Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ​Pengmarrje apo inskenim? Policia në kërkim të vlonjatit të njohur të botës së krimit, lëvizjet e fundit në Vaqarr
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ​Pengmarrje apo inskenim? Policia në kërkim të vlonjatit të njohur të botës së krimit, lëvizjet e fundit në Vaqarr
AktualitetKronike

​Pengmarrje apo inskenim? Policia në kërkim të vlonjatit të njohur të botës së krimit, lëvizjet e fundit në Vaqarr

Published: October 10, 2026
Shpërndaje

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me zhdukjen e mistershme të Inez Hajrullës, një prej personazheve më të njohur dhe të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, i njohur ndryshe me nofkën “El Padrino” i Vlorës.

Mësohet se vetëm një ditë përpara se në media të qarkullonte lajmi për pengmarrjen e tij të mundshme, uniformat e plota kanë kryer një operacion blic në zonën e Vaqarrit.

Sipas informacioneve operacionale, Policia e Shtetit kishte siguruar të dhëna se i kërkuari ndodhej i strehuar në njërën nga dhomat e një hoteli në Vaqarr, në shoqërinë e një vajze.
​Mbi bazën e këtij informacioni, shërbimet e Komisariatit Nr. 6, të mbështetura nga nga forca të tjera operacionale, zbarkuan në ambientet e hotelit për të bërë verifikimet dhe arrestimin e tij. Por gjatë kontrollit të imtësishëm, Hajrulla nuk u gjet në ambientet e hotelit.

- Publicitet -

Aktualisht, grupi hetimor po verifikon me përparësi nëse Hajrulla është dekonspiruar dhe ka marrë njoftim paraprak nga persona të tretë përpara se forcat e policisë të mbërrinin në vendngjarje.

Për të ndërtuar dinamikën e plotë të lëvizjeve janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë të hotelit dhe janë shoqëruar e pyetur pjesëtarë të stafit si dhe klientë për të konfirmuar praninë e tij.

Pistat e hetimit: Inskenim apo eliminim nga kundërshtarët?

Të nesërmen e operacionit të dështuar në Vaqarr, mediat raportuan për humbjen e kontakteve dhe një pengmarrje të mundshme të Hajrullës.

Në këto kushte, policia po hetion paralelisht dy pista kryesore. Dritarja kohore midis largimit nga hoteli dhe ndjekjes nga policia mund të jetë shfrytëzuar nga vetë Hajrulla për të inskenuar një rrëmbim, me qëllim shmangien e kapjes tani që rrethimi i tij u ngushtua së tepërmi.

Zhdukja e tij mund të jetë shfrytëzuar nga grupet rivale kriminale për ta rrëmbyer atë në momentin kur ishte zbuluar nga policia.

Ndonëse ende nuk ka bërë një kallëzim zyrtar në polici për zhdukje, babai i të kërkuarit, Robert Hajrulla, ka konfirmuar se nuk ka asnjë kontakt me të birin prej të paktën dy ditësh.

Inez Hajrulla është një emër i njohur për organet e zbatimit të ligjit, i akuzuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të vërtetën mbi fatin e “El Padrinos” së Vlorës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pas muajsh bllokimi, rikthehet Reforma Zgjedhore në Kuvend
  • VIDEO: Kaos në Riad, goditet me raketa ndërtesa e gjigandit të naftës
  • Alarmi për qumështin me aflatoksinë, nivelet disa herë më të larta se normat e BE-së
  • Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së “Raiffeisen Bank” një javë më parë
  • Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Komentet e Fundit

  1. realisti on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  2. demo on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  3. Ethem Lalaj on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Shteti me Radare te fikur nga Mafia on SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH
  5. Detari on Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?