Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pensione speciale apo dinjitoze sociale!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pensione speciale apo dinjitoze sociale!
AnalizaLajmi i funditopinion

Pensione speciale apo dinjitoze sociale!

Published: December 29, 2024
Shpërndaje

Nga Artan Xh. Duka

Botuar në DITA

Tё veҫosh mes punёs e pёrkushtimit!

- Publicitet -

Ёshtё nё dinjitetin e shoqёrisё, shtetit, qeverisё dhe politikёs tё vlerёsojnё siҫ duhet punёn e meritat e kujtdo qytetari duke filluar nga mirёnjohja, rroga, vёmёndja mediatike e deri dekoratat e posaҫme pёr kёtё qёllim. Ndёrkohё, dhёnia e pensioneve speciale, qё Rama si “babagjysh” jep pёr vit tё ri pёr pak qytetarё nё fusha tё ndryshme tё jetёs, pёrtej dёshirёs pёr mirёkuptim, ngre edhe pikpyetje plot.

Jo tё gjithё kanё dhёnё njёlloj nё jetё dhe me daljen nё pension disa meritojnё vlerёsim e mirёnjohje mё tej duke u shndёrruar nё shёmbull pёr mirё pёr tё gjithё. Pensionet vetё duhet tё shprehin me korrektёsi kёtё kontribut jete nё mёnyrё qё mё pas askush tё mos ketё arsye tё paragjykojё askёnd, bashkёqytetar, qeveri apo politikё.

Tek ne masa e pensioneve ёshtё nё vetvete thellim i diferencimit nё shoqёri. Privilegjohen plot syresh, sidomos ata qё merren me politikё, me rroga tё majme falё “piramidash” tё sajuara me ligj qё mё pas pjellin pensione e privilegje qё janё prapё ku e ku me rrogat e shumicёs sё shqiptarёve qё ende punojnё, diferencohen pensionistёt e para dhe pas viteve 90, nuk ka pensione minimale dinjitoze (sociale) qё tё garantojnё pleqёri pa meraqe apo politika sociale qё tё kompensojnё realisht pёr pensionet e ulta etj.

Nё kёtё kontekst padrejtёsie tё bazuar nё ligj ndaj pensioneve, dhёnia e pensioneve speciale, aq sa ёshtё vlerёsim e respekt pёr syresh qё ka dhёnё vёrtet shumё, ёshtё njёkohёsisht edhe karshillёk, deri fyerje pёr punёn e dhjetra e qindramijrave tё tjerё qё dhanё po aq, nё mos mё shumё, dikur.

Pavarёsisht rrethanave gjeopolitike e interpretimeve politike, 90 e gjeti Shqipёrinё njё vёnd industrial, me bujqёsi moderne e zhvillime nё ҫdo fushё, arsim, shёndetёsi etj dhe kёtё e bёri puna e qindramijrave punёtorёve, kooperativistёve, intelektualёve, artistёve etj qё punuan me korrektёsi, devotshmёri, pёrkushtim ndaj shoqёrisё etj pa synuar nam e dekorata ndaj dhe po u hap thesi i fletёlavdёrimeve, dekoratave apo pensioneve speciale, “rradha” do tё jetё pafundёsisht e gjatё.

Qeveria e qokave e fasadave!

Shteti e politika nuk duhet tё lёrё pёrshtypjen se favorizojnё nё shoqёri. Edhe diskriminimi pozitiv, sёrisht diskriminon sikurse shteti ka bёrё me ligj me pronёn historike qё nuk shkoi tek i zoti por tek “mё i zoti”, pagesat e energjisё, strehimin (ndёrkohё qё mbetёn pa shtёpi banorё nё shtёpi ish-pronarёsh, jepet falas pas tёrmetit njё e dytё) etj.

Aq mё shumё shteti e politika nuk duhet tё lёrё pёrshtypjen se bёjnё qoka pёr interesa klienteliste apo zgjedhore mё tej duke patur parasysh ndikimin e disa prej kёtyre individёve nё shoqёri. Shteti e politika tё mos duken sikur po vlerёsojnё e nderojnё vetёm njё takёm qё ka rastisur tё jetё pranё rrethit tё tyre shoqёror duke shpёrfillur qytetarin punёmadh e korrekt por qё kamera nuk e kapi kurrё.

