Ing. Erion Periku
Botuar në DITA
Kryministri i Shqipërisë, i cili është i bindur se mundet të zgjidhë gjithçka që ndodh në rruzull, së fundmi, ka vendosur të merret edhe me një çështje që i takon vërtetë: atë të pensionit të pleqërisë.
18.500 lekë në muaj janë të pamjaftueshme për të siguruar mbijetesën, jo më për një jetesë normale. E pas gati 12 vitesh duke na qeverisur, këtë e paska konstatuar edhe kryeministri.
Pasi u cek nga ai, çështja filloi të trajtohej gjerësisht. U prononcuan edhe përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë. Por nuk u hodh dritë se sa do të jetë pensioni minimal (në shifra), kur do të bëhet ndryshimi i madh dhe me çfarë do të mbulohet kjo shtesë.
Ndërkohë që këto pika të rëndësishme mbeten mister, në deklaratat e tij, kryeministri ka shpallur fajtorë për situatën aktuale punëdhënësit e sektorit privat. Më saktë, sipas tij, niveli tmerrësisht i ulët i pensionit të pleqërisë është shkaktuar nga mosdeklarimi i pagës së plotë të të punësuarve nga punëdhënësit.
Një prej sektorëve që i referohet të jetë duke bërë të tilla paudhësi është ai i ndërtimit. Kryeministri deklaron se në këtë sektor nuk ka punonjës me pagë nën 700 Euro në muaj.
Si pjesë e sektorit të ndërtimit prej gati dy dekadave në Shqipëri, mund të them se ky sektor është një nga më kaotikët, më të pakontrolluarit në vend dhe me problematika të panumërta. Për shembull:
1. Asnjë institucion shtetëror (a jo) nuk e di me saktësi numrin e inxhinierëve që jetojnë dhe kryejnë aktivitetin e tyre profesional në Republikën e Shqipërisë;
2. Prej 13 vitesh, nuk ka asnjë institucion qe jep në mënyrë të ligjshme titullin “inxhinier”;
3. Komisioni për Dhënien e Licencave, perveç se jep licenca sipas ‘midesë’, përditësimin e fundit të regjistrave e ka bërë diku në mes të mandatit të Rama II, pra gati 6 vite më parë;
4. Sektori i Ndërtimit vijon të operojë me kodin e projektimit të vitit 1989.
Këto çështje lehtësisht të zgjidhshme për cilëndo qeveri që dëshiron të punojë, do ia kishin rritur dukshëm standardet, madje edhe pagat, sektorit. Nuk jam në gjendje të them saktësisht se sa është paga minimale në ndërtim, në këto kushte, pasi institucionet tona nuk i bëjnë kurrë publike shifrat dhe të dhënat statistikore edhe kur i disponojnë. Por dyshoj fort se është 700 euro, si shprehet z. Rama. Mund ta kenë keqinformuar.
Këtë e bazoj në disa të dhëna në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP). Aty mësohet se sa i paguan qeveria inxhinierët më të kualifikuar në vend, më saktë mbajtësit e licencës së mbikqyrjes dhe kolaudimit (MK).
Sipas ligjislacionit në fuqi, një inxhinier ka të drejtën e licencës MK, vetëm pasi ka ushtruar profesionin për të paktën 15 vjet.
Sipas faqes zyrtare të APP, në datën 29 Prill 2024, u shpall nga institucionet shtetërore tenderi me numër reference REF-00806-04-09-2024. Në dokumentat standarte të këtij tenderi (DST), objekti i të cilit është mbikqyrja e punimeve të ndërtimit të financuara nga buxheti i shtetit, kërkohen 7 inxhinierë te licencuar në mbikqyrje dhe kolaudim (MK) për nje periudhe kohore prej 24 muaj.
Në fund të parashtrimit theksohet se – Stafi i kërkuar në kete pikë nuk duhet të jetë i angazhuar në kontrata të tjera, apo të deklaruara në procedura të shpallura fituese.
Thënë ndryshe, inxhinierët e kërkuar duhet të jenë të përkushtuar tërësisht në këtë objekt/kontratë dhe nuk mund të kryejnë punë tjetër përgjatë kësaj periudhe.
Një kërkesë shume e drejtë për sa i përket proceseve të punës në një projekt ndërtimi.
Fondi limit i parashikuar për këtë tender nga institucioni përkatës ishte 6,342,990.37 Lekë, ndersa fitues u shpall kompania që ofroi vleren 5,700,000.00 Lekë.
Për ata qe nuk e njohin sektorin e ndërtimit, mbikqyrësi i punimeve është subjekti i cili mbron dhe siguron interesat e investitorit. Pra, në këtë rast, është subjekti që garanton se taksat tona shkojnë në destinacionin e duhur. Në vlerën bruto, administrata parashikon 37.756 Lekë/muaj për çdo inxhinier.
Fituesi i tenderit shkon një hap më tej duke ndarë vetem 33.929 Leke/muaj për inxhinier, ndërsa në mesin e 20 kompanive pjesëmarrëse në tender shkohet edhe më tej dhe i ofrojnë 24.000 lekë/muaj inxhinierëve.
