Nga Bardhyl Ermini
Botuar në DITA
Përpjekja që bën z. Kryeministër për të sqaruar pensionistët lidhur me shpërblimin, teorikisht është i drejtë, por … i dëmshëm për shëndetin e tij. Lodhet kot! Ata jo vetëm që i njohin këto punë fare mirë, por ama e kanë të qartë faktin se me këtë ai kërkon të sigurojë “diçka” tjetër më të rëndësishme për të : votën e tyre.
Njëkohësisht ai e di fare mirë se vota deri më sot ka vajtur përgjithësisht te partia që ai drejton, për hir të të kundërtit të tij, Salës dhe brigadave të tij. Dhe jo se Sala mund të mos e meritonte. Por se, është krejt i paaftë, është një injorant e i pagdhëndur në drejtim, është “shkolla” më e tmerrshme e vjedhjes të pronës në bazë të hierarkisë të kësaj injorance, është “rraca” më e ndyrë e ish komunistëve, prej atyre që nuk heqin dorë nga pushteti që buron nga revolucioni. Natyrisht nga “revolucioni” i banditëve dhe turmave të qorrolepsura, pasi nga revolucioni i vërtetë, ai i drejtësisë e mundësive të barabarta për të gjithë, ai “dhjet gjak”.
Atë skemën e pensioneve dhe gropën e krijuar, sidoqoftë zoti Rama le të vazhdojë ta hulumtojë e studjojë me aparatin e vet, pasi kush ka dalë në pension nuk i intereson kjo “histori”. Pensionistët e kanë kryer detyrën e tyre. Kanë dalë në pension sipas të gjitha ligjeve dhe në vend që të paguhen me jo më pak se minimumi jetik, vazhdojnë e dëgjojnë “prrallat” e informalitetit ekonomik.
Të thuash se tani erdhi koha që të shihet formula e pensioneve, kur dhjetra mijra kanë ndëruar jetë fare të përbuzur ekonomikisht e qindra mijëra të tjerëve nuk ju bën më përshtypje kjo lloj demagogjie kaq poshtëruese, nuk është gjë tjetër përveçë se një lloj arrogance bajate. Sepse që informaliteti në ekonomi është vjedhje, këtë e di edhe macja që vërtitet mbi taracat e pallatit. Por ajo që nuk di macja, është fakti se ai që duhet të kapet e të paguaj është hajduti e jo ai që vidhet, pensionisti.
Pensionistët, duke filluar qysh nga më i thjeshti (minimumi 15 vite vjetërsi pune) duan një pension që fillon po me minimumin jetik që sot te ne është 195 €/muaj. Dhe ky detyrim njerëzor duhet të fillojë qysh në fillim të vitit planifikues, pra qysh në janar të vitit 2025. Jo! Jo të fillojë të “shikohet” por të zbatohet. Këtu nuk kemi të bëjmë me punë skemash, por me “neglishencë kriminale”, e cila ka 23 plus 11 vite që bie mbi kokën e tyre.
Ku gjenden këto fonde? Nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveçëse në buxhet! Pse në buxhet? Por, sepse ka ardhur koha që të zgjidhet midis dy rrugëve. Ose pensionistët të vazhdojnë të vdesin, ja ashtu siç janë, të vjedhur, të drobitur, të përbuzur, të vetmuar, të uritur, pa ngrohje e pa ilaçe, ose atyre tu jepet minimumi i asaj që ju takon e për të cilën kanë punuar e kontribuar. Pa e zgjidhur urgjentisht këtë “rebus”, shoqërija jonë është një turmë që jeton kot, pa perspektivë dhe thjeshtë mer frymë po ashtu, po kot. Lerini formulat e skemat ju lutemi. Ju nuk jeni në gjendje të vini rregull në “shtëpinë e demokracisë” të shqiptarëve, në parlament, ku ndonjë ditë mund të rrezikoni të digjeni si “minjtë”, e ju kërkoni të gjeni e zbatoni skema e formula. Lerini këto ju lutemi! Skemat mund të zbatohen vetëm atëhere kur në vend tuaj do të mund të ulen burra e gra që nuk kanë frikë nga lufta e pamëshirë në mbrojtje të ligjeve, nga patriotë që dinë të sakrifikojnë gjithëçka në emër të paqes e mirqënjes të qytetarëve që ju besojnë votën.