Shqipёrinё e kanё bёrё breza tё tёrё ndaj dhe tё fillosh e bёsh lista tё shquarish, ёshtё e pashmagёshme qё tё harrosh e deri shpёrfillёsh plot dhe kjo mosvёmёndje tregon mosrespekt dhe pёrҫmim qё nuk lё shije tё mirё nё shoqёri.

Shteti ka plot dekorata pёr tё vlerёsuar punёn e kontributit e kujtdo. E nёse ka plot artistё e sportistё etj, qё kanё dhёnё aq shumё dikur e sot jetojnё nё varfёri, zgjidhja nuk ёshtё dhёnia e pensioneve speciale pёr ta por ngritja e pensioneve njёlloj pёr tё gjithё sepse dinjiteti e respekti vlen njёlloj pёr tё gjithё e nderon shoqёrinё si e tёrё. Shteti duhet tё bёjё kujdes e tё respektojё sensin e masёs kur nderon e vlerёson dikё nё shoqёri sepse aq sa nderon dikё, mundet edhe tё fyejё plot tё tjerё sepse harresa lёndon shumё.

Shteti e politika nuk duhet tё bёjnё qoka me para qё nuk ua la babai. Janё para tё taksapaguesve me tё varfёr nё kontinent dhe kontribute jete tё qindramijrave pensionistёve qё mund tё jenё anonim pёr sytё e veshёt e kryeministrit por jo pёr shoqёrinё e komunitetin qё i janё mirёnjohёs pёr jetё.

Qeveria Rama do tё mbahet mёnd pёr shumё paradokse e karshillёqe e padyshim edhe si qeveria e qokave e fasadave. Nga “lyerja” si maskё ndaj degradimit urban, pronat publike privatit, konҫesionet, “kёshillimet” publike, piramidat e rrogave etj e deri tek pensionet speciale qё sa vlerёsim e pёrkujdesje pёr syresh, flasin edhe pёr karshillёk ndaj tё gjithёve dhe varfёrisё ulur kёmbёkryq.

Sesa pensione speciale, vёndi ka nevojё pёr pensione sociale e partia socialiste nuk duhet tё degradojё nё “social-shte” e zhgёnjejё masivisht pёr mё tepёr apo duke spekulluar se oferta ende mbetet non-grata Berisha! Ulja e borxhit publik nuk vlen kur varfёria pllakos nё vёnd. As turizmi kur rinia ka mёndjen tё ikё.

Dhe qё tё mos ndruhet askush se ia vlen tё jetosh e plakesh nё vёndin tёnd, shteti e politika duhet tё mendojnё pёr tё gjithё.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • Nje shqiptar says:
    December 29, 2024 at 10:32 pm

    Nuk mund ti shtosh asnje fjale, asnje koment ketij shkrimi dhe analize gjeresisht kritike te pensioneve speciale ndaj disa personave te privilegjuar. Te lumte Zoti Duka.

    Reply
  • TIRONA says:
    December 29, 2024 at 11:29 pm

    Vetem ne dy fjale i ke marre komplet piket:
    Prona nuk shkoi ne i zoti!
    Por ne me i zoti! Ose shkerdhatokraxhiu servil bythelepires!

    Reply
  • demo says:
    December 30, 2024 at 1:27 am

    Pensionet Speciale jane si gradat ne ushtri,Polici Shume kane kryer po ato shkolla,po ato sherbime,por pak perfitojne grada te larta.PS ka gjeneralet e vet,PD te vetet.Prandaj ka dhe shume pakenaqsi.

    Reply
  • Dursakja says:
    December 30, 2024 at 2:41 am

    Nuk kemi fjalë për të shprehur falenderimin për artikullin.
    Ky është artikull i vlerësuar dhe i pëlqyer nga mbarë publiku.
    Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj Artan Duka dhe ju urojmë suksese!

    Reply
  • demo says:
    December 30, 2024 at 3:37 am

    ZBedri ,po vuri nje Rubrike komentesh shkrimit per Letrat anonyme kunder Veliut! Nuk behet qameti.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    December 30, 2024 at 4:17 am

    Besoj se, Z. Artan Duka Po na thote se:
    __________________________
    Pensionet duhet te jene
    ne varesi te kontributit
    qe ka dhene nje individit
    vendit, popullit te tij
    ___________________________

