Nga Petrit Brokaj
Botuar në DITA
Sado i pasur të jesh, nuk e blen dot të kaluarën – Shprehje latine
Me sy gjysëm të përlotur, me një zë të përhumbur dhe me një fytyrë të përvuajtur, u shfaq përsëri në një ekran tv, duke mbajtur nëpër dhëmbë, midis të tjerëve edhe emrin e Sabit Brokajt. S’e kishte për herë të parë. Ishte e njëjta pamje, e transformuar, si dhe dy herët e tjera. Ishte e njëjta shpirtligësi, burrecëri dhe neveri. Ky ishte Qemal Lame, ish kryehetuesi i shtetit në periudhën 1982-1992. Ia bëra këtë mikropërshkrim për të shprehur edhe keqardhjen për një njeri që, para 30 vjetësh mund të jem përshëndetur, ose edhe të kem pirë ndonjë kafe me të, kur ai vinte me shërbim në Vlorë dhe, kemi qenë së bashku në ato analizat periodike të katër organeve të drejtësisë, ai, si kryetar i Hetues së Përgjithshme dhe unë, si sekretar i Komitetit të Partisë të Rrethit. Atëhere nuk ishte kështu, as në pamje, as në shpirt. Tani, ai është ashtu, siç nuk ishte dhe, thotë ato, që nuk i thoshte. Pse?
Pse ai merr nëpër dhëmbë dhe akuzon tërë mllef për të negativizuar personalitetin e Sabit Brokajt edhe pas vdekjes së tij?
Ҫfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur?
Gjithçka ka ndodhur pas ngjarjes së Shkodrës më 2 prill. Atëhere Sabiti ishte ministër i Shëndetësisë. Nga data 1-4 prill, qeveria mblidhej çdo ditë, dhe, ne nëpër Rrethe, sidomos, ne në Vlorë, ku akoma nuk kishte hyrë dhuna e veprimtarisë së PD, i ndiqnim ngjarjet me dramaticitet. Në mbledhjen e datës 2 prill i është kërkuar kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme, Qemal Lames, të raportonte për ecurinë e hetimeve të protestës dhe vrasjeve që kishin ndodhur atje. Siç kujtojnë pjesëmarrësit në atë mbledhje, midis tyre edhe Sabiti në ca kujtime që ka lënë, Qemali ka qenë jashtë loje, duke u përgjigjur se, për të kryer veprimet hetimore, nuk e kishin lënë bandat e PD-së. Jo në datën 2, por as në 3 prill, nuk filloi asnjë veprim hetimor. Që, nuk e kanë lënë bandat e PD-së, kjo edhe mund të besohet, por nuk mund të besohet ajo, që thotë tani se, atë ditë ky, Kryehetuesi i shtetit, shëtiste nëpër Shkodër dhe njerëzit e përshëndetnin sikur të kishte qenë flamurtari i protestës, ose sikur Shkodra ishte pas një feste.
