Pensionet do të indeksohen me vetëm 2.5% në muajin tetor. Kaq ka rezultuar Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët i përllogaritur nga Instituti i Statistikave.
Me këtë indeksim që pritet të marrë vulën nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe më pas nga Këshilli i Ministrave, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 490 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2024-shit ishte 1,609 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 296 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,878 lekë.
Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë, nga këto 630 mijë janë pleqërie urbane dhe 91 mijë janë rurale.
Indeksimi këtë vit është më i ulët se vjet që ishte 4.1%, dhe shkak për uljen është rënia e inflacionit në raport me periudhën 2023-2024.
j.l./ dita

Mbijetesa e pensionistve, prinderve e gjysherve tanë nen thundrën e 1% të popullsisë miliardere.
Indeksim qesharak e i turpshem me 2.5 % kur cmimet jo vetem te ushqimeve por dhe sherbimeve vetem rriten e rriten.
Tallje e pacipe me ato pensioniste nga kjo qeveri e ndyre dhe krejtesisht e deshtuar ne ekonomi..
Ty te faleminderit shume Instituti i Statistikave,qe i ke llogaritur me fije peri rritjen e cmimeve.po djathi ishte 3000 leke para 10 vjetesh,.Para nje viti ishte 6000 leke.Sot eshte 8000 leke,,Ay i baxhos,i bardhi,jo kackavalli.Eshte tjeter hesap.
Domatet nga 1000 leke,jane bere 2000,.Dil vete ne markate,,mos dergo gruan!
Ate bonusin do ta marrim sivjet per fiund viti?
he me te lumte or demo! Me kete replike vertete qe atyre te Institutit te Statistikave u ke qire grate…nese do kete ndonje burre andej e mos qofshin te gjitha Diellza.
Une nuk e kam me te qire o ti Une,po e kam me te mire.Te dalin te kontrollojne cmimet e tregut,,sa jane rritur nga rritja e fundit e pensioneve.Per Ate Bonusin ne fundviti i them faleminderit.
Mendoj atë pjesë të fondeve që qeveria i jep pensionistëve me të cilët si gjithnjë i poshtëron, mendoj që ministri i financave ta përdor për të sëmurët që kërkojnë ndihmë, por gjithnjë ky fond të kontrollohet nga një komision i përbërë nga pensionistë, sepse është dhuratë nga të mjerët për fatkeqët.
Nuk ke çfarë pret nga të paudhë qeverisës.
Qeveria gënjen _qytetarët vuajnë.
Qeveria i mëshiron _qytetarët e urrejnë.
“Qeveria thotë 2.5%, tregu thotë 30%.
Duket se ata bëjnë pazarin në një planet tjetër.”
“Kosovarët u shtypën nga pushtues të huaj; ne shqiptarët po shtypemi nga ata që duhej të na mbronin. Dhimbja e tradhtisë është më e thellë se çdo pushtim i huaj.
“Një pushtues të huaj mund të të marrë tokën,si na e morën, por një drejtues shqiptar mund të të marrë shpresën… dhe të të qeshë në fytyrë duke thënë se po ecim mirë.”
O pensionistë shqipëtar po poshtëroheni nga ata që i votuat, në fund të vitit mund tju mashtrojnë me një bonus dhe më poshtërues që nuk gjë tjetër vetëm hipokrizi.
Do te doja te dija se si eshte llogaritur Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët nga Instituti i Statistikave.
Me fjale te tjera, cilet jane perberesit e shportes se mallrave dhe sherbimeve dhe si jane llogaritur ato nga viti ne vit, duke filluar nga ato te ushqimeve, medikamenteve, shpenzimeve te tjera si uje , energjia elektrike, qeraja, kestet e kredise se shtepise qe vazhdojne te paguhen akoma, etj.
Pensionistët që administrohen nga sigurimet shoqërore në bazë të kontributeve të derdhura nuk janë 740 000 por janë më pak se 400000 ,të tjerët janë me pension invaliteti që mbulohen nga shteti dhe s’kanë lidhje me skemën e kontributeve. Është paradoks një pensioniste dyzet vjetë punë merr më pak se një me grup invaliteti që s’ka as tre vjetë i siguruar. Komisionet e invaliteti i kanë bërë shumë abuzime…..dhe s’është marrë asnjë organ me këtë problem. Indeksimi nuk është real. Qeveria duhet t’a shikojë me përparësi urgjente këtë problem. Pensionet në vlerë po shkojnë drejt uljes si pasojë e rritjes çmimeve.
Ti Demo faleminderit i thu Rames per ç’do gje ! E nis komentin duke sulmuar Berishen ( dhe ben shume mire qe e sulmon )dhe e perfundon duke lavderuar Ramen per punet e mira qe ” po ben) ! Une si pensionist dhe kam vetem nje pension 12500 leke i ngre lapidar vetem femijeve te mi qe nuk me harrojne,(sepse ka dhe te tille) por me ndihmojne deri ne ate menyre qe te ndihem krenar per jeten qe bej . Me pensionin qe me jep Rama do kisha vdekur o nga uria ose nga semundja per mungese ilaçesh sepse pensioni nuk i perballon te dyja. Vazhdo demo se e ke mire .
Vendim SADIST i Qeverisë dë”majtë” e KM me brekushe “socialist”,pikturistit Rama.
JEMI. MIRE. KESHTU DITE. TE. ZEZA. PO VIJNE. SELAMM MOTRAVE BELINDA BALLUKUT
Qeveria e mbush buxhetin e shtetit me tvsh 20%gjë, që për 70%të popullsisë bën akt ekonomik kriminal.
Ky grup me status të pamundur ekonomik varfërohet, ndërsa 5%e popullsisë me status ekonomik të lartë nuk e kanë problem.
Pra qeveria në këtë rast përdor detyrim raskapitës për të pamundur it në vend që atij që fiton më shumë ti vë taksë më të lartë dhe kjo nuk bëhet me tvsh por me tatimin mbi fitimin.
TVSH për produktet e shportës Italia e ka 4%po në këto vlera afërsisht vendet e Ballkanit sepse në këto vende buxheti nuk mbushet nga kjo tvsh sepse ato e kanë parasysh se varfërojnë ata me status të ulët ekonomik kështu qeveria në këto vende bën një shpërndarje më të planifikuar të produktit ekonomik në këto vende dhe në këtë mënyrë zbutet polarizimi skajshëm ekonomik.
Në këtë vend kapitalizmi është më primitivi dhe më i egër si dhe socializmi i dikurshëm.
Knkluzoni:Duhet të reagojmë për të mbrojtur jetët tona dhe të prindërve tanë!
Nje pension me 20 000 leke te reja pra, shtohet me 500 leke te reja!
Ja pra sa shkon ky “Indeksim” i Rames per pensionistet – as nje gjysem kile djathe.
Sinkronizim i plote i shprehjes “DERRAT E KENAQUR NUK DUAN TJA DIJNE PER SOKRATET E VARFER”