    Do ndalem tek rasti i Dr. Exxxxx. Myyyyyy.
    I.
    Ky individ ka punuar ne Shqiperi per 27 vite.
    3 Vite, ne hidrocentralet e sistemit energjitik.
    22 Vite, ka qene pedagog ne Fakultetin e Inxhinierise.
    2 Vite ne Ministrin e Jashteme dhe ne Ambasaden e
    Shqiperise ne Washington DC

    1. Ne Sistemin Energjitike ka punuar si Inxhinierise turni
    ne Hidrocentralin e Shkopetit.
    2. Ka qene pergjegjesite per Mbrojtjen Rele per veriun e
    Shqiperise me qender ne Hidrocentralin e Ulzes.
    3. Ka qene pedagog ne Degen Elektrike dhe Elektronike
    te Fakultetit te Inxhinjerise.
    4. Per pese vjet ka qene Shefi I Katedres se Elektroteknikes.
    5. Ka qene nen Kryetar I shoqates se Miqesise Shqiperi-Amerike.

    6. Ka organizuar nje kurs dy javor per te ndihmuar te persekuturet
    e Rregjimit Komunist
    7. Ka qene sekretar I pare ne Ambasaden e Shqiperise ne
    Washington DC, dhe dha doreheqjen se denoncoj korrupsionin
    ne nivelet e larta ne Shqiperi.
    8. E kane kercenuar se mund ta likujdojne me anen e nje aksidenti.
    mendonte se donin ta trembin por nuk mund ta realizonin ne
    Washington DC.

    III.

    Problemi I pensjonit.

    1. I dhane pensionin minimal.
    2. Shkoj ne Ministrin e Arsimit
    dhe I tregoj se per botimet
    dhe aktiviteti e tij shkencor
    te zbatuar ne rrjeta ujesiellese,
    nuk justifikohet nje pensjon minimal.

    3. I thane se sipas Ligjeve te Shqiperise
    Kontributit i tij ka qene ne kohen
    Komunizmit dhe un nuk perfitoje me teper.

    4. Kjo pergjigje ishte skandaloze, se kontributi
    ne ne projektet dhe llogaritjet inxhinjerke
    eshte i njejte si ne komunizem dhe kapitalizm.

    Ne se Jeni te interesuar mund ta botoni si artikull,
    qe mund te pasohet me artikuj te tjere per te
    demaskuar korrupsionin ne Shqiperi ne fillimet
    e periudhes se tranzicionit.

    E bej kete kerkese sepse redaksia na njoftoi se
    ne mund te botojme artikuj ne Gazeten Dita, qe
    kuptohet se ATO nuk e demtojne prestigjin e
    kesaj gazete.

    II.

    Aktiviteti mesimor dhe shkencor.

    1. Autor dhe bashkautor ne botimin e 12 librave inxhinjerike,
    shumica te pa paguara.
    2. Autor I disa Artikujve Shkencore ne Buletinin e Shkencave.

    3. Hartoj nje varg programesh per analizen e qarqeve elektrike
    me perdorimin e komjuterave. Ketu perfshihet llogaritja e
    qarqeve te rymes se vazhdur, rumes alternative, dhe proceseve
    kalimtare ndaj veprimit te sinjaleve te ndryshme.
    Keto programe u testuan me shembuj nga literatura.
    U pregatit nje program per te pare ne ekranin e kompjuterit
    grafikun e procesit kalimar. Pasi shkojne ne Amerike pedagogu
    I ngarkuar per ta perdorur me studentet nuk gjeti kohen e duhur
    se filloj te merrej edhe me pune te tjera jasht Fakultetit.

    4. Hartoi programin per studimin e rrjetit ujsjelles te qytetit te Tiranes
    qe e aplikoj me sukses per shume vite ne bashkepunim me grupin e
    qe studjonte rrjetat ujesjellese ne Ministrise Komunale.
    Ne teto rrjeta hidraulike zbatohej ligji I pare dhe I dyte I kirkofit, me
    dallimin se rezistenca e tubit ujesjelles ishte jo lineare por kuadratike.

