kryeministrin, por akti i saj u cilësua si provokim nga pedagogët.

“Largohu që këtu, se provokon protestën”, iu përgjigj pedagogu Aleksandër Kovaçi I cili është dhe drejtues i Sindikatës së Pedagogëve.

Ai tha për mediat se “përdorimi i dhunës e ka zhdukur dialogun”.

“Njerëzit kanë 5 muaj që po protestojnë, dhe nuk ka asnjë lloj dialogu. Sot nuk është kohë për dialog, është koha për dorëheqje dhe ato karrige janë për t’u thyer”- shtoi Kovaçi.

Pedagogët kërkuan distancim nga përdorimi i dhunës nga protestuesit, por dënuan dhunën policore si jopropocionale dhe bënë apel që të ndalohej përdorimi i saj ndaj të rinjve.

Poetja dhe botuesja Rita Petro tha për mediat se i ishte bashkuar këtij tubimi për të shprehur qëndrimin e saj kundër dhunës. Por, shtoi ajo, “të rinjtë janë më të pambrojturit, kështu që më tepër do të jemi në anën e të rinjve” .

Artisti Ardian Isufi, pedagog i Akademisë së Arteve, shprehu distancimin nga çdo akt dhune, por shtoi se dhuna e ushtruar ndaj të rinjve ishte e paimagjinueshme për një vend të Europës.

“Shteti duhet të jetë i kujdesshëm para rinisë tonë që janë ngritur për të drejtat e tyre “- tha Isufi, duke apeluar për strategji të re kombëtare për arsimin.

Një tjetër pedagog bëri thirrje që të të gjithë akademikët duhet të jenë në mbështetje të studentëve dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet sot më shumë se kurrë

“Çdo akt i dhunshëm është i dënueshëm, por në revolta popullore do të ketë përshkallëzim nga ana e protestuesve”- tha ai duke shtuar se “përdorimi joproporcional i forcës nga policia është vepër penale shumë e rëndë”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Ela says:
    October 20, 2026 at 2:54 pm

    Tè bashkuar perballe megallomanit

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 20, 2026 at 5:16 pm

    U MBLODHËN PEDAGOGËT E SALIUT MËN KOMANDËN E ARGITËS ME 60 VILA,ME DILLOMA PLAGJATURË,FALLCO TË 100 UNIVERSITETEVE PRIVATE PËR TË DILLOMUAR EDHE MAGJISTRATËT E TIJ 92 ME 7,8 KLASË NËN DREJTIMIN E ARGITËS DHE BABIT NON GRATA FATKEQSI KOMBI.!
    ..KËTA I SHTYJNË 16,17 VJEÇARËT NË MAREZI,DUKE I HEQUR NGA DIJA..
    MBLIDHINI FËMIJT O FAQEZINJË..GARNITURË BANDAVE ND/KOMBËTARE ISIS.!
    FLM DITA

    Reply
    • Mallakastrioti says:
      October 20, 2026 at 6:27 pm

      Ke nisur flet percart si kumandari
      Mbaje veten o derëzi

      Reply
  • mira says:
    October 20, 2026 at 8:07 pm

    qe qelbet dhe ju si gazete

    Reply
  • PO , PO says:
    October 20, 2026 at 8:08 pm

    Era e pordheve te tyre ndihet deri ketu ! “Bravo” gazeta Dita qe shisni ka. . .n per kek !

    Reply
  • Socialisti i zhgenjyer says:
    October 21, 2026 at 2:45 am

    Se Çeshte nje SE-THEM TRALALAJA
    KY DO TE JETE ISH GARDIST I SALIUT I KTHYER NE TRAFIKANT TE PALLOSHIT SE NUK SHPJEGOHET TE MBROSH HAJDUTE TRAFIKANT
    ARESYEA DO IKI TREGU
    SE TE SHASH SALI MUTIN E TE MBROSH KAKA EDIN NUK BEN KUPTIM
    APO MOS JE TAO PALLA

    Reply
  • E says:
    October 21, 2026 at 4:00 am

    Keta pedagoget jane ata qe shesin provime?? Qe te cojne ne krevat per nje note?? Qe nxjerrin kamarjeré me dy diploma. Qe e kane bere universitetin e Tiranes si Kristali, Qe kopjojne boten per te marre tituj akademik. Qe s‘kemi nje dege universitare te hajrit te jete konkurruese me boten. Normal duhet reforme dhe te paret duhen hequr pikerisht shumica e ketyre pedagogeve qe i hoqen dinjitetin djepit te dijes Shqiptare. Pse dolen keta ne rruge nuk do te thote qe rruga eshte e tyre. Rama ka kusure por keta jane qe na kane sjelle ne kete dite duke shkaterruar bazen e te ardhmes.

    Reply
  • Flamur Struga says:
    October 21, 2026 at 12:05 pm

    Ne castin ,kohen e duhur,pedagoget u solidarizuan sepse,studentet jane te edukuar nga keta ,te cilet u kane dhene dije se si ; duhet Atdheu,si duhet te shporret diktatori,se si te vritet frika dhe te kerkohet e drejta per te jetuar te lumtur te gezuar ne Token tende..Aferim te gjitheve ju qe ndodheni neper keto barikada vdekje prurese..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shenja në qafë, plagë në shpatull dhe fytyrë, BBC publikon ekspertizën private: E mbytën nga pas, Epstein nuk kreu vetëvrasje
  • “Siguroni ujë, ushqim dhe ilaçe për 72 orë”! Pse ky urdhër, për çfarë duhet të jemi të përgatitur
  • Ndërron jetë papritur vëllai i ish-deputetit
  • E RËNDË: Përplaset me fadromën në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën kreu i Antikrimit të Vlorës
  • Dy dokumenta arkivore që tregojnë se babai i Pavarësisë nuk ishte një aktor naiv

Komentet e Fundit

  1. Kiri on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  2. anti25642654censurë on Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  3. anti25642654censurë on Diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. ANA on VIDEO: Një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
  5. Nje mik qe te do te miren on Peshku në det, tigani në zjarr

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?