Zbardhen koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave për efekt të llogaritjes së pensionit. Scan Tv ka siguruar një kopje të projektvendimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që pritet të miratohet brenda këtij muaji për t’u zyrtarizuar në 1 Korrik.
Ndryshe nga një vit më parë, aktualizimi i pagave para ‘94 do të bëhet me koeficientin 12.257, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione. Pas vitit 1994, siç edhe shihet në tabelë koeficientët janë të ndryshëm, duke pësuar rënie nga viti në vit. Për vitin 1995, koeficienti është 9.864, për pagat e 1996 është 7.653, i njëjti aplikohet edhe për pagat e një viti më vonë. Ndërsa për vitin 1998, pagat indeksohen me 6.395, për të vijuar me vitin 1999, ku koeficienti është 5.190 e kështu me radhë deri në vitin 2022. Për dy vitet e fundit, pra, për 2023 dhe 2024 nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë.
Rivlerësimi i pagave, mbi bazën e të cilave janë derdhur kontributet iu jep mundësi të gjithë atyre që dalin rishtazi në pension të përfitojnë më tepër. Kjo, pasi krahas portofolit kontributiv, peshë ka edhe paga mbi bazën e së cilës janë derdhur kontributet. Sa më e lartë të jetë baza e vlerësueshme për efekt të llogaritjes së pensionit, aq më i lartë do të jetë edhe përfitimi mujor.
Për ta bërë më të thjeshtë, dikush që ka punuar në metalurgji paga për efekt të llogaritjes së pensionit nuk do të jetë 3392 lekë, por 41 575 lekë (3392 lekë X 12.257). Ose dikush që ka punuar apo është marrë me tregti e që ka pasur një pagë 2740 lekë në muaj, baza e vlerësueshme për efekt pensioni këtë vit do të jetë 33 584 lekë.

Janë mbi 20 mijë persona që mbushin këtë vit moshën e daljes në pension dhe që do të përfitojnë nga skema e rivlerësimit.
Kujtojmë që formula e llogaritjes së pensionit përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është 9327 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritjes së pensionit është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve të paguara.
Në projektvendimin e hartuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore përcaktohet edhe një tavan për pagat e rivlerësuara. Kjo do të thotë që pas indeksimit ato nuk mund të jenë më të larta se trefishi i pagës minimale apo se paga maksimale.
“Pas aplikimit të indeksit të vitit 2022, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve që do të caktohen me datë lindje të drejte nga data 01 korrik 2024, nuk mund të jenë më të larta se: trefishi i pagës minimale në shkallë vendi e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2001; paga maksimale në shkallë vendi e përcaktuar sipas kritereve të nenit nr. 10 të ligjit nr. 7703, datë 1.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim”, thuhët në draft.
j.l./ dita

Për disa ish ushtarak të Lushnjës që na mbajnë nga 35mijë lekë të vjetra nga që kemi tokë.kjo ndodhë vetëm për disa pse vetëm për disa këtu rreth 35 persona
Na mbajnë çdo muaj deri në vitin 2036
Me respekt Hysen Toshkallari
Ky veprim është qesharak, sikur talleni me ata që kanë punuar para vitit 1990! Pensionet më të ulëta I kanë patuar ata që ishin, ose dolën në pension para vitit 1993, sepse llogaritja bëhej duke u dhënë një pension të ulët, edhe po ta kishe rrogën e drejtorit të atëhershëm. Tani n’a del që rritet koifiçenti në 12,257 ! Po sa veta e përfitojnë këtë koifiçent kur kanë vdekur ata që mund ta përfitonin?! Del që ky veprim është farsë dhe është turp që të veproni në këtë mënyrë dhe ishte më mirë që t’a linit në heshtje.