    5.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    December 30, 2024 at 4:23 am

    Nuk e di PSE dy paragraf kane ndryshuar vendet.
    Ju lutem korigjoheni

    Reply
  • FTERI says:
    December 30, 2024 at 6:46 am

    PENSIONET SPECIALE JAN DHËNË PADREJTËSISHT DISA KARRJERISTVE QË JAN VËNË NË SHËRBIM TË SHTET MAVRISË,JO TË NDËRTIMIT TË SHQIPRISË DHE DEMOKRACISË !…

    Reply
  • Adriani says:
    December 30, 2024 at 9:11 am

    ESHTE FATKEQESI PER KETO POLITIKA QE PO BEHEN, 517 MIJE PENSIONISTE ME PAGE NEN 200 MIJE LEKE NE MUAJ,NDERSA QEVERIA U JEP 15 VETAVE PENSION SPECIAL ,NJEREZ ANONIM NE RAPORT ME SHUME TE TJERE QE KANE SAKRIFIKUAR JETEN PER MBROJTJEN DHE SIGURINE E VENDIT.
    QEVERIA NUK DI SE C FARE BEN.

    Reply
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:
    December 30, 2024 at 10:31 am

    Qeveria Rama e qokave dhe fasadave.
    Ama dhe e te qenit “prane njerezve ne nevoje” aq e trumpetuar prej saj, me varferine qe ka shpendare me bollek per ata, shtresat ne nevoje e per zhdukjen e asaj qe quhet ” shtresa e mesme” duke e varferuar ose perzene nga vendi me varferi.
    Sot ne Shqiperi kjo qeveri Rama ka sjelle nje polarizim te shoqerise ne aspektin ekonomik si kurre ndonjehere – nga nje ane eshte Oligarkia qe i sherben e eshte pasuruar ne menyre marramendese prej Tenderave, Koncesioneve, Prokurimeve, shpalljes “Investitor Strategjik”
    dhe nga ana tjeter eshte krejt popullsia qe me valixhe ne duar kerkon shteg ku t’ja mbathe nga kjo xhungel qeverisese korrupsioni, varferie e skandalesh.

    Reply
  • xyz says:
    December 30, 2024 at 1:59 pm

    Shkrim i drejtë dhe i denjë. Pensionet speciale nuk duhet të ekzistojnë fare. Të gjithë kanë punuar dhe janë paguar për punën e tyre. Na u nderoka një humorist apo një sportist me pension të majmë dhe jo një minator apo shtrues rrugësh! Apo meqë jemi në kapitalizëm?!

    Reply
  • epo kjo pune says:
    December 30, 2024 at 3:43 pm

    prandaj ikin mileti jashte se mungon barazia para ligjit e shteti eshte mjet per favore, gjithshka publike rrembyer nga privati qe I jep pjesen politikanit, edhe qeveria eshte privatizuar praktikisht sepse e kane me tapi tani me ligjin zgjedhor te 2008, llapin per suksese por asgje nuk hyn ne sy, as integrimi ne BE, as turizmi lume sa kohe babezia eshte haptas e ne kurriz te qytetarit qe i iku jeta duke pritur nje dite me te mire.

    Reply
  • nje mendim me teper says:
    December 30, 2024 at 4:04 pm

    Me duket nje analize e drejte, megjithese e vonuar.
    Do te thoja qe edhe ne kete fushe ne duhet te shikonim pervojen e vendeve te tjera dhe aplikimin ne kushtet e vendit tone.
    Fjala vjen, ne vendet e BE aplikohen pensone te posacme shteterore, zakonisht per punonjesit e 3 pushteteve(Qeveri, Legjislativ, Gjyqesor), si dhe forcave te sigurise dhe te mbrojtjes
    Ne kushtet e vendit tone, duke pasur parasysh administraten e fryre shteterore, duke filluar nga parlamenti, qeveria, dhe gjykatat e panumerta qe jane krijuar, kjo me shume duket nje abuzim, duke marre parasysh edhe faktin qe theksohet ne kete analize, se ka nje numer te konsiderueshem pensionistesh qe punojne dhe derdhin kontribute, por qe nuk u njihen.
    Megjithate, reformat e ndermarra se fundit ne keto vende po i kufizojne keto lloj pensionesh.
    Nga ana tjeter pensione te tilla do te dukeshin te justifikueshme per ata persona qe punojne ne kushte te veshtira.
    Tashme eshte ngritur nje pikepyetje e madhe ne se eshte e justifikueshme legalisht nje diferencim I tille.
    Duket se zgjidhja eshte gjetur, nuk do te kete me pensione te tilla speciale, por per keta njerez do te kete paga me te larta, kontribute me te larta dhe rrjedhimisht pensione me te larta
    Pra, zgjidhja sic e ka edhe ligji shqiptar per sigurimet shoqerore, pensionet jane ne vartesi te kontributeve te paguara, duke hequr dore nga shtesat favorizuese per nje grupim njerezish qe kthehet ne diskriminim per kontribuesit e tjere

