Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar nxori në pah abuzimet, fijet klienteliste dhe kalbëzimin e një prej organeve drejtuese më të rëndësishme të këtij institucioni, Këshillit Drejtues, i cili është zgjedhur nga Kuvendi për të mbrojtur interesat e publikut.
Por, ndryshe nga sa i dikton Ligji për Mediat Audiovizive dhe Statuti i RTSH, anëtarët e Këshillit e ngrenë dorën për të mbrojtur interesat që ndikojnë drejtpërdrejtë në xhepat e tyre.
Sipas nenin 97, pika 2 të ligjit për Mediat Audiovizuale, anëtarët KDRTSH-së duhet të deklarojnë:
a) çdo interes apo lidhje me ndonjë subjekt, me të cilin RTSH-ja ka realizuar ose synon të realizojë;
b) çdo interes të mundshëm në ndonjë kontratë, që RTSH-ja ka realizuar ose synon të realizojë.

Gëzim Podgorica, nënkryetari i Këshillit Drejtues, është hapur në shkelje të këtij ligji dhe sipas nenit 100 pika ç të këtij ligji duhet të shkarkohet nga detyra dhe duhet të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë.
Podgorica është koordinator i Agjencisë Mediatike kineze SEHORA në Tiranë. Ai paguhet nga qeveria kineze me një pagë 7 mijë euro në muaj. Duke fshehur konfliktin e interesit Podgorica prej tre vitesh paguhet edhe me paratë e taksapaguesve shqiptarë si nënkryetar i Këshillit Drejtues të RTSH.
Podgorica ishte edhe aksioner në biznesin mediatik Sehora deri në vitin 2023, në një kohë kur ishte emëruar anëtar i Këshillit të RTSH që në vitin 2021.


Kjo nuk është shkelja e vetme e Podgoricës. Përmes një shkresë të firmosur nga ish-drejtori Alfred Peza, Podgorica së bashku me Ilir Kekon, një tjetër anëtar i Këshillit Drejtues, shprehin interesin për realizimin e një dokumentari për babain e këtij të fundit, Endri Keko.
Po sipas këtij dokumenti, u ofrohet e gjithë mbështetja e nevojshme për realizimin e dokumentarit.

Veprimet me shkelje të këtyre dy anëtarëve të Këshillit nuk mbarojnë këtu.
Podgorica dhe Keko kanë qenë dy herë pjesë e delegacioneve të Festivalit Europian të Këngës. Duke mos patur asnjë lidhje me muzikën ata “shëtisin” me paratë e taksapaguesve dhe zënë vendin emrave me kontribut ndër vite në Festivalet e RTSH, si Irma Libohova, Luan Zhegu, Elton Deda, Shpëtim Saraçi e shumë të tjerë.
Aktualisht Këshilli Drejtues është përpara vendimit për zgjedhjen e drejtorit të ri. Jo rastësisht u mbështet një kandidate me emrin Aurora Polo. Kjo e nisi betejën për të marrë drejtimin e RTSH, duke publikuar një dokument që komprometonte Kryetarin e Këshillit Drejtues Leka Bungo dhe përmes një letre zyrtare kërkonte edhe shkarkimin e tij.
Bungo nuk i garantonte votën pro në garën për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së. Por nuk bëri të njëjtën gjë me dy anëtarët e tjerë të Këshillit, Keko dhe Podgorica sepse ata i kishin garantuar mbështetjen e tyre.

Është e rëndësishme të theksohet se zonja Polo e cila pretendon të marrë drejtimin e RTSH, nuk ka asnjë lidhje me menaxhimin mediatik, informimin dhe gazetarinë.
Statuti i RTSH ka përcaktuar qartë kriteret mbi të cilat duhet të bazohen anëtarët e Këshillit Drejtues për të zgjedhur drejtorin e RTSH. Neni 10, pika ç i statutit të RTSH parashikon që kandidati për drejtor i RTSH duhet: Të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet pozicione menaxhimi në media, institucione publike (jo administratë), sektori privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale.
Pas kërcënimit me shkrirje nga Kuvendi, Këshilli Drejtues i RTSH-së u tërhoq nga finalizimi i projektit korruptiv për të zgjedhur Aurora Polon në krye të RTSH, në shkelje flagrante të ligjit.
Si kurrë më parë, kundër katapultimit të një elektriçisteje partiake në krye të RTSH, u pozicionuan Partia Socialiste dhe Partia Demokratike që dominojnë Kuvendin, shumica e mediave në vend, vetë kreu i Këshillit Drejtues Leka Bungo, prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Asociacioni i Gazetarëve, SCIDEV-Center, Safe Journalists etj.
Dokumentet dhe të dhënat e mbledhura nga Prapaskena tregojnë se RTSH është një nga zgafellat publike më të frikshme të korrupsionit dhe klientelizmit. Të dhënat e burimet tregojnë se pas projekteve dhjetëra mijëra euro të RTSH fshihen disa nga anëtarët e Këshillit Drejtues dhe vetë Aurora Polo, histori për të cilën do flasim në vijim.

Polo, shoqen e ngushtë të vajzës së saj, Klaudja Murataj, e ka caktuar për dhënien e motit në RTSH, me ndërhyrjen e vajzës së saj.
Sekseren legjendare të të gjithë drejtorëve të RTSH, Eglantina Tafaj, e ka caktuar menaxhere orkestre në RTSH.
Modeles Beniada Nishani, e cila nuk mund të artikulojë një fjali në gjuhën shqipe, elektriçistja Polo i ka dhënë emision në RTSH, duke e kthyer RTSH-në në Portokalli.

