Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi të premten se Bashkimi Evropian duhet të sigurojë brenda vitit 2033, integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në atë që ai e quajti “një hap ambicioz por të nevojshëm”.
Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë i ka dhënë një ndjenjë të re urgjence nevojës për të lidhur Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Kosovën më afër me 27 vendet anëtare të BE-së, pjesërisht për t’iu përgjigjur rritjes së ndikimit rus dhe kinez në rajon. Kjo qasje mund të përfshijë anëtarësim të plotë ose një komunitet alternativ.
Në një artikull të botuar në ‘Politico’ përpara samitit që do mbahet në Greqi, mbi Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Mitsotakis tha se BE-ja duhet të tregojë se kur “parashtron një vizion, ajo ka synimin dhe kapacitetin për ta ndjekur atë”.
Vizioni i pranimit në BE për rajonin, tha ai, është bërë “i paqartë, duke u zbehur në sytë e qytetarëve të frustruar dhe të zhgënjyer”, ndërsa zgjerimi i BE-së ka ngecur vitet e fundit për shkak të shqetësimeve të sigurisë, qeverisjes dhe migrimit.
Më 23 qershor do të mbahet një samit midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Mesazhi im sot është i qartë: në përputhje me kriteret e përcaktuara, le të ofrojmë integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033 – një afat kohor ambicioz por i arritshëm. Kjo është shumë e vonuar”, tha Mitsotakis.
“Hapi i parë duhet të jetë marrja e një vendimi brenda dy javësh në Bruksel, për të zhbllokuar rrugën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, tha ai.
Nisma e Mitsotakis tregon se si Greqia është përpjekur të rrisë rolin e saj në Ballkan pasi daljes nga një krizë financiare që njollosi imazhin e saj.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili të premten filloi një turne dy-ditor në Ballkanin Perëndimor, pritet gjithashtu të udhëtojë në qytetin grek të Selanikut për të marrë pjesë në një darke me 13 pjesëmarrësit e SEECP. / REL
j.l./ dita
Miçua I taqit, na kenaqe, te na rrosh per dimrin tjeter. Dëndi nga Vunoi te erdhi me peshqeshe dhe kulaç te ngrohte nga Tirana prandaj t’u zgjidh gjuha!
Deti Sarandes vlen me shume se DASHURIA e shpallur e kryegrekut per Shqiperine.
Deti Sarandes vlen me shume se BE,KE dhe Parlamenti Evropian.
Kryeministri Rama vlen me pak se Gjiri Sarandes
Kryeministri Rama vlen sa ujrat e Lanes tek Bregu i Lumit.
FORCA GJIGANDI I SHQIPERISE
Fol e te lumte goja o Mico-Taku pasi e telendise Maqedonine Komuniste te Titos e Stalinit dhe ja nderrove emerin ne Maqedonia Titiste e Veriut dhe tani flet badiava per Bullgarine fqinje qe duhet te pranoje pa kushte urdherat nga emisaret syqelqi te BE si hipokriti Vahrlei apo ciniku Macron qe kishin vene tiganin ne zjarr kur peshku bullgar ishte ne det dhe e gjithe kjo komedi antarsimi showeruar me ryshfet evropia, seks i kryeministrit bullgar me sekretaren e tij bukuroshe ne hotelin Hajat te Selanikut kur Edi Rama bashke me ty e prisnin kete kryeminister bullgar bdel i Sorosit Plaku ne Takimin Famoz te antarsimit te Shqypnise ne BE