    Reply
  • nje mendim me teper says:
    December 30, 2024 at 7:36 pm

    Analiza e mesiperme eshte korrekte, megjithese eshte pak e vonuar,
    Do te thoja qe edhe ne kete fushe ne duhet te shikonim pervojen e vendeve te tjera dhe aplikimin ne kushtet e vendit tone.
    Fjala vjen, ne vendet e BE aplikohen pensione te posacme shteterore, zakonisht per punonjesit e 3 pushteteve(qeverise, parlamentit dhe gjyqesorit), si dhe te forcave te sigurise dhe te mbrojtjes
    Ne kushtet e vendit tone, duke pasur parasysh administraten e fryre shteterore, duke filluar nga parlamenti, qeveria, dhe gjykatat e panumerta qe jane krijuar, kjo me shume duket nje abuzim.
    Ajo qe eshte absurde dhe e palejueshme eshte qe pensionet speciale mujore te jene me te medha se rrogat perkatese mujore qe kane marre gjate viteve.
    Megjithate, reformat e ndermarra se fundit ne keto vende te BE po i kufizojne keto lloj pensionesh.
    Tashme eshte ngritur nje pikepyetje e madhe ne se eshte e justifikueshme legalisht nje diferencim I tille.
    Duket se zgjidhja eshte gjetur, nuk do te kete me pensione te tilla speciale, por per keta njerez do te kete paga me te larta, kontribute me te larta dhe rrjedhimisht pensione me te larta.
    Pra, zgjidhja sic e ka edhe ligji shqiptar per sigurimet shoqerore, pensionet jane ne vartesi te kontributeve te paguara, duke hequr dore nga shtesat favorizuese per nje grupim njerezish qe kthehet ne diskriminim per kontribuesit e tjere.

    Reply
  • ARBEN says:
    December 30, 2024 at 10:16 pm

    Nuk jam kundra per pensione speciale per persona te ndryshem qe kane kontribuar ne menyre te vecante,por menyra e caktimit te tyre eshte e turpeshme.Ngrihet ky i gjati ,thua se po jep peshqeshet e vitit te ri per familjaret e tij dhe nga xhepi i tij,dhe cakton individet pa asnje lloj komisioni,pa asnje lloj miratimi dhe pa asnje lloj propozimi,thjesht si i do bytha.Po te shikosh se keto pensione jane dhene ne te shumten per sportiste dhe pak artiste,nuk shikohet te kete figura te shkences apo edhe punetore qe kane punuar ne fronte te veshtira dhe te rrezikeshme.Do te ishte e pelqyeshme qe kjo te ndodhte perindivde te tille dhe besoj se nuk do te kishte kontestime.Do ishte e drejte qe per dhurata te tilla te kishte vendime te nje keshilli bashkiak apo te nje instance perfaqesuese ne fusha te ndryshme.
    Uraoj artikullshkruesin per temen e ndieshme qe ka prekur dhe shume korrekt te trajtuar.

    Reply
  • M. Shparthi says:
    December 31, 2024 at 1:32 am

    Artikulli i z. A. Duka e ka trajtuar ne menyre te perkryer ceshtjen e “pensioneve speciale”; keto pensione jane nje hile per tu dhene miqve te qeverise parate e shtetit, pra Jane nje former korrupsioni i ligjeruar. Pensionet e pleqerise (apo te invalideve) jepen te tera sipas nje ligji standard. Shteti nuk mund te paguaje “ca si te njerkes e ca si te nenes”. Pamvaresisht se kush jane personat “speciale” ata atje ku kane punuar jane paguar, si te tjeret, sipas vendit te punes. Nese kane bere kontribut me teper apo libra e projekte te rendesishme, si thote dikush, ata kane marre shperblime dhe trajtim te vecante per ate kontribut. Nese shteti e ndjen se duhen nderuar akoma atehere ata te shperblehen e nderohen me medalje, cmime etj, qe shoqerohen edhe me njefare pagese. Keshtu behet ne te gjithe boten.

    Reply
  • Dauti says:
    December 31, 2024 at 3:45 am

    Pension special Edi Rama i ka dhene edhe Aranita Markos. A e dini me cfare motivacioni? Eshte kujdesur per mamane e saj, piktoren Safo Marko. Pse? Te kujdesesh per mamane tende te ben te denje per te marre pension special?