Aurora Polo ka kapur dhe korruptuar edhe anëtaren tjetër të Këshillit Drejtues, Milena Selimi, e cila është angazhuar për shkeljen e ligjit.
Polo i ka dhënë një projekt në radio vajzës së Milena Selimit, Alesia Burnazi, pa eksperiencë, por si qokë për të blerë votën e Selimit.

Polo dhe rasti Tullumani
Drejtoresha e komanduar e RTSH, Aurora Polo ka emëruar gjithashtu dhëndrin e anëtarit Edmond Tullumanit, shef kabineti të drejtorit të RTSH, pra të kabinetit të saj, në konflikt interesi. Jo vetëm kaq, por dhëndri i Tullumanit është praktikisht (jo me letra) drejtor i informacionit në RTSH.
Vajza e Edmond Tullumanit, Romana Tullumani, ishte pjesë e jurisë së Festivalit të 63 të RTSH, bashkë me Alma Bektashi, Ylljet Aliçka, Merita Rexha Tërshana, Florent Boshnjaku dhe Jonida Maliqi. Juria e Festivalit ngrihet me vendim të Drejtorit të Festivalit. Drejtori i Festivalit është drejtori i RTSH, pra Aurora Polo.

Sipas rregullores, emërimi dhe shkarkimi i kryetarit dhe i anëtarëve të Jurisë së Festivalit bëhet me vendim të Drejtorit të Festivalit me propozimin e Drejtorit Artistik të Festivalit. Drejtori i Festivalit emërohet nga drejtori i RTSH, pra nga Aurora Polo.
Caktimi i Romana Tullumanit si pjesë e jurisë së festivalit është një qokë e Aurora Polos për babanë e Romanës, Edmond Tullumani. Në këmbim të këtyre interesave, Edmond Tullumani shpërdoron funksionin publik, duke mbështetur qorrazi me votë Aurora Polon për drejtuese të RTSH, në shkelje të ligjit.
Në RTSH e ka marrë rrogën edhe bashkëshortja e Edmond Tullumanit, Ranja Kovaçi. Zonja Kovaçi u shkarkua pasi nuk shkonte në punë, por qëndronte te çadra e Lulzim Bashës para Kryeministrisë në vitin 2017, duke kërkuar qeveri teknike dhe mbështetur Republikën e Re. “Ranja Kovaçi, arsyeja e zemërimit dhe shpërthimit tim të paraditshëm, që u largua padrejtësisht nga TVSH ditën e sotme…”, tha Basha në 4 mars 2017, në çadrën e Republikës së Re.
Marrë nga Prapaskena. VIJON
Ne Shqiperi dhe vendet e Amerikes latine shikon gazetare me bisnese,ne konflikt interesi,bejne disa pune nje here,bile njera eshte fenomen fare,punon gazetare ne tv,punon ne nje insitucion privat tregtare,dhe ben zhveshje duke reklamuar trupin si ato qe shiten sexualisht.Jane te dukshme gjobat qe vene dhe kercenimet ndaj bisnesmeneve duke u zhvatur me mijra euro.Te shiksh jeten qe bejne ja kane zili dhe gazetaret e vendeve me nivel shume te larte jetese.Qe nje femer te bej karriere sot ne qeverine e Rames,e para te jete e ndare nga burri,ose te kete burre te lodhur,e dyta te jete dashnorja e ndonje drejtori medioker,dhe e treta te di te vjedhi.
Bëni një « search » në se ka një vënd tjetër në këtë planet me emra familjeje, përveç Tiranës, ku tre antarë të një falijeje kanë të tre nga një emër rruge në Tiranë, që janë Endri Keko, Xhanfize Keko dhe Teodor Keko. Ka mbetur vetëm antari i katërt I kësaj familjeje, që akoma është gjallë Ilir Keko. Ndoshta më vonë edhe ai do të ketë një emër rruge. Nuk mjafton kaq, por duhet edhe dokumentar për Endri Kekon, me shpenzimet e taksave publike! Problemi nuk qëndron vetëm në RTSH, por edhe në Bashkinë e Tiranës që bën « qoka » me emrat e rrugëve të Tiranës!
Gjysma e gazetareve te ekranit si kjo Nishani jane eskorta qe udhetojne rregullisht ne Dubai me ftese dhe pages nga kriminelet ne kerkim qe jetojn atje.
Spak te verifikoj Timsin
Që kjo zj. Polo nuk duhet të zgjidhet drejtire e Rtsh-së, nuk do mend e kalem. Por që lufta të bëhet për znj. Vasili, do të ishte e njëjta farsë por me figurë tjetër
Si telenovele Venezueljane me pak porno,,duket!
Normale qe keshtu do te ndodhe kur drejtore partia emeroi Pezes sepse po I mbaronte milionshi I pare I vjedhure. Gjiganti bene te njejten gje si ne perzgjedhjen e deputeteve adhtu dhe te ministeave dhe kur I therret SPAK ankohet se hane kumbulka mbase shpine, ato vijne me gojen plot te mbushura me kumbulla dhe fiqe, por ky nuk I shikon??
Skandal do jete po ja besuan drejtorllekun znj Vasili!? Turp i Madh te degradoje posti per figura te tilla zhgarravine!