Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pedagogët nuk tërhiqen nga rritja 30% e pagës: Do informojmë ambasadat, rrezikohen të mbyllen universitete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pedagogët nuk tërhiqen nga rritja 30% e pagës: Do informojmë ambasadat, rrezikohen të mbyllen universitete
KronikeKryesore

Pedagogët nuk tërhiqen nga rritja 30% e pagës: Do informojmë ambasadat, rrezikohen të mbyllen universitete

Published: October 11, 2022
Shpërndaje

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka bërë të qartë dhe një herë qëndrimin e pedagogëve se presin që gjatë kësaj jave qeveria të propozojë takime për të diskutuar për kërkesat e peticionit të tyre, përndryshe ata nuk tërhiqen dhe në datën 17 tetor nuk do të nisë viti i ri akademik.

Kovaçi tha se do të pyeten studentët nëse janë dakord që tarifat që ata paguajnë në universitet të shkojnë për rrogat e pedagogëve.

“Protesta e datës 14 do diskutohen, ndaj kemi ftuar studentët anëtarët e bordit të administrimit dhe Sentatit të diskutojmë sa mundësi kanë universitetet. Përfshirë dhe problemet financiare. Deri tani është në fuqi që nuk do hyjmë në 17 tetor në auditore. Vendimi final do merret në datën 14.

- Publicitet -

Nuk ka pasur negociata. Gjatë kësaj jave mund ti japim mundësi qeverisë të propozojë negociata apo takime që të diskutojmë përndryshe ne qendrojmë në kërkesën tonë.

Do informojmë gjatë kësaj jave dhe ambasadat kryesore që kanë kontribuuar për zhvillimin e arsimit lidhur me këtë gjendje shumë të vështirë të universiteteve meqë është menduar që 8% e shtesës të jetë nga të ardhurat e studentëve dhe të ardhura të tjera dytësore, gjë që aktualisht nuk ka asnjë shans të bëhet, ne presim studentët të na thonë janë dakord që tarifat e tyre të përdoren për rrogat e pedagogëve apov shërbim për ata. S’ke universitet që të ketë një bibliotekë të madhe si në gjithë botën”, tha ai.

Kovaçi tha se nuk tërhiqen nga kërkesa për rritje page këtë vit 30% dhe vitin tjetër 20%.

“Ne kemi caktuar që 30% sivjet e 20% sot e një vit është parakusht që të vihet në vend dinjiteti i profesoratit. Shumë shpejt mund të jemi drejt shkatërrimit të arsimit publik ne po dëgjojmë cdo ditë që po mbyllen degë por do mbyllen dhe universitete me mos financimet e universiteteve.

Asnjë pedagog nuk është kundër kërkesave të peticionit, mund të ketë ndonjë rektor që ka bojkotuar protestën. Mund të negociojmë kohën ndoshta, 30% e kemi negociuar mes vetes”.

Sipas Kovaçit, kërkesa e pedagogëve për pagat do i kushtojë qeverisë vetëm 15 milionë dollarë.

“Janë vetë 15 milionë dollarë. Asnjë shifër tjetër nuk është ndonjë shifër e madhe. 21 milion euro kushtoi një rrugë 5 km në Elbasan në një zonë të rrafshët. Nëse kursejmë tendera publikë e bëjmë regjim fiskal serioz ka lekë dhe për shtesa pagash e mendojmë që qeveria ka mundësi. Do përfitojnë afro 5000 punonjës akademikë, ndihmës akademikë dhe punonjës”, tha ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Arben says:
    October 11, 2022 at 9:58 am

    cpune keni me ambasadat,

    ah harrova

    jane ata pronaret e allbanise urupiane.