Për pak “harrova”. Sa i takon votës, politikanët bashkë me zotin Kryeministër harojnë një fakt. “Fatkeqësisht”, pensionistët kanë vendosur përherë të votojnë forcat më përparimtare e jo për “sytë e bukur” të ndonjerit apo për një far lloj “nostalgjije” të pështirë që ju kujtojnë. Ata ishin dhe janë të parët që e njohin komunizmin dhe dështimin e tij, shumë më mirë se këta çapaçulët dhe shtrëmbaluqët e sotëm “antikomunistë”. Ata janë të parët (në mos të vetmit) që me votën e tyre e kanë shpëtuar Shqipërinë nga përçarja, lufta dhe tradhëtia. Përdora fjalën “fatkeqësisht” pasi forca që duhet të vendoste është rinia. Por “fatkeqësisht” edhe tani, ata që do vendosin përparimin e Shqipërisë janë … po pensionistët. Me pensione njerëzore apo copë copë u bëfshin ato, me gjysëm pule apo me pulë të plotë, me gënjeshtra apo me mashtrime, ata nuk e humbasin “nordin” e atdheut. Trajtoheni pensionistët si t’ju a marë mendja, vota e tyre do vazhdojë të shkojë drejt zhvillimit e drejt atyre që e duan atdheun me vepra e me trimëri, me syze apo pa syze qofshin. Ajo është puna e tyre. Turpi e mbuloftë këdo që përpiqet t’i gënjejë e të abuzojë me ta.
Të përgëzoj për mënyrën si e trajtoni problemin,por përveç pensionistëve ,ata ose më saktë ai që përdridhet me fjalën nuk besoj se do i jap zgjidhje.Dhe pse flet vetëm ai që mendon që është shteti.Ky duhet të dëgjojë specialistët e fushës dhe jo ushtarët e partisë..
Pensionistet ne pergjithesi nuk shikojne kur votojne, e jo me teper te kuptojne forcat “perparimtare”. Si nje klase jo prodhuese dhe jo aktive dhe e varur ekonomikisht nga borderoja e nje qeverie, cila do qofte ajo, ata jane dakord dhe me nje diktature per sa kohe te ardhurat mujore nuk preken dhe kur pensioni rritet qofte dhe me qindarka. Ky eshte dhe problemi i madh, prandaj dhe kjo qeveri po perpiqet qe te shkaterroje iniciativen e lire dhe biznesin e vogel, sepse duke e bere kete krijon nje klase tjeter pensionistesh pa pension e ne varesi ekonomike, te cilet do pranojne c’do gje per ca lemoshe buke qe te nxjerrin muajin. Ky ndryshe quhet, dhe Socializem. Pasi i shkaterrojme, ti ndihmojme qe te mbijetojne te ” barabarte “.
Kuptohet te barabarte per shumicen, sepse per pakicen e paperfillshme qe kane dhe kontrollin absolut financiar te lemoshave qe do japin, eshte nje pashallek.
Nuk di ç’profesion ka B.Ermini, por shkrimi i tij për të mos thënë futurist, është fillim mbarim jo realist. Të ishte problemi kaq i thjeshtë, siç e zgjidh ai me një të rënë të lapsit, duke caktuar pensionin minimal sa minimumi jetik, dmth 195 euro/muaj duke e financuar Buxheti (?!), atëhere “Eureka!”, kot qënkemi lodhur, ja ku u bë! Por jo, kurrësesi nuk është kjo zgjidhja! Pa i hyrë analizës, këtë e dinë më mirë ekonomistët, dhe këta jo dosido, por ekspertë të fushës, të cilët për propozime të tilla pa bazë shkencore, japin këtë përgjigje konçize: “Bie shteti!”. Shembull ishte Greqia e PASOK, politikat qeverisëse të së cilës, me aventura të tilla, e çuan shtetin në kolaps, dhe po të mos ishte ajo anëtare e BE, veçanërisht e Gjermanisë, nuk dihej si do kishte përfunduar. Dhe pasojat e asaj krize ende nuk janë mbyllur.
Më vjen keq që harxhoni kaq energji kur zgjidhja është vetëm një dhe nuk e kuptoni, apo nuk doni që t’a kuptoni!!! Duhet evidentim i saktë për çdo individ, ose familje, duke plotësuar formularët në fillim të vitit për vitin që kalon. Studjoni si e ka zgjidhur këtë problem SHBA-ja. Nuk mund të rriten pensionet pa mbledhur saktë kontribuesit që punojnë në skemën e pensioneve, të cilët edhe ata do të jenë pensionistë në të ardhmen. Pensionet caktohen me formulë sipas kontributeve dhe duhet t’a dinë në çdo muaj se sa do t’a kenë kur të dalin në pension dhe nuk janë të barabarta për grupe njerëzish, sepse kontributet nuk janë njelloj. Këto 34 vite është punuar rrumpallë, pa paguar për pension dhe vijmë tek problemi që ato janë të ulëta. Duhet evidentim të saktë sa mbahet nga paga, që kur të dalësh në pension të marrësh mbrapsh ato që të janë mbajtur. Rregulli eliminon korrupsionin, mashtrimin, gënjeshtrat, etj., prandaj duhet evidentimi i të ardhurave, taksave, kontributet për pension, kontributet për Shëndetsisë, etj.
