Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për festat kombëtare të gjithë jashtë vendit, “fluturojnë” çmimet e biletave të avionit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Për festat kombëtare të gjithë jashtë vendit, “fluturojnë” çmimet e biletave të avionit
AktualitetEkonomi

Për festat kombëtare të gjithë jashtë vendit, “fluturojnë” çmimet e biletave të avionit

Published: November 1, 2022
Shpërndaje

Ndonëse 28-29 nëntori janë festat kombëtare të ngritjes së flamurit e pavarësisë dhe çlirimit të vendit, shumë shqiptarë pritet që ta kalojnë atë jashtë vendit, ashtu siç ka ndodhur në fakt vitet e fundit (me përjashtim të periudhës së pandemisë).

Fluksi i lartë i personave që planifkojnë të udhëtojnë jashtë për festa ka bërë që çmimet e biletave të avionëve të shtrenjtohen ndjeshëm për periudhën 26-29 nëntor, të ndikuara dhe nga fakti që datat përkojnë me fundjavën dhe dy ditët e para të javës.

Prej mëse dy vitesh çmimet e biletave të avionëve për të fluturuar brenda Europës kanë rënë ndjeshëm, si rrjedhojë e shtimit të konkurrencës pas hyrjes së operatorit low cost hungarez, Wizz Air. Në periudha të caktuara mund të gjendet dhe bileta prej 20 euro për një drejtim, kryesisht drejt Italisë, si Milano, ku ka disa fluturime në ditë, apo në Bari e Romë.

- Publicitet -

Por, për fundin e nëntorit as që bëhet fjalë për biletat të lira. Çmimet kanë kërcyer ndjeshëm, duke u shumëfishuar.

Për në Milano, për vajtje në datën 26 nëntor, biletat me Ëizz Air variojnë në 70-90 euro, ndërsa kthimi në datën 29 nëntor në 50-90 euro. Bileta më e lirë vajtje-ardhje është 130 euro. Vetëm pak ditë më pas, në 1 dhjetor, çmimet zbresin në 20 euro për vajtje dhe 40 euro për kthim. Me Air Albania, bileta më e lirë në vajtje është 130 euro në 26 nëntor dhe kthimi në 29 nëntor me 124 euro.

Roma është akoma më e shtrenjtë. Vajtja me Wizz Air kushton 190 euro në datën 26 nëntor dhe kthimi 80 euro. Në 1 dhjetor, biletën për të vajtur në Romë mund ta blesh me 40 euro dhe kthimin me 50-60 euro.

Për në Vjenë, me Wizz Air, në datën 25, bileta për vajtje është 260 euro dhe kthimi në 28 nëntor është 80 euro. Me Austrian Airlines, në 26 nëntor, bileta më e lirë për vajtje është 223 euro, ndërsa kthimi në 29 nëntor më i liri është 168 euro.

Barcelona kushton 70 euro vajtje në 27 nëntor dhe 145 euro kthimi në 30 nëntor. Në gjysmën e parë të dhjetorit Barcelona është e arritshme me 100 euro vajtje-ardhje.

Më e  shtrenjtë është dhe Gjermania, me biletat që kushtojnë mesatarisht 150-200 euro (vajtje-ardhje) gjatë festave të nëntorit, nga rreth 100 euro që janë në periudha të zakonshme.

Nëse doni që të kaloni festat kombëtare në Paris, jeni shumë vonë. Bileta më e lirë për vajtje në 26 nëntor është 120 euro, ndërsa në kthim shkon në 283 euro, me një total prej rreth 400 eurosh. Një javë më pas, në Paris mund të udhëtosh me 100 euro (vajtje-ardhje).

Në gjysmën e parë të dhjetorit biletat janë të lira, ndërsa fillojnë e shtrenjtohen sërish në ditët e fundit të dhjetorit e fillimit të janarit, që përkojnë me Krishtlindjet e festat e fundit, por për momentin sërish janë shumë më të lira sesa për festat e Nëntorit, duke filluar me 50-60 euro vajtje dhe 50-60 euro kthimi. Sa më vonë që të prihet bileta, aq më shumë fillojnë të rriten çmimet.

Periudha tjetër kur biletat janë të shtrenjta është gushti.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 2, 2022 at 2:38 am

    Te festosh festen kombetare jashte atdheut eshte si te thuash qe Monika Kryemadhi pret se shpejti binjake me agjentin I.M

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama për Financial Times: Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë
  • Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë
  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?