    Reply
  • Arben says:
    December 31, 2024 at 5:16 am

    Ata që vjedhin kontributet e mija, me pensionet speciale që grabit deogaxhiu Rana nga mua, ju bëfshin ilaçe për fëmijët e tyre dhe ilaçe për zahon e ramës, sepse është djersa ime që ja heq nga goja fëmijëve te mij.

    Edhe njëherë ilaçe për fëmijët e tyre dhe për zahon e edrogës

    Reply
  • Arben says:
    December 31, 2024 at 5:18 am

    Ore ti japi kujt të dojë, nga paratë e tija jo nga të mijat, sepse është grabitje e hapur që na bën Edvin droga, bashkë me kurvat e kurvarët e partisë së tij të degjeneruar

    Reply
  • Arben says:
    December 31, 2024 at 5:19 am

    Ça shteti thua or mik, fut dorën në xhepin tonë na grabit hapur fare

    Reply
  • gjergji says:
    December 31, 2024 at 4:45 pm

    Arben Tashko:Pensionet jane thjeshte kontribut yt e jo para shteterore, megjithese ne Shqiperi kontributi i shtetit eshte jo i vogel dhe pothuajse i barabarte me kontributin tend mujor tendin per pensionin..Ne cdo vend te botes qeveria nuk perkujdeset per pensionet,PRANDAJ KUDO NE BOTE JANE NGRITUR INSTITUCIONE E SIGURIMEVE SHOQERORE PRIVATE KU TE MUND TE DEPOZITOSH PARA PER NJE PENSION plotesues QE TE JETE NDIHMESE E PENSIONIT TEND per kohen qe ti ke punuar.Thjeshte po te sqaroj: ne se ke punuar mbi 35 vite(te dekumentuara sipas ligjeve te shtetit) standarti yt i jeteses bie me 30%.Pra pensioni yt i punes eshte 70% e pages mujote bruto e ytja(pa shtesa te ndryshme).Ndaj problemi i pensionisteve eshte kudo problem ne bote.Beni: te jesh i sigurte qe askush nuk te merr as edhe nje qindarke nga xhepi e jo me qeveria qe nuk ka asnje pune me pensionin tend.

    Reply
  • Meloni says:
    December 31, 2024 at 5:39 pm

    RAMA KURRE ME DORE
    KURRE NUK KA PREKUR
    PRANDAJ KA FUT KOT
    BALTES I THOTE HEKUR

    NE TE KATER ANET
    SI BRISK I PRET PALLA
    DITA PO TROKET
    DY FAQET TJA PUTH HALLA

    Reply
  • Meloni says:
    December 31, 2024 at 6:00 pm

    RAMA PUNE ME DORE
    KURRE NUK KA PREKUR
    PRANDAJ JA FUT KOT
    BALTES I THOTE HEKUR

    SI NJE DON KISHOT
    I KA HIJE PALLA
    DITA PO TROKET
    FAQET TI PUTH HALLA

    Reply
  • Arben Tashko says:
    December 31, 2024 at 9:21 pm

    Shume te tjere kane mare dyfishin apo trefishin e pensionit minimal,
    vetem me nje artikull, apo edhe me nje liber qe nuk ishte shtypur akoma
    kur u bene professore. Nuk eshte se e bene me qellim, por kane vepruar
    ne menyre mekanike.
    Por gjeja me e shemtuar ishte se thane se kontributi ishte ne
    kohen e komunizmit, pavaresisht se studimet ishin ne fushen
    e inxhinierise.
    Lexoje deri ne fund, Gjergj. Nuk Po kerkohet te shtojne
    pensionin, por po behet nje koment per problemet qe ngrihen
    ne artikullin e Z. Artan Duka.

    Reply
  • Nik says:
    January 4, 2025 at 6:37 pm

    Ligji i pensineve miratohet ose ndryshon me kohë në parlament. Eshte absurde t’i lihet qeverrisë shteg për të privilegjuar disa persona që pëlqen dhe ka interes politik kryeministri. Këto janë gjykime shumë subjektive për të veçuar disa njerës “specialë” nga qeverria! Thjeshtë janë qoka që fal kryeministri për disa që do ai. Kjo ka shpënë në një farë mënyre dhe në heshtjen apo lavdërimet e këtyre njerëzve “specialë” ndaj qeverrisë. Normalisht nuk duhet të ketë fare pensine të këtij lloji!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?