Në këto kushte, kur shteti ishte tronditur nga një ngjarje kaq e rëndë me viktima e shkatërrime, me dhunë e pasiguri dhe, në të njejtën kohë me mosveprimin e strukturës që ngarkonte ligji, ç’qëndrim duhej të mbahej? A duhej të kishte përgjegjësi dhe, nga kush i pari? Pikërisht, në këtë moment është ngrijtur Sabiti dhe, pasi e ka kritikuar këtë papërgjegjësi, ka kërkuar edhe shkarkimin e tij. Kaq. Për këtë mbledhje duhet të ekzistojë edhe proces-verbali. Të nesërmen, z. Qemal bashkë me kryetarin e hetuesisë së Vlorës, më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë kërkuar që të flisja me Sabitin, vëllain tim, që të zbuste qëndrimin, pasi sipas tyre, fjala e tij në atë kohë peshonte. E mora përsipër dhe fola. Por ishte vonë dhe e pamundur, sepse s’ishte vetëm Sabiti që e bënte me përgjegjësi kryetarin e Hetuesisë së Përgjithëshme, por i gjithë Kuvendi, që, në fund e shkarkoi. Kështu e ka lënë karrigen e kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme z. Qemal Lame, pa autokritikë, pa vrasje ndërgjegjeje, pa pendesë, pa dëshirë dhe si kandidat i Komitetit Qëndror të PPSH. Mund të largohej vetë edhe me dorëheqje, por, s’e bëri… Humbja e kësaj karrigeje, ose posti zyrtar, iu dhimbs aq shumë sa nuk ia harroi Sabitit, duke e nëpërdhëmbur emrin e tij edhe tani që ai nuk jeton më. Këtu qëndron burrecëria e tij dhe neveria për të. Në atë ngjarje u vranë njerëz dhe, për mungesë të hetimit, edhe sot nuk është gjetur dora e vrasësit të vërtetë dhe, për mungesë të hetimit, u dënuan jo fajtorët e vërtetë, por ata që i akuzoi politika. Ajo ngjarje, për mungesë të këtyre faktorëve, u bë preludi i akteve të dhunshme, shkatërrimtare, çnjerëzore, që do të vinin më pas në vendin tonë. Vetëm për këto pasoja të asaj çfarë ndodhi në Shkodër, ish kryehetuesi, Qemal Lame, nqse nuk do të vetëndëshkohej, të paktën të heshtëte. Por ndodhi ajo që thonë në jurisprudencë që:
Krimineli, një ditë kthehet në vendin e krimit
Qemal Lame ka fatin e keq se, kur flet për ngjarjen e Shkodrës, harron se, ka dëshmitarë të gjallë sot, siç janë ish drejtuesit e Degës P. Brendshme të Shkodrës, shoqëruesi kryesor i Sali Berishës, Izet Haxhia, ose edhe të tjerë, që kanë folur dhe flasin dhe, pyesin se, përse fitimtarët e zgjedhjeve në Shkodër u hodhën në protestë dhe, kush kish interes të ndodhte ajo që ndodhi? Midis atyre që kanë folur dhe shkruar, dua të veçoj njërin prej tyre, avokatin Nafiz Bezhani, një i papërkëdhelur në sistemin e kaluar dhe që, sfidon dënimet e asaj ngjarjeje, por edhe përrallat me xhinde dhe heronj të Qemal Lames sot. Si ish i papërkëdhelur politik, ai nuk “kish zëmër” të mbronte ata që nuk e deshën, por duke qenë i drejtë, nuk mund të mos e drejtonte gishin tek fajtorët e vërtetë. Si përfundim, dihet dhe kuptohet se, kujt i shërbeu mos hetimi në kohë i ngjarjes së 2 prillit në Shkodër. Nuk ishte kontribut i vogël ky, i Qemal Lames, për fshehjen e provave të shkaktarëve dhe fajtorëve të vërtetë. Ky është i vetmi rast që Sabiti dhe Qemali kanë qenë përballë njeri-tjetrit dhe e vetmja arsye që është kërkuar shkarkimi i tij si kryehetues.
Qemal Lame dhe Sabit Brokaj janë shumë larg njeri-tjetrit…
… qoftë në profesion, qoftë në karrierë, qoftë në kontribut që, Qemal Lame të duket “i rinovuar”, “i civilizuar”, “i drejtë”, “paqësor”, “hero”, kurse Sabiti një “fanatik”, “polic”, që “kërkonte arrestime”.
Atëhere le t’i fillojmë me radhë se, kush është njëri dhe kush është tjetri:
-Qemal Lame, një përfaqësues i strukturave të diktaturës, Sabiti-mjek në shërbim të shëndetit të popullit. -Qemal Lame, i ardhur në krye të hetuesisë së përgjithshme si ish prokuror dhe si ish hetues, kur ky organ ishte në përbërje të Ministrisë së P. Brendshme, Sabit Brokaj, i ardhur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë si ish dekan i fakultetit të mjekësisë dhe me titullin profesor-doktor.
– Kur Qemal Lame firmoste dhe miratonte arrestime edhe për një fjalë goje kundër pushtetit popullor, Sabit Brokaj firmoste i pari, si dekan i Mjekësisë, peticionin për dorëheqjen e Qeverisë Çarçani.