Shteti thotë ky zotëria më lart bie, nëse në këto kushte paguhen ashtu, me minimumin jetik pensionistët. Por shteti është i rënë more zotëri n. q. s. nuk trajton si njërëz 1/4 e popullsisë së tij, që kanë dhënë kontributin e tyre. Shteti nuk funksionon n. q. s. ka këtë informalitet, kush mban përgjegjësi për këtë informalitet?
Nuk është administrata e shtetit ajo që paguhet për këtë, nëse ajo është e papërshtatshme, fajin e ka pensionisti?
Por po drejtosh me mendimin, unë s’jam më i miri, por më të mirë se unë nuk ka, domosdo kështu do të përfundosh.
Oligarkët për 34vite kanë pasuri marramendëse, po tatimet mbi fitimin si e kanë?
Të gjithë këto që janë sot të pandehur, të dënuar për shpërdorim detyre (vjedhje) me burgim, çfarë i kanë bërë buxhetit të shtetit, për këtë duhet të poshtërohet pensionisti.
Zotni shteti ka rënë, kur Ai shtyp një pjesë të konsiderueshme të popullsisë dhe pasuron(nëpërmjet mos tatimit) pjesën tjetër të privilegjuar.
Shteti drejtohet nëpërmjet institucioneve, institucionet duhet të zbatojnë ligjet në të kundërt, anarshi, shteti ka rënë.
Mend në kokë ata që punojnë sot dhe ja dorëzojnë me dorën e tyre kontributet për pension qiverrisë, e cila duhet thënë është me e pakorruptuara në botë
Mire partite politike qe nepermjet debateve ne shtyp kerkon me çdo kusht te binde popullin ( elektoratin ) se e drejta eshte me ta , propagande komuniste nga te gjitha partite qe kerkojne pushtet, PS-PD ,por habitem dhe me komentuesit a thua keta te fundit nuk bejne pjese ne popull por jane te gjithe pushtetare ose njerez qe paguhen nga pushteti apo partia qe asnjeri nuk i qan hallin popullit apo me sakte pensionistit por i qajne hallin Berishes apo Rames ( si i thone )i qajne hallin kaloresit se i varen kembet!
Pse na genjeve per bonusin e prilli 2024!?Nuk t’i futi kush gishtat ne fyt oer kete genjeshter!?Ciili oensionist te beson me?Jemi mbi 700 mije votues plus nga nje femije qe na degjon.
Pemsioniste te bojkotojne zgjedhjet. Kaq.
Kuptoni thelbin e shoqerise ku kemi hyre,ne shoqeri kapitaliste te degraduat.Sot ,krahasuar me shoqerine e vendeve te zhvilluara kapitaliste ,Shqiperia eshte ne fazen fillestare,te 200 viteve me pare.Kjo shoqeri ,si atehere,mendonte si te krijonte e konsolidonte klasen sunduese kapitaliste,qe zbukurohet me emertimin ” oligark”.kjo Ka nje qellim,sepse politikanet oligarke Duke veshur kostumin dhe kollaren demokrat ,me ligjet dhe veprimet e tyre,mendojne per klasen sunduese,borgjeze,per shoqerine e shtypjes e shfrytezimi,Jo per puntorine apo pensionistet.Analiza e Marksit per kete shoqeri eshte reale ,si gjithenje.Me persosjen e mjeteve e teknikes,rritet malli,rritet fitimi,shtrohet mundesia per ate qe Quhet ” aristokratizim i proletariatit” nepermjet lemoshes.Ka ligje qe percaktojne pagesen per ore Pune,per kontributet sigurative,shendetsi,papunesie,etj? Jo.Ka sindikata qe te luftojne per keto te drejta te puntorise,te pensionisteve? Jo.Se po’ te kishte,punedhenesit do ti dridheeshin kembet nga ligjit.Pse CGIL i ben punedhenesit te dridhen?Po’ ne Shqiperi? Jane ne d’ore te Ca Ndregjoneve e Kalave.E dini qe kalate Kane privatizuar cdo prone te Bashkimeve Professionale te dikureshme?Kush i hetoi ATA?Thelbin:- gjukoni akoma me mendesite e sistemit qe e quanti Diktature,ku pensionisti kish te garantuar 75% te rroges.Po sot sa %merr?Rriten rrogat e oligarkeve,rriten cmimet,rritet inflacioni ,por pse nuk ekuivalentohen respektivisht pagat e puntoreve dhe pensionet? Sepse eshte dhe do te mbetet shoqeri ” demokratike e oligarkeve”, Jo per popullin.Populli duhet vetem per krahun e lire te punes dhe voten per te garantuar pushtetin politike te oligarkise.
