Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për herë të parë një kuadër i plotë ligjor, Shqipëria rregullon tregtimin e kriptovalutave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Për herë të parë një kuadër i plotë ligjor, Shqipëria rregullon tregtimin e kriptovalutave
Ekonomi

Për herë të parë një kuadër i plotë ligjor, Shqipëria rregullon tregtimin e kriptovalutave

Published: November 30, 2025
Shpërndaje

Shqipëria po fut për herë të parë një kuadër të plotë ligjor për tregun e kripto-aseteve, me një projektligj të ri që synon të sjellë transparencë, mbrojtje të përdoruesve dhe rregulla të qarta për kompanitë që operojnë në këtë sektor.

Nisma vjen në një moment kur tregu i kriptomonedhave po rritet me shpejtësi, ndërsa rreziku për mashtrime dhe humbje të fondeve mbetet i lartë në mungesë të rregullimit.

Sipas projektligjit, çdo subjekt që emeton ose ofron shërbime me kriptomonedha do të duhet të licencohet dhe të paraqesë dokumente informuese të detajuara për projektet e tij.

- Publicitet -

Dokumentet duhet të shpjegojnë rreziqet, mënyrën e funksionimit dhe të dhënat e plota të emetuesit, duke ndaluar materialet mashtruese dhe duke kërkuar informacion të saktë e të verifikueshëm.

“Në projektligj duhet të sqarohen rreziqet, mënyra e funksionimit dhe të dhënat e emetuesit. Dokumenti ndalon çdo material mashtrues dhe kërkon që informacioni të jetë i saktë dhe i verifikueshëm. Po ashtu, për herë të parë vendosen rregulla të detyrueshme për licencimin e këmbimit, kujdestarisë dhe platformave të tregtimit”, thekson Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Projektligji përcakton detyrime të reja të forta për kompanitë që ruajnë çelësat privatë dhe menaxhojnë portofolë të kripto-aseteve. Ato do të duhet të zbatojnë standarde më të larta sigurie, politika të qarta kibernetike, plane rikuperimi dhe ndarje të detyrueshme të fondeve të klientëve nga asetet e vetë kompanisë.

Risi e rëndësishme për tregun është rregullimi i tokenave të parasë elektronike, të cilët duhet të mbështeten mbi rezerva reale dhe të jenë të shlyeshëm në çdo kohë, duke rritur besimin te produktet që funksionojnë si alternativa digjitale ndaj valutave tradicionale.

“Kompanitë duhet të ndajnë fondet e klientëve nga asetet e tyre, të kenë politika të qarta të sigurisë kibernetike dhe plane rikuperimi”, thekson Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Me këtë kuadër të ri, autoritetet synojnë të rrisin besimin e konsumatorëve, të mbrojnë investitorët dhe të krijojnë një mjedis të sigurt për zhvillimin e bizneseve teknologjike, duke e afruar Shqipërinë me standardet dhe praktikat e vendeve evropiane.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?