Ashtu siç e kishin paralajmëruar sot pedagogët kanë dalë sërish në protestë duke kërkuar nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre dhe rritjen e pagave.
Pedagogu, Ardian Isufi i cili mbajti i pari fjalimin u shpreh se ata po protestojnë për të dinjitet. Ai renditi disa dështime të qeverisë në fushën e arsimit, duke theksuar se janë reduktuar fondet.
“Hapim këtë protestë me shprehjen të Fan Nolit, “çdo vend çlirohet me përpjekjet e veta”. Edhe përpjekja jonë sa vjen bëhet më e fortë. Qeveria në sektorin e arsimit ka bëtë shkurtime mbi 1.6 mld lekë. Pra nga buxheti fillestar i parashikimet. Shpenzimet kanë pësuar shkurtim. Fondet për arsimin bazë dhe të mesëm janë reduktuar. Fakt është që jemi vendi i fundit në Evropë për pagën e pedagogët, më poshtë se Bosnje Hercegovina. Kjo gjendje flet vetë pse rinia ikën nga Shqipëria. Të qëndrojmë fort me kërkesat tona, që çdo ditë po i bashkohen kërkesat e studentëve. Kjo është protesta juaj dhe e shoqërisë shqiptare”, u shpreh ndër të tjera Isufi.
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve gjatë fjalës së tij u shpreh se ka pasur presione direkte dhe indirekte që kjo protestë të ndalet.
“Nuk bëhet fjalë për qiqra në hell, por për situatën jo të mirë për shkak të mos financimit. Ne jemi dëmtuar rëndë financiarisht. Dua të trajtoj një element. Kjo lëvizje është lëvizje e profesoratit me pastërtinë për të ndryshuar diçka. Nëpër këmbë kemi edhe ata që nuk e duan këtë lëvizje. E duan universitetin në këtë situatë kënetë, që të rrinë në kushte ekzistence dhe pedagogu është viktimë e kësaj situatë. Vjen situata e presioneve direkte dhe indirekte. Këtë kontingjent që e them unë, unë i thuaj grevëthyes. Në rangun drejtues, kemi pasur edhe dekanë edhe shefa departamentesh që kanë mbajtur qëndrim qytetar, apo ashtu sic kemi rektorë që dalin në TV dhe bëjnë mbrojtësin e dikujt. Ata duhet të bëjnë mbrojtësin e profesoratit. U bëj thirrje rektorëve, ata sot duhet të ishin këtu. Sepse qeveria ka thënë se 8% do vijnë nga Universiteti. PO ku e kemi këtë 8%, kur po të shkosh në tualetet e universiteteve nuk ka ujë, nuk ka letra. Po e vulgarizoj ca, për të thënë si është gjendja në Universitete”, tha ai.
Kovaçi tregoi dhe rastin e tij në periudhën e vështirë të pandemisë. Ai tha se kishte shpenzuar 5000 euro për kurimin e tij dhe nuk mori asnjë ndihmë nga shteti teksa shtoi se dëmtimet pos-covid i kanë lënë probleme në lëvzije dhe i duhet një operim por sipas tij ai nuk ka mundësi ta kryejë.
“Ka pasur keqkuptime mbi përmbajtjen e peticionit, ka pasur sugjerime që propozimi të përfundojë me një manifest. Ne e kemi thënë që nuk bëhet fjalë për rrogën e një pedagogu që të mbajë familjen e tij, por që të jetë dinjitoz. Kemi kërkuar rritje 30% këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm. Duke u nisur nga kriza ekonomike ne e kemi zbritur kërkesën duke qenë solidarë me këtë situatë. Kërkesat tona kryeministri i quajti ultimatum, por i themi kryeministrit ta shikojë universitetin me një sy tjetër. Sot gjendja e profesoratit është në një tjetër gjendje dhe nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë dhe nuk ka pasur rritje. Nëse e krahasojmë me Kosovën ka ardhur koha të mos themi që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por ta bëjmë si Kosova Rektorati u përball me Covid-19. Në nëntor-dhjetor ishte periudha më e vështirë. Shpenzaova 5000 mijë euro pa mbështetjen e shtetit. Kam 28 vjet që paguaj sigurime, fizioterapinë 2 herë në jave e bëj me shpenzimet e mia, 240 mij lekë, 70 mij lek për notit. Kam kërkuar borxh por e kam se ndihemi të presekutuar nga shërbimet që nuk i jep shteti. E kam shtyer operacionin se kushton 6000-7000 euro. Ne të gjithjë shkojmë tek privati se nuk kemi mbështetje shëndetësore nga shteti. Kjo ndodh se ka konhtrollin “Big Farma” që kanë rrogën sa dygfishin tonë, tha ai.
