Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pedagogët rikthehen në protestë: Në orën 10:00 mblidhemi në shesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pedagogët rikthehen në protestë: Në orën 10:00 mblidhemi në shesh
AktualitetKronike

Pedagogët rikthehen në protestë: Në orën 10:00 mblidhemi në shesh

Published: October 14, 2022
Shpërndaje

Sot pedagogët do të rikthehen në shesh për të protestuar për rritjen e pagave.

Në një tjetër njoftim, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë bën me dije se rritja e pagës prej 7%, e njoftuar nga kryeministri Edi Rama është e papërfillshme.

Sindikata ka ftuar kolegët e universiteteve, që të marrin pjesë në protestë, e cila do të nisë në orën 11:00 pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.

- Publicitet -

Njoftimi i Sindikatës:

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) është e vendosur të vijojë mbështetjen e kërkesave të drejtuara Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe Sporteve dhe Rektorëve të IAL-ve publike edhe pas premtimeve të shpallura publikisht nga Kryeministri për rritjen e pagave të stafit akademik të IAL-ve publike deri në masën 7 % nga Buxheti i Shtetit.

SPUSH e quan të papranueshme këtë shkallë rritje, e cila nuk indekson as inflacionin e këtij viti e jo më atë të akumuluar dhe të pa indeksuar ndër vite. Ndërkohë, ne insistojmë në rritjen 30 % këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm si parakusht për të venë sado pak në rrugën e zgjidhjes çështjen e trajtimit dinjitoz të punonjësve të universiteteve, përfshi stafin akademik dhe atë ndihmës. Kurse, kontributin me 8 % nga ana e Universiteteve e konsiderojmë të pamundur në kushtet aktuale të keq financimit të tyre si dhe reduktimit të tarifave dhe numrit të studentëve.

Mendimi i SPUSH është i qartë: – Tarifat e studentëve tu kthehen prapë atyre në shërbime, e jo të përdoren për paga personeli. Për të shprehur vendosmërinë tonë për realizimin e kërkesave të peticionit, ditën e Premte, më datën 14 Tetor, ora 11:00, të gjithë bashkë duhet të kërkojmë një vlerësim dinjitoz të punës sonë. Ftojmë kolegët e universiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin me pjesëmarrje Protestën e datës 14 Tetor 2022, ora 11.00, para Universitetit të Arteve Tiranë. Mbrojtja e të drejtave të çdo pjesëmarrësi në protestë garantohet nga ligji. E drejta për të protestuar është pjesë e të drejtave kolektive të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Sistemet demokratike bazohen tek të drejtat individuale dhe kolektive të njeriut.

Pedagogët kanë protestuar edhe më herët për rritjen e pagave. Ata kanë parajmëruar bojkot të procesit mësimor dhe mos shkruajen në universitete më 17 Tetor nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre.

Kërkesat

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Atentati në Tiranë, identifikohet viktima 46-vjeçar, kalimtarët e pandehën aksident
  • Zgjodhi forcën përballë reflektimit
  • Bumerangu i Arrogancës
  • Atentat në Tiranë: Qëllohet një makinë në ecje tek “Komuna e Parisit”, vritet një person
  • Nga nesër njoftohet bojkot në të gjitha universitetet publike

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  2. 1thundrak on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  3. demo on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  4. Jeta on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  5. Krye qimistri thyb riq on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?