Sakte e ke then o Dhimo. Po hajde mbushu mendjen Pensionisteve qe zgjedhjet jane thjesht teater e nuk kane asnje rendesi ne politikat ekonomike dhe zhvatjen masive, kur ata ngrihen qe ne 4 ne mengjez si kendez, per te votuar.
A eshte fitore e Rames vizitat ne diaspore?
Une them qe jo,tregon krizen e qeverisjes se tij.
Kete diaspore, Rama, e kishte ne shqiperi perse e deboi dhe tani u thote kthehuni?
500,000 forca pune largoi ai gjate 10 viteve .
Nje jurist-analist nga gjermania ne mos gabohem, e ngrinte lart Ramen si I vetmi kryeminister shqiptar qe viziton diasporen.
Edhe ne kohen e Zogut kishte emigrim ,por asnje nuk u theshte kthehuni e investoni .
Ne amerike kishte ngritur nje zyre emigrante qe I pajiste ata me nje tip passport ne dy gjuhe me qellim per te mbrojtur te drejtat e tyre .
Ktheheshe emigrants dhe parate e grumbulluara blinte toke ,shtepi a ndertonte, ngrinte nje bisnes te vogel dhe martoheshe dhe shtonte popullsine.
Rama je 1 milion vite drite larg qeverise se Zogut.
Cdo qeveri me ligj ka të miratuar minimumin jetik. Cdo pension pastaj nën minimumin jetik duhet të plotësohet nga qeveria, kështu ndodh kudo! Këta qeveritarët dhe parlamentarët tënë dyfishuan në mënyrë të paskrrupullt rrogat e tyre, përveç vjedhjeve që bëjnë! Nje farë drejtësie shoqërore do të ishte në se raporti i minimumit jetik me rrogën maksimale të qeveritarëve apo parlamentarëve do të ishite i krahësueshme me vëndet perndimore ku duam të integrohemi. Paga e kryeministrit tonë është 400 000 lek (të reja), pensioni minimla është nën 10000 lek (të reja), dmth raporti është 40 me 1 (40:1) ndërsa Italia psh këtë raport e ka 14:1!!! Këta “socialistët” tanë janë kthyer në kapitalistët publikë më të egër të rruzullit!!! Janë vërtet të pa fryrë për të rrëmbyer pasurinë publike dhe lënë në mjerim një shtresë të madhe të popullsisë! Demagogjia e tyre është edhe më e pështirë akoma!!!
Ne pensionistet nuk kerkojme lemosha prej 5000 leke.Ne kerkojne respekt.Edhe ne me voten e lire,di te respektojme ata qe na respektojne me programe konkrete ekektorale
Si analfabeti “pemsionist” @dhimo, po ashtu dhe “eksperti” i teorive konspirative @phoenix, janë komplet jashtë loje.
Fjala bojkot faktikisht duhet zhdukur komplet nga zhargoni zgjedhor.
Për sa kohë emri i një personi figuron në listën e votimeve, vota e tij, edhe pse nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, ajo në fund të fundit do “numërohet” gjithsesi.
Gojët e liga thonë se ndarja e votave të abstenuesve bëhet “fshehurazi” në mënyrë proporcionale mes fituesve.
Këta pensionistë të pabindur nuk e kanë kuptuar ende (apo s’duan ta kuptojnë), se nëse je kundra një apo dy partish, mënyra më e rekomandueshme dhe më efikase është të votosh (por me të dyja ama) një parti të tretë, pavarësisht se e pasprovuar, dhe pavarësisht rezultatit të pritshëm apo të sugjeruar nga bythëshiturit e anketave.
Por po të bësh sehir dhe të tundësh tespihet ditën e votimeve, dhe të ankohesh pas zgjedhjeve, jo po partia e leshit kështu, jo po partia e preshit kështu, atëhere më falni për shprehjen, por më rroçka se ata që bojkotojnë zgjedhjet nuk ka.
Problemi pensioneve ne Shqiperi vazhdon te jete kronike.Ka 15 vite qe nuk behen rritje pensionesh.Cdo fushate elettorale mbushet me premtime e mashtrime per pensionistet.
Ne zgjedhjet elektorale te vitit 2025 vota e pensionisteve duhet te jete kunder kesaj qeverije.