-Kur ish kryehetuesi, Qemal Lame, ia mbathi jashtë shtetit si frikacak, duke lënë pas bashkëpunëtorët e tij, Sabit Brokaj kontribuonte në atdheun e vet për vendosjen e pluralizmit.
-Kur Qemal Lame skërmiste dhëmbët dhe e quante Sabitin “polic”, “komunist fanatik” dhe me plot mllefe të tjera, Sabit Brokaj shpallej “Qytetar Nderi” në Oklahoma të SHBA.
-Sabiti u nda me Qemal Lamen që kur ishte gjallë, kurse ky, nuk i ndahet atij edhe tani që Sabiti nuk jeton më.
-Sabiti iku pa lënë pas borxhe, kurse Qemal Lames, si kryehetuesi i kohës, duhet t’i dalin në ëndërr të gjithë ata kolegë të braktisur prej tij dhe të gjithë ato viktima që s’ju gjendën dora e vrasësit, të gjithë ata të dënuar pa prova nga mosveprimet hetimore. Ja, kjo është distanca mes tyre|…
Qemal Lame iku dhe u ndihmua të ikte dhe, erdhi kur i thanë të vij
…Por, kur vjen, duhet të lerë edhe “gjobën”, të flasë broçkulla nëpër ekrane televizive… Të akuzojë, të shpif, të mburret, të nëpërdhëmb edhe ata që s’jetojnë më. S’ka turp, s’ka burrëri, s’ka ngjyrë.
Thotë se iku nga frika e Sigurimit të Shtetit. E para, pse duhej të kishte frikë? Çfarë kishte shkelur? Pse nuk iku Bujar Himçi në Vlorë, Reshat Leskaj në Fier, ish kryetari D. P. Brendëshme, Pirro Katro, ish drejtuesi i sigurimit të shtetit, Bujar Hoxha (po i përmend këta emra se m´u kujtuan në këtë moment dhe që, lidhen me Vlorën) e shumë e shumë drejtues të tjerë të Hetuesive të Rretheve? E dyta, po ku kishte më Sigurim Shteti atëhere, kur z. Qemal iku? Shteti ishte shkërmoqur. Në përgjithësi, me pak përjashtime, ikën zullumqarët, ashtu siç ndodhi edhe në vitin 1997. Nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë Partinë Demokratike, kur mori pushtetin që, të sulmonte Qemal Lamen si ish kryehetuesi i Shtetit dhe, këto, mendoj se, nuk janë favore dinjitoze për të.
Thotë se ka bërë “heroizma” dhe ka qenë reformator në krye të Hetuesisë së Përgjithshme.
E para, reformat i bëri udhëheqja e kohës, duke filluar që me shkëputjen e Hetuesisë nga Ministria e P. Brendshme. S’duhet të harrojmë se ishte koha kur u bënë dy amnisti (viti 86, 89), kur u abrogua ligji për tradhti ndaj atdheut në rastet e arratisjes, kur deputeti, prof.dr. Ylli Popa, kërkonte me guxim në “Zërin e Popullit” ndryshime politike, kur Fatos Nano dhe Gramoz Pashko shkruanin për ekonominë e tregut, kur s’ndodhi agjë, kur u hoqën statujat e Leninit e të Stalinit etj. Ky, Qemal Lame, duhet të tregojë konkretisht se, ku janë meritat e tij në zbatimin e këtyre reformave. Ku është emri i tij? Ku? Në përpilimin e statistikave dhe informacioneve që i dërgonte Udhëheqjes? Kjo, ka qenë procedurë e detyrueshme në marrëdhëniet midis institucioneve. Ku? Në uljen e arrestimeve, dëbimeve dhe internimeve? Le të flasë me shifra. Por edhe nëse ka një ulje, kjo nuk është vetëm rezultat i punës së Hetuesisë, por edhe i gjithë punës së përbashkët të strukturave partiake e shtetërore.