Kërkesat e pedagogëve:
Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
Rritja e financimit për kërkimin shkencor Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’
Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mos diferencimit të orës mësimore të leksionit.
Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.
j.l./ dita

Këta nuk janë pedagogë, por janë politikanë! Universitetet publike janë me vetfinancim në ekonominë e tregut dhe jo të paguhen nga taksat tona. E doni sistemin kapitalist, por për pagat e doni ekonominë e centralizuar si para vitit 1990. Pra, kërkoni një sistem hibrit, që nuk ekziston në perendim. Thonë nuk fillojmë mësimin, po nuk n’a plotësuat kushtet! Po kush humbet more zotërinj në këtë rast?! Humbasin studentët që kanë paguar paratë që ju t’i mësoni! Thuhet që largohen studentët jashtë! Po si të mos largohen, me me keta pedagogë injorantë, që duan të shkatërojnë mësimdhënjen. Pagat mund të rriten, duke rritur emrin e shkollës tuaj dhe të vijnë studentë nga jashtë duke rritur pagesat që duhet të bëjnë, ashtu sikurse veprohet jashtë, dhe jo nga taksat tona. Asnjë rritje page nga taksat tona dhe le të vazhdojnë të pëllasin gjithë kohës.
U drejtohem kolegve te mi ekonomiste te fakultetit ekonomik.Mos kerkoni therrime,por te drejten tuaj,me laps te prehur holle,se do ta beni metodike per te gjithe shqiptaret mbare.nxirrni pagat ne vitin 2013.Shtoni ato qe u jane rritur deri sot..Hiqni inflacionin zyrtare,qe per 9 mujorin e pare te vitit 2022 eshte mbi 7,5 per qind ,do te bindeni se 30 per qindshi qe kerkoni,eshte me poshte se llogaritjet e lapsit te mprehur holle.
o kurva e Ramutit, Universitetet publike nuk jane me vetefinancim, po me financim publik, shteteror.
Ajo qe ka bere teoria juaj e Ramutit eshte dhe me e ndyre akoma. Ramuti mori parate e shtetit dhe financoi privatet, E harruat kaq shpejt kete?
Universitetet publike i mban taksa e shqitparit,, dhe per kete arsye shqiptaret kane te drejte te cojne femijet e tyre neper shkolla pa leke, dhe te gezojne edukim cilesor, qe pedagogu te mos kerkoje leke si lubi te studenti, po te marri nje rroge dinjitoze qe te mos kthehet ne monster te pacipe.
Universiteti publik eshte e drejte e cdo kombi, o qelbesira te papara antishqiptare
Protestat i simulon SaliKrimi si përherë në 32 vite kur është në OPOZITË,ndërsa në pushtet të vret.
Një bajgë të hanë.Po nuk vazhduan mësimet tu ndërpritet PAGA si në Kosovë.
-Janë mësuar me UNIVERSITETE PRIVATE ME DIPLLOMA FALLCO DHE BISNESE ME MILD.€ $…Me U.Privare plagjiaturë.
-Këta idiot nuk pi kuptojnë se jemi në gjendje LUFTE..
Aty me rri. Tek edukimi cilesor. Ik e ofro edukim cilesor dhe pastaj hajde kerko rritje rroge.
