Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Penalizohen 360 farmaci, Fondi i Sigurimit i akuzon për fatura fiktive, reagojnë farmacistët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Penalizohen 360 farmaci, Fondi i Sigurimit i akuzon për fatura fiktive, reagojnë farmacistët
AktualitetShendetesi

Penalizohen 360 farmaci, Fondi i Sigurimit i akuzon për fatura fiktive, reagojnë farmacistët

Published: December 26, 2025
Shpërndaje

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetësor kërkon zgjidhjen e kontratës me rreth 360 farmaci që japin barna me rimbursim për pacientët si dhe ndjekjen e procedurave penale për disa prej tyre me argumentin e faturave fiktive për gati 10 barna.

Në një procesverbal dërguar në disa prej farmacive theksohet zgjidhja e kontratës pa afat.

Pas këtij urdhri ka reaguar Urdhri i Farmacistëve i cili e konsideron këtë veprim si një dënim masiv kolektiv pa prova dhe që duhet tërhequr menjëherë nga drejtuesit e fondit pasi jo vetëm përfshin pothuajse të gjitha farmacitë që kanë kontakte me këtë institucion por nga ana tjetër shkakton kolaps të sistemit farmaceutik, me pasoja mbi pacientët që përfitojnë barna me rimbursim.

- Publicitet -

Në deklaratën zyrtare të Urdhrit të Farmacistëve theksohet se procesverbalet janë hartuar në mënyrë të njëanshme pa u mbështetur në rregulloren e kontrollit dhe për më tepër procesverbali nuk përmban firmën e titullarit.

“Pretendimi mbi ekzistencën e faturave fiktive është i pabazuar, pasi farmacitë furnizohen vetëm nga importues dhe shpërndarës të kontraktuar me Fondin. Fatura e lëshuar nga depoja, e gjeneruar dhe e regjistruar në sistemin e-depo, nuk mund të konsiderohet fiktive, pasi ky sistem nuk lejon lëshimin e faturës në mungesë të gjendjes së mallit në depo.

Farmacia nuk ka asnjë kompetencë dhe asnjë mundësi tekniko-ligjore për të verifikuar gjendjen fizike të barnave në depo, përgjegjësi kjo që i takon Fondit dhe strukturave të tij kontrolluese”, thotë Urdhri i Farmacistëve.

Ne deklaratë theksohet gjithashtu se kjo procedurë rrezikon  furnizimin e pandërprerë të pacientëve me barna dhe stabilitetin e shërbimit farmaceutik në tërësi.

“Ky dënim kolektiv dhe i pabazuar në prova krijon precedent të rrezikshëm, për vazhdimin e marrëdhënies kontrakore Fond-Farmaci.

Pothuajse të gjitha farmacitë që kanë marrë këto shkresa, janë kontrolluar më parë nga Drejtoritë Rajonale dhe nga vetë Fondi, me inventarizim fizik për barnat përkatëse, pa u konstatuar shkeljet e pretenduara. Në këto kushte, për të shmangur kolapsin me furnizimin e pacientëve me barna të rimbursueshme, që mund të vijë nga penalizimet masive apo reagimi në bllok i farmacistëve kërkojmë të ndërpritet çdo procedurë  apo veprim administrativ”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë është kundër çdo forme abuzimi apo përfitimi të paligjshëm nga kushdo, por nuk mund dhe nuk do të pranojë penalizime kolektive, veprime arbitrare apo kërcënime penale pa prova dhe pa procedurë ligjore, që cenojnë profesionin, farmacitë dhe interesin publik.

Ndaj kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Shëndetësisë për zgjidhjen e kësaj situate.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Toka e projektit në Zvernec rezulton e vjedhur. Kryeministri thotë që megjithatë ajo u takon arabëve që e kanë blerë. A është kjo normale?
  • Kush po e toleron përsëri e përsëri Bankersin? Qeveria ka mbledhur vetëm 1 për qind të gjobës 120 milionë euro
  • INVESTIGIM: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e kokainës
  • Operacion antidrogë në Stamboll, 22 të arrestuar, mes tyre aktorja Beren Saat dhe personazhe të njohur
  • Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  2. ¿? on Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës
  3. Aqif on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  4. Aldrin on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  5. Aldrin on Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?