Edhe nëse kompania fituese nuk do të fitojë as edhe një kacidhe dhe punon 24 muaj veç për eksperiencë, dhe e gjithë vlera i shkon inxhinierit, po t’i hiqen vlerës së tenderit sigurimet shoqërore dhe ato shëndetsore, vlera maksimale që shkon në xhepin e inxhinierit me minimalisht 15 vite eksperiencë është 24500 lekë/muaj ose 240 Euro/muaj.
Prandaj, administrata dhe vetë z. Rama i detyrohen taksapaguesëve disa shpjegime:
1. Si dhe kush i ka hartuar termat e references?
2. Si do i paguaj kompania fituese inxhinieret me 34 mijë lekë/muaj kur rroga minimale është 40 mije Leke/muaj?
3. Përse z. Rama hamendëson se në ndërtim edhe punonjësi më pak i kualifikuar paguhet 701 Euro/muaj, ndërkohe që administrata e tij e vlerëson inxhinierin më të kualifikuar 240 Euro/muaj?
4. Cili inxhinier do të ruajë miliona eurot e taksave tona për t’u paguar 800 lekë/dita dhe sa përllogaritet ta ketë pensionin inxhinieri i cili në kulmin e karrierës paguhet vetëm 24 mijë lekë/muaj?
Ky është një prej shumë rasteve që tregojnë se administratës publike i mungon sjellja institucionale. Nëse sektori i ndërtimit do të rregullohej dhe kontrollohej nga institucionet përkatese, pagat reale dhe ato të deklararuara do të ishin e njëjta gjë dhe shume herë më të larta nga ç’janë sot.
Prandaj është e udhës që të dispilinohet sektori i ndërtimit, duke filluar me identifikimin e gjithë trupës inxhinierike që jeton dhe ushtron aktivitetin brenda vendit, kontrollin e dhënies së licensave dhe përgatitjen e saktë të termave të referencës.
Nëse këto të fundit, të cilat janë edhe detyrime ligjore, do të realizoheshin, pagat e sektorit nuk do të ishin 701 Euro/muaj por së paku 4-5 herë më të larta. Ndoshta do rriteshin edhe pensionet.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Mos merni persiper te zgjidhni pagat e pensioneve.
Vete Amerika nuk po I jep zgjidhje.
Mos degjoni brockulla nga kushdo .
Pensionet dalin nga kontributet,si kudo ne bote.Eshte piramide.
Per pension suplementar jane piramida te tjera ku individi derdh para ,qe quhen shoqeri siguracione.
Prandaj ne qeverisje duhet nje intelektual I natyres ekonomike ku shteti rregullon mangesine per t’i u pergjegjur pensionisteve ne shendetesi e kudo.
Edi Rama dhe Sali Berisha jane te pa afte per kete pune.
E mira e tyre eshte te largohen nga Shqiperia ,ne jane burra qe e duan Shqiperine.
Ku shkrim tregon që nuk ka treg pune në Shqipëri dhe për këtë duhet të bëhen me faj të gjithë, si punëdhënësit, si punëmarrësit ashtu dhe Qeveria që nuk vendos rregull. Inxhinjeri nuk mund të paguhet nën pagën minimale të punëtorit të pakualifikuar! Pagat duhet të jenë të përcaktuara për çdo profesion dhe punëdhënësit mund të lëvizin brënda kuotave minimale dhe maksimale të atij profesioni. Kështu veprohet në vëndet perëndimore. Me sa duket kemi fenomenin që bëhet marrëveshje e fshehtë ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit që në bordero shënohet një vlerë e vogël që të mos paguhen taksat dhe pjesa tjetër jepet e parregjistruar, sepse nuk besoj se një inxhinjer mund të punojë me aq para. Fajtor janë edhe punëmarrësit që mendojnë për momentin dhe jo për pensionin që mund të marrë kur të mos punojë. Kjo është arsyeja që pensionet të mos jenë të njëllojta, por sipas kontributeve në skemë. Po kështu Shteti duhet që të veje rregull dhe jo secili sipas qefit.
Problemi eshte i zgjidhshem.Te hiqen nga skema pensioneve jo kontribuesit.dmth Ata qe nuk kane paguar asnje lek tek sigurimet per te siguruar pensionin e tyre.300 mije kooperativiste qe moren token e shtetit dhe te pronareve,.100 mije tregtare ambulante,rrobash bagetish,stofrash,vegla pune,qe keto 34 vjet kane fituar nga shitjet ne nje dite,sa fitonte me djerse punetori ne muaj,100 mije tregtare,bisnesmene Tenderash dhe koncesionesh,Ndertues palatesh rrugesh,,Investitore Strategjike,Skafista,Tregtare Droge,Pronare Lokalesh,Resortesh,Hotele Motee,qe nuk kane kontribuar nje lek per Sigurimet,
dhe mbeten nja 300 mije pensioniste per skemen e Pensioneve.Pse do mbani Qylerat Ju?
