Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: LISTA: Pensionistët shqiptarë më të palumturit nga grupet e tjera të popullsisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > LISTA: Pensionistët shqiptarë më të palumturit nga grupet e tjera të popullsisë
EkonomiLajmi i fundit

LISTA: Pensionistët shqiptarë më të palumturit nga grupet e tjera të popullsisë

Published: December 5, 2024
Shpërndaje

Në raport me grupet me te reja të popullatës, pensionistët shqiptarë janë më të palumturit. Indeksi global i lumturisë i renditi pensionistët shqiptare në vendin e 100 në 143 vende të botës për 2024. Në indeksin e përgjithshëm ku përfshihen të gjitha grup- moshat Shqipëria zuri vendin e 87 në 143 vende.

Në grup-moshën 60+ Shqipëria kishte renditje të dobët, e duke lënë pas vetëm vendet e Afrikës. Pensionistët shqiptare janë më të palumtur edhe në krahasim me grup moshat e tjera të popullsisë, të rinjtë dhe mosha e mesme (shiko tabelën e mëposhtme). Indeksi tregoi se në vitin 2023 pensionistët shqiptarë kIshin nivele lumturie më të ulëta se në vitin 2006.

Indeksi tregoi se në të gjitha vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore ata 60 vjeç e lart janë më pak të lumtur. Hulumtimet nga paketa globale për lumturinë kanë treguar se pabarazia e mirëqenies ka një efekt më të madh në lumturinë e përgjithshme sesa pabarazia e të ardhurave.

- Publicitet -

Pabarazia në shpërndarjen e lumturisë pasqyron pabarazitë e aksesit në mirëqenie, duke përfshirë të ardhurat, arsimin, kujdesin shëndetësor, pranimin social, mjediset sociale mbështetëse në familje, etj. Në moshën mbi 60 vjeç pasojat e mungesës së mirëqenies dhe problemet shëndetësore janë më të mëdha. Vendet me sisteme të forta të shëndetësore dhe mbrojtje sociale kanë një nivel më të lartë të lumturisë për grup moshën mbi 60 vjeç.

Nga ana tjetër një seri kërkimesh dhe studimesh sugjerojnë se, ndërsa njerëzit plaken, përgjithësisht i kushtojnë më shumë rëndësi aspekteve pozitive të jetës. Kjo shpjegon se pse vlerësimet e jetës rriten me moshën. Por nëse mosha e tretë përballet me probleme akute, si gjendje jo e mire shëndetësore dhe të ardhura të pamjaftueshme i pengon ata të perceptojnë gjërat pozitive të jetës.

Pensionistët shqiptare aktualisht jetojnë në varfëri për shkak të ardhurave të ulëta, të cilat janë nën nivelin relativ të varfërisë 6.7 USD në ditë. Në Shqipëri personat mbi 49 vjeç janë më të palumtur se 15 vite më parë. Në total Shqiptarët ishin më të palumturit në Europë pas turqve në vitin 2024.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    December 5, 2024 at 9:40 am

    Mos genjeni kot.Me bonusin 100 mije leke jam i lumtur me Edi Ramen ktyeminister.
    Kam 32 vjet qe votoj partine socialiste,,qekur Sali maloku me maloket dhe rrugacet e sindikatave na perzuri nga PD–Jashte nga Partia Ime!Mocionista,Ramizista,!
    Sikur kjo qeverri dhe DREJTESIA E PAVARUR SPAK,te arrestoje shpellarin Brrishe Bisha me familjen e tij hajdute,
    UNE DO JEM ME I LUMTURI NE BOTE.

    Reply
    • prec ulaj says:
      December 5, 2024 at 12:30 pm

      Mire Shqiperia paska probleme per te mos qene i lumtur, po Kanadaja qe renditet pas nesh cfare problemi ka?
      Po Qiprua dhe Irlanda. po Zvicra?
      Gazetari shkruan nje artikull, dhe cuditerisht nuk e ve re qe mbas Shqiperise renditen shume vende me standartet me te larta ne Bote.