Siç del edhe gjatë bisedës në televizion, e shohim Qemalin me një humbje kujtese që, para se t’i përgjigjet pyetjes, mendohet ca sekonda derisa të gjejë gënjeshtrën. P.sh. Sabiti paska kërkuar edhe arrestimin e tij, ndërsa vet Qemali na paska kundërshtuar arrestime e ndjekje hetimesh për disa raste. Më duhet të përsërit edhe njëherë se Sabiti me Qemalin janë takuar me njëri tjetrin vetëm një herë dhe vetëm në mbledhjen e qeverisë, secili në detyrën e tij. Aty kërkohej llogari për protestën e dhunshme, për viktimat, për cenimin e shtetit, për shkaktarët e vërtetë dhe për përgjegjësitë e vërteta. Dhe, në atë mbledhje, kur kryehetuesi i shtetit, Qemal Lame u vetëdeklarua se ishte jashtë loje në ndjekjen e asaj ngjarjeje aq të rëndë, Sabiti ka kërkuar shkarkimin e tij dhe jo arrestimin. Edhe njëherë përsëris se, për atë mbledhje qeverie ka edhe dëshmitarë të tjerë, ka edhe dokumentacion. Por, Qemal Lame, ish kryehetuesi i shtetit, duke qenë mëkatar jo vetëm për keqzbatimin e detyrës së tij shtetërore, por edhe për ato njerëzore, siç janë ato ndaj njerëzve që s’jetojnë më (s’kam parasysh vetëm Sabitin), e ka ngatërruar veten në një situatë për të cilën duhet t’u përgjigjet të gjallëve…
Burracak dhe gënjeshtar
Që të ngjiste diçka nga këto mburrecka dhe gënjeshtra, Qemal Lame, ish kryehetuesi i shtetit, duhej të priste edhe ca, sa të vdisnin edhe shumë bashkëkohës e bashkëpunëtorë të tij…
U detyrova ta ndjek intervistën e tij edhe dy herë të tjera në YouTube që të besoja se, a kam të drejtë që i them se, është burracak e gënjeshtar? Po i përgjigjem vetëm me dy-tre fakte që, ai i përmend si vlera të tij.
Një. Ai thotë në mënyrë kategorike se, gjatë kohës që ka qenë në krye të Hetuesisë së Përgjithshme nuk ka patur asnjë akt dhune nga hetuesit. N.q.se nuk do të deklaronte kaq kategorikisht dhe kaq me mburrje, nuk do ta sillja këtë fakt:
Më kishin sjellë për të këshilluar një mjeke, që ishte edhe motra e një shoqes time të shkollës dhe bashkëshortja e ish drejtorit të degës së turizmit në Vlorë, i cili ishte i arrestuar për dëmtime ekonomike, por që, në fakt, ishte me rezultate cilësore në punë. Kur unë fillova që t’i tërhiqja vemendjen që, të ishte më e kujdesshme në ankesat e saj publike, ajo, menjëherë nxori nga çanta bluzën e gjakosur të burrit të saj, të arrestuar dhe, më tha: “Ja, për këtë ankohem unë që, burrin tim ma keqtrajon në birucë hetuesi L.Y.” … (sot ky nuk jeton më, ndaj e lë emrin e tij me iniciale). Në fakt u befasova, por nuk mund të mos e besoja. Natyrisht, nuk e lashë në heshtje dhe nuk e la në heshtje as kryetari i hetuesisë i asaj kohe në Vlorë.
Dy. Ky, Qemal Lame, paska qenë engjëlli mbrojtës i shkrimtarit Ismail Kadare, kur kanë dashur që ta arrestojnë. I paska “mbushur mëndjen” Enver Hoxhës që ky do të ishte veprim i gabuar, d.m.th. arrestimi, por jo se, përse duhej të arrestohej. Qëndronin apo nuk qëndronin “gabimet” e Ismailit? Për këtë nuk thotë asgjë. Po, vërtetë do dëgjonte Enver Hoxha arsyetimet e Qemal Lames që të mos arrestohej shkrimtari i tij i dashur, ai i “Dimrit të Madh” dhe ai i “Përse mendohen këto male”? N.q.se ai të vinte në shënjestrën e asgjësimit, nuk pyeste as perëndinë, po të ishte besimtar, jo më Qemal Lamen. A nuk ndodhi kështu për bashkëpunëtorët e tij të ngushtë?… Nuk mund të them se Qemali s´ka qenë dashamirës në këtë rast, por me këtë, ai i ka ardhur sipas mides Enverit, gjë që i shërbeu më shumë atij, ndaj edhe u bë i paprekshëm sa qe gjallë ai.