Une them qe ti heqim 6%shin e pensionisteve dhe tja japim ketyre kungujve me laps ne dore qe nxjerin kuadro kunguj analfabet qe rrine gjith diten ne kafe.
Mire eshte qe te rrisin edhe perqindjen e mitmarrjes,se shumica kane nga nje vile dhe ju duhet edhe nje ne lalez.
Dhet te kalojne vetingun edhe keta parazite qe bejne bla bla neper studio cdo nate
Aldrin, po ti kush je, kurva e Berishës?! Ku e ke parë ti, që Universitetet publike janë pa lekë?! Futu në internet dhe shiko sa është pagesa Massachusetts University, që është publike. E financon shteti për investime, apo lehtësira të tjera, ndërsa studentët kanë ndihma pjesore në funksion të të ardhurave vjetore familjare, por gjithmonë do të paguash diçka. Ata që vijnë nga shtetet e tjera, pra nuk kanë paguar taksa në atë shtet do të paguajnë të plotë, që është rreth 40 mijë dollarë në vit. Për injorantët si ty, po zgjatem se si funksionon: çdo vit familjet plotësojnë të ardhurat vjetore, që quhet Fafsa, dhe dërgohet në një adresë. Kjo u shkon universiteteve dhe shkolla njofton individin aplikues se si do të mbulohet ai 40 mijë dollarësh, duke dhënë çdo spjegim, sa nga shteti, sa me kredi nga shteti pa interesa që duhen kthyer në 6 mujorin e parë të punës, sa kredi me interesa të buta, sa donacione nga bashkia, sa donacione nga vetë shkolla,etj. Deri sa barazohet shifra e supozuar 40 mijë dollarë. Aplikuesi që familja e tij nuk ka paguar taksa, e paguan të plotë shifrën. Kjo formulë funksionon edhe për Universitetet private, por në këtë rast duhet që studenti të jetë me rezultate të mira dhe të mos ketë para. Por gjithsesi, ndihma tek privati nuk është e asaj shkalle si tek shkolla publike, ku shteti ndihmon më shumë. Paratë e pedagogëve, dalin nga paratë që paguajnë studentët dhe jo nga shteti. Harvardi vetëm me aplikimet e studentëve, të cilët vetëm 10% përqind pranohen, mbledh 2 miliard dollarë çdo vit, sepse vetëm aplikimi kushton 60 dollarë. Arsyeja që shkollat e larta në Shqipëri janë të nivelit të ulët është se nuk dinë të menixhojnë Universitetin dhe kanë koncepte krejtësisht të gabuara.
Pedagoget e Universitetit dhe akademiket jane pasuria me e madhe intelektuale qe mund te kete nje komb. Shqiperia ka te hapur nje plage te madhe : largimin e forces punetore dhe rinise. Neqofese pedagoget vazhdojne te paguhen pak do te rifilloje edhe largimi i tyre. Duhet te kujtojme se ne vitet 1992 1995 nga pagesa e ulet u larguan nga vendi mbi 1100 pegadoge te universiteteve tona duke shkaketuar nje ulje te ndjeshme te cilesise ne pergatitjen e brezave te rinj. Universiteti jo vetem pergatit politikanet dhe tere specialistet qe do te drejtojne shtetin ne te ardhmen por prania e tyre ne nje territor siguron nje nivel te larte zhvillimi te shoqerise.
Eshte fakt qe Enver Hoxha paguante me shume se kedo pedagoget e universiteteve. Tani eshte kjo kategori specalistetsh qe ka te ardhura shume me te vogla se nje pagatore pensioni apo nje shites ambulant.
Pagat e uleta te pedadogeve universitare prodhojne edhe kontribute te ulta te sigurimit gje qe do te sjell edhe pensione te ulta pleqerie per profesoret tane te nderuar.
Nuk jap dot nje mendim se nuk di se cfare rroge marrin aktualisht pedagoget….kush e di te na e thote