Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Peng mbi 53 mijë zarfe, çfarë po ndodh me votat e shqiptarëve të Greqisë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Peng mbi 53 mijë zarfe, çfarë po ndodh me votat e shqiptarëve të Greqisë?
Lajmi i funditPolitike

Peng mbi 53 mijë zarfe, çfarë po ndodh me votat e shqiptarëve të Greqisë?

Published: May 15, 2025
Shpërndaje

Nga mbi 1.7 milionë votat e hedhura më 11 maj, brenda dhe jashtë vendit, thuajse të gjitha janë numëruar, kur bëhet fjalë për ato për partitë politike. Në ‘apel’ mungojnë vetëm votat e shqiptarëve të Greqisë. Hapja e mbi 53 mijë zarfeve është kthyer në problemin më serioz të procesit të numërimit.

Aktualisht të gjitha votat nga vendi fqinj janë të ndara veçmas, në kuti të ndryshme për të 12 qarqet. Shkak për këtë ndarje u bë një kërkesë e Partisë Demokratike që kur kutia e parë u hap, me pretendimin e manipulimeve, kërkesë që u pranua nga Kryekomisioneri Celibashi.

Çdo zarf i Greqisë u kontestua dhe u veçua. Vendimi i Celibashit u rrëzua nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, vendimmarrja e të cilit u dërgua në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Demokratike.

- Publicitet -

Megjithatë jemi përballë faktit të kryer që të gjitha zarfet e Greqisë janë ndarë tashmë më vete, dhe një vendim i Kolegjit nuk do të zgjidhte asgjë.

Për t’i dhënë një drejtim numërimit, komisioni zonal për votimin e diasporës, siç Kodi Zgjedhor e detyron, u përpoqën të marrin një vendim për të konkluduar se çdo të ndodhte me votat e konsideruara të kontestuara. Duke qenë se janë të ndarë politikisht në barazim, votimi i Komisioneve ishte 2 me 2 dhe vendimmarrja nuk u arrit.

Për ta zgjidhur problemin Partia Socialiste iu drejtua me një kërkesë tjetër kryekomisionit Ilirjan Celibashi, që të merrte ai një vendim. Kodi Zgjedhor thotë se kur një KZAZ nuk arrin dot vendimmarrjen, zgjidhja i kalon KQZ-së. Pritet që kryekomisioneri Ilirjan Celibashi të vendosë të premten në 09:30 se çfarë do të ndodhë me votën e Greqisë. 

Më herët ai ka thënë se votat do numërohen por mënyrën se si e ka lënë evazive. PD kërkon që të votohen vetëm ato që kanë firma të personit votues, pasi pretendon se ka edhe zarfe që nuk janë firmosur nga zgjedhësi kur janë marrë ose kur janë dorëzuar. Për këtë Celibashi ka kërkuar nga kompania DHL dokumentacionin me firmat, kërkesë e bërë nga PD, duke paralajmëruar një tjetër situatë bllokimi.  

Partitë garuese do kenë nga një vëzhgues për çdo grup numërimi në Parkun Olimpik dhe nga një vëzhgues për secilin qark. Shoqëria Civile duhet të aplikojë deri të premte në 12:00, ndërkohë subjektet politike kishin afat për të aplikuar për vëzhgues të rinj deri mesnatën e së enjtes.

PS ka akuzuar Celibashin për shkelje të ligjit me pranimin që në fillim të kërkesës së PD për të bllokuar këtë numërim. Këtë të premte mund të vendoset hapja dhe numërimi i 53 mijë zarfeve nga Greqia.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    May 15, 2025 at 9:41 pm

    Si te numurohen,si te mos numurohen nuk ndryshojne gje.Shpresoj qe Agron Shehaj te mbetet me 2 deputete,
    Radhen tjeter Kryeminister.Partite e Reja jane e Ardhmja.

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    May 16, 2025 at 2:24 am

    .Me një fjalë Greqia e bëri punën e vet, gjysmat i mbajti në Greqi dhe gjysmat i “rregulloi,, çuni i Kryetarit të Degës Punëve Brëndëshme. Tallët bythën me ne të Greqsë, thjeshtë na futët në listat e “asfalias,, dhe ata që kishin shpëtuar.

    Reply
  • chp says:
    May 16, 2025 at 3:37 am

    Kam pershtypjen se po perseritet radioloja e xhambasadorit ArviZI qe me menge te perveshura beri lojen e MAGJISTARIT ne kutite e mallkuara me votat e gabuara…Imagjinoni..Lul Bash Berishen,,atehere ne 8 maj 2011 si yll ne qitje i Arvizise dhe kanakari i Juri Qimes Bidenit fitoi votimet duke humbur.. Luli i Arvizuse dhe QImes Bidenit mori 0 deputet si pjese e radiolojes…Sot shteti grek me merimangat e tij ne administraten shqiptare bashke me berishistet kane nje shtet paralel te fuqishem qe po paralizon PS & Ramen qe kur Qelibashi ( kunati i Fatmir Mediut garantit te Lacivites) mbylli syte para kandidimit te Belerit qe ne 2017…Pse kjo ngathtesi dhe frike nga PS-ja kur populli i ka dhene fuqi te mjaftueshme per te vene ligjin ne vend ?
    Pse shoqeria civile dhe sidomos mediat
    pranojne urinimin nga nje kriminel buze varrit
    jo vetem nga mosha por dhe politikisht ??

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?