    Osmanllinj

    Allahu Ekber

    Reply
  • Mendimi im says:
    October 11, 2022 at 10:56 am

    Shqipëria është komuniste apo kapitaliste?! Ekonomia është e tregut, apo e centralizuar?! Përse ndryshojnë kaq shumë pedagogët shqiptarë me pedagogët ku jetoj unë?! Nuk fillon mësimi thonë! Po kush dëmtohet me këtë veprim ?! Do të ulet cilësia e studentëve akoma më shumë dhe vendosni si parësore paranë tuaj, përpara cilësisë së mësimdhënjes. Vijmë pas kësaj tek pyetja se përse largohen studentët jashtë Shqipërisë! Një nga arsyet është se ju jeni « varrmihësit » e arsimit. Cila është zgjidhja: duhet të futeni edhe ju në filtrin e meritokracisë. Pra, duhet t’a meritoni vendin si pedagog dhe të keni konkurencë me njëri tjetrin, ashtu si veprohet në vëndet perëndimore. Shkollat private, por edhe ato publike, janë me vetfinancim. Shteti ndihmon me taksat e taksapaguesve, vetëm aplikuesit që kanë paguar taksa në atë shtet. Po ndrove shtetin, do të paguash njësoj si privati. Modelet i keni, por nuk ju pëlqen, sepse shikoni të përfitoni me të padrejtë, lehtësisht, apo duke bërë politikë destruktive.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    October 11, 2022 at 11:04 am

    Pedagoget a duan pagat,apo duan politike!?Mendoj se ne proteste jane edhe koleget e mi ekonomiste,pedagoge ne fakultetin ekonomik.E kane te thjeshte te llogarisin rritjen e pagave ,duke u mbeshtetur tek infkacioni zyrtare.,qe kur pseudorilindasit kane marre pushtetin.Nese nuk dine ta llogarisin,nuk jane ekonomiste,por plepiste.

    Reply
  • Gjiprenglleshi says:
    October 11, 2022 at 11:33 am

    1. Vajmedet për vendin tonë;
    “Drejtësia e “Plepave”,mësuesia e “Vitrinës” dhe e “Kristalit”,nxenësit dhe studentat nuk dinë tabelen e shumëzimit dhe alfabetin,po shkojmë drejt shuarjes dhe shkombëtarizimit dhe këta kërkojnë rroga të pamerituara!!!!!!
    Bëni punën,bëni gjënë e duhur,pastaj kërkoni shpërblimin.
    Duhet VETING me themel në çdo institucion;po vegjetojnë kërmat e shoqërisë!

    Reply
  • vlora says:
    October 11, 2022 at 12:17 pm

    Protesta eshte me sfond politik.Ritua pagen sa te duash ,do nxjerin pretekste te tjera.Edhe ketu duhet veting si per pasurine dhe sidomos anen profesionale

    Reply
  • Pilo Lala says:
    October 11, 2022 at 3:09 pm

    Kjo eshte strategji e Sali Berishes dhe Ilir Metes per te nxitur revolta.
    Keta i kane leket me thase nga rryshfetet qe marrin nga prinderit e studenteve.
    Keta pedagog jane zagare te Argita berishes, kane mision

    Reply
  • Qytetar i zakonshem says:
    October 11, 2022 at 3:40 pm

    Duan parate e studenteve…! Çfar idesh te pa para. “Ti pyesim ne studentet se kujt duan qe t’ua japin parate , shtetit apo pedagogut” Gallate bejne keta ?! Po ç’i duhet studentit se kush i mer parate . Po i nxore per nga portofoli ç’rendesi ka se si i ndajne marresit. Ai qe i do te gjitha parate te shkoje e bej universitet privat dhe ti marri te gjitha….!

    Reply
  • demo says:
    October 11, 2022 at 4:15 pm

    Jane qindra mijra euro te 60 mije studenteve qe ka Shqipria,bashke me taxat e qytetareve qe shkojne ne xhepat e Stela Gungalja dhe Klodian Zoto te inceneratoreve dhe I;ir Rrapaj dhe Vilma Nushi dhe

    Reply
  • dalta says:
    October 11, 2022 at 4:31 pm

    parazite te paafte. lexojini surratin ketij “pedagogut” te kuptoni se kush merr persiper te edukoje brezin e ri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?