Ti drejtues shteti!Per car je drejtues shteti ti ?Pse me kontrollon mua ti si pensionist,,me pret dritat,ujin,kur ato hajdutet e pagesave prapa xhamit me marrin parate dhe nuk me shenojne mua vjeften e paguar,.Une me mirebesim se i kane shenuar nuk kpntrolloj,librezen dhe faturat sic me ndodhi me xa kurviska hajdute te pagesave te Internetit ONE Albania,qe nuk me kishin dhene fature pagese.
Cfare problemi ka ta subvencionoje shteti skemen?
Pse u dashka te jepen miliarda per disa individe qe nuk ngopen dhe nuk u jepkan per 500 apo 700 mije pensioniste qe kane ndertuar shqiperine??
@mali
demo ka te drejte. Jane shume pensioniste qe nuk kane paguar kurre detyrime dhe jane aktualisht ne skemen e pensionit. Nje vendim qesharak i fundem u garanton si vite pune, te gjithe personave qe kane qene te rregjistruar ne gjendjen civile derin me duket ne vitin 1992, pra as nje dokument i nevojshem nga nderrmarrje, ferme apo koperative (te cilat te gjitha kishin marre fund ne ato vite). Kjo eshte qesharake. Kontributet e mbledhura aktualisht duhet te du shperndahen vetem pensionisteve qe kane derdhur kontribute ne skemen e pensioneve, dhe askujt tjeter. Skema e shperndarjes duhet te ishte transparente per kedo, pra sa jane pensionistet perfitues, sa vite me kontribute kane ata gjithsej, dhe del kollaj sa i takon pastaj pension secilit ne baze te viteve te kontributit (ne Gjermani sistemi eshte akoma i sofistikuar, kur ne baze te shumes se kontributeve percaktohet edhe numri i pikeve te fituara, por ne Shqiperi kjo do te ishte pothuaj e pamundur). Te gjithe te tjeret qe jane futur arbitrarisht ne skemen e pensioneve duhet te paguhen me asistence sociale (nese e nevojsheme, pra nese nuk kane prona dhe te ardhura te tjera) nga taksat dhe jo nga kontributet. Edhe personat qe marrin pensione te posacme (artiste, deshmore e ku di une) duhet te paguhen direkt nga taksat dhe jo kontributet. Me kete sistem transparent, do te shikonim te gjithe se pensioni per ata qe kane kontribuar do te ishte shume me i larte.
Ka punuar 26 vite si pedagog ne Universitetin shteteror. Mora graden shkencore Doktor (kandidat shkencash) ne vitin 1981 dhe sot marre pension 250 euro ne muaj. Jam detyruar te jetoj ne Perendim pasi shteti i huaj me jep nje pension social prej 700 euro ne muaj nga ku me zbritet 250 euro qe me jep vendi im. Gjithashtu kam gratis sherbimin shendetesor dhe tere ilaçet. Dua te kthehem ne atdhe, per te cilin me merr malli shume dhe mund edhe te kontribuoje akoma me eksperiencen e fituar, por nuk mund te jetoje me 250 euro ne muaj dhe as te paguaj sherbimin shendetesor.
Çfarë kontributi do të japësh në vendin tënd o zotëri kur nuk të sigurohet një shërbim shëndetësor, ku ilaçet që të japin falas nuk të shërbejnë.
Kur shkon në spital ke frikë se nuk dihet se mos të bëjnë ndonjë operacion apendisiti(pa qenë nevoja) se këto ndodhin në këtë vend
EDI rama jeton ne nje bote paralele
Ing. Periku shkruan me te drejte – 18.500 leke ne muaj jane te pamjaftueshem per te siguruar mbijetesen.
(gje qe pas 12 vitesh qeverisje e paska “konstatuar” edhe Kryeministri)
Por jane ato “perkrahjet” 3.300 leke ne muaj qe japin Bashkite qe jane vetem per nje buke thate ne dite!
Ja pra se sa “prane njerezve ne nevoje” eshte kjo e Majta qe as Kryeministri me nuk po e permend me me emertimin Rilindje.
Eshte krim ekonomik te fitohen tenderat nga buxheti ishteteti:1.Nga shoqerite ofshore pa pronar e punonjes.2.ka qene nje ligje,pa siguruar kaq punonjes,nuk ke te drejte te marresh pjese ne tenderat shtetero.Keto dy ligje nuk do te lejonin qe nje dpirtelist i spitalit Amerikan te fitonte tenderat miljona euro,ndersa Baton Haxhija te marre page 20 mije euro ne muaj,nga spitali,me profesionin gazetare kosovar!?
K/Ministri mashtron! Pensionistët nuk paguhen nga sigurimet shoqërore të brezit të sotëm kryesisht. Ata paguhen nga sigurimet shoqërore që kanë derdhur vetë pensionistët për 40 vjet punë. Ku janë këto para? Meqenëse këto para shtetit Shqiptar i ka përdorur për investime-inverstimet kapitale energjia e hidrocentralet të mos ju jepen individëve, por t’i mbajë shteti dhe të paguaj pensionet, sepse PENSIONISTËT I NDËRTUAN HIDROCENTRALET DHE VEPRAT E TJERA KAPITALE,
Ja,qe fole drejt Reshit Laa.