      Reply
  • Pensionisti says:
    December 5, 2024 at 10:28 am

    Qeveria duhet te zvogloje investimet publike dhe te rris pensionet. Eshte shume me rendesi jeta e pensionisteve se sa nje shtrim me asfalt e nje rruge. Edhe rregimi i Enver Hoxhes bente po te njejtin gabim, investonte çdo gje ne ndarjen A te ekonomise, domethene ne mjetet e prodhimit dhe nuk i jepte rendesi ndarjes B, domethene mjeteve te konsumit. Parate qe marrin sot 700 mije pensioniste muk rrisin konsumin dhe nuk kontribuojne keshtu per zhvillimin e ekonomise. Pensionet duhet te rriten shume me teper nga sa jane sot.

    Reply
  • Humoristi says:
    December 5, 2024 at 10:30 am

    Nuk ka para per pensionistet,ndonese kane paguar mbi 40 vite detyrimet shtetero per sigurmet!?Sot kam ndenjur me dy pensioniste.,qe kane paguar si punonjes shteterore mbi 40 vite sigurime.Mjeku specialist deklaron se nuk i marr 30 mije leke pension,nje plepist qe dekkaron se ka pension 180mije leke,kerkon te mjekohet pa para!?

    Reply
  • Detari says:
    December 5, 2024 at 10:56 am

    na plasi k ri, gjithe jeten kane votuar partite komuniste/PS plus komunistin saleh.
    Mesim per pensionistet e rinj.

    Reply
  • taksidari i qeverise says:
    December 5, 2024 at 11:02 am

    Ja dhe ata me te lumturuarit prej kesaj qeverie Rama “e prane shtresave ne nevoje”
    1 – Ata qe ne kete qeverisje kane marre Tendera, Koncesione e jane shpallur “Investitore Strategjike” pra qe jane “me Biografi te mire”
    2 – Ata qe jane punesuar ne Administrate e gjetke qe marrin rroga qyl me detyren e vetme per te spiunuar perreth e raportuar per bindjet e pozicionin e sejcilit, pra qe kane emertesen Patronazhiste.
    3 – Ata qe nuk duan as buke as uje (rritje rrogash e pensionesh jo e jo) e lumturohen duke pare Ramen brenda kryeministrise.

    Reply
  • demo says:
    December 5, 2024 at 12:58 pm

    Edi Rama djale flori
    Do marre votat perseri
    Ne qytet e ne Malsi
    Bonusi i Vitit Ri.

    Armata 800 Mij
    Te gjithe ne rresht per nji
    Do votojne perseri
    Bonusin e vitit Ri.

    Berishe,rrugaceri
    qe vodhe Tokat e Mi
    Brez pas brezi me Tapi
    Mos i Gezofsh o Lubi!

    Me Tollum katundari
    Ju befshin varr e Zii
    Gjec gazepin ne femii
    Mos e gzofshi Hakun tim.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 5, 2024 at 1:21 pm

    Ne me Demon po pimë raki
    Te “1 Maji” po bëjmë “cheers”
    Nuk kemi frikë nga Viti i Ri
    Se mos na sjellë ndonjë ters.

    S’kemi frikë as nga luftrat
    Qoftë e Tretë e Bërthamore
    Kur të ikim në shtëpirat
    S’duam të na mbajë njeri për dore.

    Edhe po s’gjetëm shtëpinë
    Le të flemë në ndonjë stol
    Se nuk jemi burra prej koti
    Që gratë i kanë monopol.

    Dhe po ra tërmet i fortë
    Ne nuk trembemi aspak
    Kemi frikë të vetmen gjë
    Mos rakia ngel shumë pak.

    Tmerri ynë është vetëm
    Kur gota ngel pa asnjë pikë
    Kruajmë xhepat-s’kemi më!
    -“Kamarier na hidh njëçikë!”

    Reply
  • demo says:
    December 5, 2024 at 3:23 pm

    Aaaaa,,e mbake mend 1 Majin! S`eshte me.
    E prishi Ay TJETRI.nuk festohet.dmth.
    Se pse e prishi,,sepse e prishi,sepse e prishi,,!!!!????
    gjynof e kishit tek dritarja perballe.
    Aaaaaa projekti byzantin,,projekti byzantiin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë
  • Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim
  • ‘Neomalësorja’ për Euractiv: BE të mos e shohë Ramën si zërin e vetëm të Shqipërisë
  • Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor
  • Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, Trump optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Komentet e Fundit

  1. realisti on LETËR E HAPUR
  2. edi rama - Fjale e Rrene on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Populli on Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  4. nastradini on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  5. Emigranti on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?