Por, me që Qemali e ka patur këtë fuqi që, mund të shpëtonte njerëz, të cilët mund të shpëtoheshin, pse nuk na thotë sa të tjerë ka shpëtuar me firmën e tij? Tani, po përmend përsëri një shembull tjetër nga Vlora, nga shumë e shumë raste të tilla që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë dhjetëvjeçarit, kur ai ka qenë në krye të Hetuesisë së Përgjithëshme:
Një nga pjesëtarët e familjes shumë të nderuar “Zaka” në Vlorë, u arrestua për agjitacion e propagandë. Krimi i tij ishte se, ai fliste për ato çfarë kishte parë në Itali, ku kishte qenë si mysafir te një i afërt i tij. U bë bujë, sepse ishte jo vetëm një njeri i nderuar dhe nga një familje e nderuar, por edhe anëtar i PPSH. Ne, në Komitetin e Partisë nuk mund të ndërhynim në proceset e organeve të drejtësisë, pavarësisht se çfarë thonë sot. Por, ama, i fuqishmi Qemal Lame, që arrin të shpëtojë edhe Kadarenë, a nuk mund të ndërhynte në të tilla raste?!…
Nuk hyj te njerëzit që e kam njohur aq nga afër Ramiz Alinë, siç e ka njohur Qemal Lame. Por, kur Qemali e akuzon atë duke “menduar” se ai ka dhënë urdhra për të përdorur armët luftarake për ngjarjen e Shkodrës, për rrëmbimin e anijeve luftarake etj. unë kujtoj:
Ishte paradite. Para ndërtesës së Komitetit të Partisë kishte grumbuj njerëzish për eksod. Ishin të qetë. U ndodha rastësisht në zyrën e sekretarit të Parë, atëherë, Halil Hasko, kur telefonon Ramiz Alia. Zëri dëgjohej. I thotë: “Hë, mor Halil pse nuk qëlloni që, po ju rrëmbejnë anijet luftarake?’ dhe përgjigja e Halilit ishte kjo: “Shoku Ramiz, komandant i Përgjithshëm jeni ju, jo unë!”. Kaq qe biseda, por, me kaq unë kuptova se Ramiz Alia ishte qortuar nga anëtarë të KQ për mosdhënie urdhërash ndaj shkaktarëve të asaj rrëmuje që e kishte pllakosur vendin. Unë mendoj se është e ulët që një kryehetues të akuzojë ish presidentin e tij se, “ashtu mendoj unë”.
Në këtë kontekst, po shtoj edhe një fakt tjetër se “të menduarat” e kryehetuesit Qemal Lame janë të keqqëllimshme. Thotë, se Ramiz Alia ka dhënë urdhër që të qëllohej në kufi, kur ishte abroguar ligji i arratisjes. N.q.se kjo do të ishte e vërtetë, përse u arrestuan kryetarët e D.P. Brendshme në Sarandë dhe në Pogradec? Kush kish guxim që të dënonte për zbatimin e urdhrave të presidentit Ramiz Alia?..
