Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pengonte kancelaren në ushtrimin e detyrës, ILD kërkon procedim disiplinor ndaj gjyqtarit në Vlorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pengonte kancelaren në ushtrimin e detyrës, ILD kërkon procedim disiplinor ndaj gjyqtarit në Vlorë
KronikeKryesore

Pengonte kancelaren në ushtrimin e detyrës, ILD kërkon procedim disiplinor ndaj gjyqtarit në Vlorë

Published: October 25, 2022
Shpërndaje

ILD ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj magjistratit Bevis Shehaj, zv.kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, dhe i ka kërkuar KLGJ nisjen e procedimit disiplinor ndaj tij.

Nga hetimi disiplinor është provuar se magjistrati ka lejuar moszbatimin e vendimit të dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me kancelaren e Gjykatës si dhe në mënyrë të përsëritur, gjatë dy mbledhjeve të Këshillit të Gjykatës, nuk ka respektuar dispozitat ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave.

Njoftimi i plotë: 

- Publicitet -

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “ Vërejtje publike” ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj magjistratit B.SH., i nisur bazuar në ankesa në vazhdimësi pranë ILD-së nga kancelarja, pasi magjistrati në pozicionin e zvkryetarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, e pengonte në ushtrimin e detyrave ligjore, duke mos lejuar funksionimin normal të gjykatës.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, provohet se:

  • Magjistrati B.SH. ka lejuar moszbatimin, pa shkaqe të justifikuara, të vendimit të dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me kancelaren e gjykatës, si dhe në mënyrë të përsëritur, gjatë dy mbledhjeve të Këshillit të Gjykatës, nuk ka respektuar dispozitat ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave
  • Ndërmarrja e këtyre veprimeve nga magjistratit përbëjnë mospërmbushje të detyrës së zvkryetarit, i cili ka përgjegjësi për mbarëvajtjen dhe funksionimin e gjykatës si institucion, dhe ka krijuar konfuzion mbi ushtrimin e kompetencave të kancelares, e cila është përgjegjës për menaxhimin e administrimit gjyqësor.
  • Shkeljet e konstatuara nuk lidhen me veprimtarinë e tij profesionale të magjistratit. Ato mund të jenë të rëndësishme për vlerësimin etik dhe profesional të tij, por janë të natyrës që magjistrati duhet të mbajë përgjegjësi disiplinore.
  • Moszbatimi pa shkaqe të arsyeshme nga ana e tij si drejtues i një vendimi të dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerësohet si një sjellje joprofesionale, e cila diskrediton pozitën e drejtuesit të një gjykate dhe figurën e gjyqtarit në veçanti.

Në përfundim të hetimit, ILD duke mbajtur në konsideratë mes të tjerash, natyrën e shkeljes disiplinore, ekzistencën e rrethanës lehtësuese, e lidhur me shkeljet për herë të parë; bashkëpunimin e magjistratit gjatë hetimit; si dhe ndihmën në mënyrë aktive për të zhdukur ose pakësuar pasojat e shkeljes; arrin në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e zvkryetarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë B.SH., përbëjnë shkelje disiplinore të parashikuar nga nenin 102 pika 1 shkronjat “g” dhe “gj” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar; si “Shkelje disiplinore e lehtë”.

Për sa më sipër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon KLGJ-së pranimin e kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit B.SH., për shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1 shkronjat “g” dhe “gj” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike”

“Vërejtja publike” përmbush dy qëllime parandaluese: parandalimin e posaçëm, në kuptimin që magjistrati në të ardhmen të mos kryejë më shkelje disiplinore; dhe parandalimin e përgjithshëm, në kuptimin që magjistratët e tjerë, kuptojnë që një sjellje e papërshtatshme nuk duhet kryer, pasi është e ndëshkueshme me masë disiplinore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo
  • Fundjava sjell shi e shtrëngata, ulje temperaturash dhe breshër
  • Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  • Ngërçi me pagat, Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?