Deri tani fjalë dhe vetëm fjalë, premtimet gjithnjë të pa mbajtura. Me pensionet e tyre Europianët po shëtisin nëpër botë si turistë, ndërsa pensionistët shqiptare nuk mund të ushqehen. Si ka mundësi që në BE mund të jenë nesër këto shtete me një ndryshim të jashtëzakonshëm në nivel ekonomik? Apo po të llogarisësh mesataren e pensioneve (nesër), kur Shqipëria të jetë në BE, ajo del përsëri e lartë? Ha ha ha kjo mesatarja aritmetike sa shumë të mashtron! Njëri han një pulë, tjetri nuk hanë fare, mesatarja thotë se të dy kanë ngrënë nga gjysmë pule. Oh sa shumë mashtrojnë politikanët me këtë koncept! Kështu mashtrohet në “demokracitë” tona. Mashtrimi dhe gënjeshtra i kanë këmbët të shkurtër, por në këtë “demokracinë” “tonë po ndodh ndryshe. Zoti i mbuloftë me turp!
Dhe me pensionet po luajnë si me kthimin e pronave. Pronarët u larguan nga kjo jetë dhe nuk morrën asgjë, po largohen dhe fëmijët e nipërit e tyredhe mashtrimet vazhdojnë. Po këta qeveritarë (politikanë) ku u pasuruan në mënyrë të jashtëzakonshme për këto vite, por kështu ndodh kur media tradhëton interesat e vendit të tij (të popullit)
VOTO L.BASHËN!
7×7=42
Vigjilenca, eshte me fat kjo pune. Nuk eshte faji i qeverise,aq me pak i Rames se njerit ne pjate i takon pula kurse tjetrit vetem gropa e bythes se pules ! Mesatarja eshte mesatare. Shih psh. Pensionet sipas kalkulimeve te reja ngaqe jane shume te larta i takon t e ulen pak ndersa administrates meqenese ju rriten pagat kemi menduar qe kur te kerkojne kredi bankare tja japin pa interes !
Si u be ajo puna e njohjes se pensioneve me Italine ?
Pensione qesharake te nje qeverie te deshtuar Rama e vetmja ne Europe qe nuk percakton MINIMUMIN JETIK
ngaqe pastaj i duhet t’ja jape ate minimum edhe atyre qe i jep ate lemoshen 3.300 leke te reja/muaj perkrahje qe eshte vetem per buke thate
Nëse vazhdon politika e ekonomike me të hedhur, jo vetëm që nuk do të vijnë emigrantë të investojnë, por do të vazhdojnë të ikin dhe më shumë, sepse e kuptojnë tashmë të gjithë trajtimin e problemeve jo sipas ligjit por me dy standarde. Kjo shihet, që në trajtimin e administratës me kredi pa interes,kur në punë të ndryshme private(të punësuar) ka çifte me paga minimale, atëhere pse favorizohet administrata me pagë më të larta? Kjo do të thotë që qeverisë nuk i bën përshtypje largimi, dhe jo pastaj të marri masa për këtë largim masiv.
Duhet te kuptoni dhe ta fiksoni mire ne rradake, se Qeveria Shqiptare, duke perfshire ketu dhe gjoja opoziten e ne pergjithesi Politiken, nuk kane asnje lidhje me mbrojtjen e interesave te vendit e te njerezve. Keta te gjithe punojne per kliken e kartelin Global, i cili u ka mbushur dhe xhepat. Kjo klike ka dhe nje axhende specifike antinjerezore Globale, e cila i kalon kufijte e Shqiperise. Keta kuislinge e te shitur, jane perfaqesuesit dhe manaxhuesit e kesaj axhende ketu, ne rastin e Shqiperise.
Është njëri më sipër njëri , që shkruan se qeveria Rama është e vetmja në Evropë që nuk përcakton minimumin jetik . Ja përgjigja e BE-së : “Minimumin jetik e kanë vetëm një e treta e vendeve antare të BE-së”
.
pagat para vitit 1994 shkojne jo me shume se paga minimale sot.eshte nje brez qe ndertoi institucjonet e reja te shtetit me shperblim qesharak dhe sot me keto indekse nuk ua coni pagen as te dyfishi pages minimale.Ju nuk i doni pensjonistet prandaj dhe skema pothuajse ka rene.nuk eshte skem qe te mobilizon,po skeme parazitare.