Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për herë të parë pas 6 vitesh për janar-qershor 2022, importet e vezëve rriten me 25 herë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Për herë të parë pas 6 vitesh për janar-qershor 2022, importet e vezëve rriten me 25 herë
EkonomiLajmi i fundit

Për herë të parë pas 6 vitesh për janar-qershor 2022, importet e vezëve rriten me 25 herë

Published: July 18, 2022
Shpërndaje

Për periudhën janar-qershor 2022 importet e vezëve arrijnë në shifra rekord.

Rritja ka nisur pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në muajin mars, duke arritur pikun për muajt maj dhe qershor.

Sipas të dhënave të doganave për “Monitor” për periudhën janar-qershor importet e vezëve janë rreth 25 herë më të larta se e njëjta periudhë e 2021. Në total në këtë periudhë janë importuar 380,7 mijë kg vezë nga 15,4 mijë kg vezë që u importuan vjet.

- Publicitet -

Tendenca e lartë e importeve të vezëve ishte shënuar edhe në 2015. Në raport me këtë periudhë importet e janar-qershor 2022 janë rreth 2,5 herë më të larta.

Operatorët pohojnë me shqetësim se po humbasin konkurrueshmërinë për shkak të importeve të larta kryesisht nga Serbia me çmim më të ulët se veza vendase. Drejtori i shitjeve të kompanisë të vezëve “Ovvital” z. Lilo Seraj nënvizoi për “Monitor” se aktualisht çmimi me shumicë i vezës nga fermat blegtorale ka shënuar rënie 5% (nga 18 lekë që ishte në 17 lekë për kokërr). Sipas tij rënia e çmimit ka ardhur nga rritja e importit të vezëve me çmim më të lirë se të vendit dhe zbutja e kostove nga furnizimet vendase me grurë dhe misër.

“Te ulja e çmimit ka ndikuar edhe importi i vezës së kategorisë A nga Serbia, pasi çmimi është shumë herë më i lirë, kjo si pasojë e sistemit të taksave që kanë për lëndët e para më blegtori. Ne taksohemi 20% për lëndët e para, kurse në Serbi taksa është 6%. Po ashtu Serbia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit dhe misrit në rajon. Ne taksohemi 20% për lëndët e para, kurse në Serbi taksa është 6%. Konsumi në përgjithësi i të gjithë artikujve ka shënuar rënie dhe impakti që prisnim nga turizmi nuk është ai që pritej”, theksoi ai.

Rritja e lartë e importeve te disa ferma blegtorale po jep efekte edhe te ulja e prodhimit. Vjet sipas të dhënave të INSTAT në 2021 u prodhuan 9% më shumë se në 2020. Në tregun e vezëve ekziston gjithmonë mbiprodhimi, për këtë arsye operatorët gjithmonë ndihen në panik, pasi nuk arrijnë të mbajnë dot çmimin brenda normave të kostos dhe fitimit, pasi veza është një produkt delikat dhe nuk mund të magazinohet për një kohë të gjatë, për këtë arsye ulet çmimi.

Para valës së rritjes së çmimit të drithërave për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, çmimi i vezës me shumicë ishte 13 lekë për kokërr. Në mesin e muajit mars veza me shumicë nga fermat u shit me 18 lekë për kokërr (rritja 38%) nga 15 lekë për kokërr që ishte më parë, ndërsa në dyqanet e produkteve ushqimore çmimi i vezës arriti 19 lekë nga 17 lekë për kokërr që shitej më parë.

Në fund të muajit mars çmimi i shitjes së vezës nga dyqanet e pakicës arriti në 24 lekë për kokërr, nga mungesa e 50% të prodhimit ditor për shkak të ngordhjes të pulave nga influenca aviare./Monitor

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Emigranti says:
    July 18, 2022 at 3:52 pm

    Boni lobing, kerkoini qeveritareve kushte te barabarta taksimi, dhe le te fitoi me i miri, cohuni kerkoni te drejtat se do ju zbythi prodhimi nga serbia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kushte të paqëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot
  • “The Guardian” përzgjedh pamjen nga bulevardi si “Foto e Ditës”
  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Artan on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. Ppsh on SPAK në Zvërnec, çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat
  4. 666 on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Shah mat on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?