Unë jam vëllai i Sabitit dhe, këto që po them, mund të më merren si sentimentalizma të vëllait për vëllain, por, e para, flas për raste në një kohë kur autorët janë gjallë, e dyta, ja çfarë kanë thënë disa kundërshtarë politikë për të :
Prof. Neritan Ceka, themelues i Partisë Demokratike: “Mik i dashur Sabit, si ta besoj që nuk je më? Shumë pak kemi qëndruar bashkë, por kohë historike dhe nuk e di përse të kam dashur thellësisht me shpirt. Diku do jemi gjithmonë bashkë, tek më e rëndësishmja, qeveria e burrave që i dolën zot `97-ës. Neritani”
Dashamir Shehi, kryetar i L.ZH.K. , thënë tek TV Klan: “Nqse do ta pyesje Sabit Brokajn se, kë do të donte Partinë apo Shqipërinë, ai do të zgjidhte Shqipërinë”
Avokat Spartak Ngjela, ish i burgosur politik, intelektual i dëgjuar: “…Ndjej keqardhje të thellë, dhe shpreh me këtë rast respektin e veçantë që kam pasur për figurën e tij: individ humanist dhe shumë i drejtë. Ishte nga të rrallët ish komunistë shqiptarë, që, duke qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndihej me bindje, i shkëputur nga doktrina komuniste. U kujtoftë ngaherë për të mirat që ka bërë si mjek humanist dhe si politikan korrekt…”
Do ta mbyllja këtë reagim me një thënie latine: “Sado i pasur të jesh, nuk e blen dot të kaluarën”, që, për ish kryehetuesin Qemal Lame do të thotë se, nuk ka aq fuqi të falsifikojë të kaluarën e tij, duke sulmuar të tjerët për të qenë vetë hero. Nuk është fajtor pse ka qenë kryehetues, por është mëkatar për atë se, si e ka kryer këtë detyrë dhe për borxhet që po krijon duke u marrë edhe me ata që s’jetojnë më. Me sa kuptohet, koha pas viteve 90’, nuk i ka bërë mirë shëndetit, ose i ka hequr kallain karakterit të tij…
PETRIT BROKAJ Vlorë, më 18 korik 2022
Shume sake Petrit une Sabitin e kam pasur ne klase ne FM ka qene je personalised ne mjeksine Shqiptare njeri me super integrated kam kujtime te pa haryana per kete burre I qofte I lehte dheu ku prehet Sa per kete zvaranik genjeshtar patollogjik mos u shqeteso se ata qe ka torturer ne birdcage nuk do ta heroine…
Qemal Lame iku dhe u ndihmua të ikte dhe, erdhi kur i thanë të vij
Qemali eshte mbeturina, qelbesira qe bashke me te ngjashmin e tij BLEND Fevziu/ HALEZIU kerkojne te hedhin balte me genjeshtra e mburrje.
Degjoni HALEZIUN kur thote per mburrje e se nuk pranoi te behet minister, duke thene ate qe ia kane thene te tjere, madje edhe ne intervistat e tij, -se te merr lirine. PLAGJATURE NE BISEDE.
Blendi FAQEZIU do lirine qe te shkoje ne lokale fshehtas gruas
KETE PJESEN Z. BROKAJ DUHET TA THEKSOSH QE ISHTE ME HUMOR NGA ALIA SE PO TE QE ME GJITHE MEND, HALILI PO ASHTU NUK DO VAZHDONTE NE ATE POZICION. “Hë, mor Halil pse nuk qëlloni që, po ju rrëmbejnë anijet luftarake?’ dhe përgjigja e Halilit ishte kjo: “Shoku Ramiz, komandant i Përgjithshëm jeni ju, jo unë!”.
Po te gjithe e dime se cfare beri Prokuroria ne ate kohe> Terror dhe frike! Kishim frike se do te na arrestonin ne mes te dites apo edhe naten si njerez te prapaskenave qe ishin n keta prokurore! Ata duhen nxjerre para drejtesise! Flet sot Saliu qe Rama eshte i shitur tek Milloshevici dhe Vucic dhe Rusia! Kush flet ky kriminel me lidhje te fshehta me UDB! Pse nuk i vihen pranga Saliut? Mos kini frike nuk destabilizohet Shqiperia nga disa Veriore injorante!
Ramizit i kishin rene puplat ne ate kohe, nuk e pirdhnin as rojet e tij
Nuk e di pse familja apo fisi Produari ne Berat’,nuk e padit kete kriminel, kur pa fakte ju pushkatoje djemte, pwr kombinatin e Maos, ky birbo ishte prokuror, tani ky lapangjozi Ziufevzo, ka disa here qe e therret ne studio, ky do jete nje spiun e pa deklaruar dhe ja ka friken ketij metalurgut Qemal, se shkollen e mesme e ka metalurg ne politeknikum, nje spiun qe spiunonte shoket e tij dhe u shperblye me juridig!!
Ama gruaja e Qemalit, Matilda ka qene ylli i lagjes sone, po iku shpejt se Qemal shkerdhata beri karriere dhe si shume legene te tjere ia hengren koken atij sistemi.
Sabit Brokaj ishte nje burre shteti,atdhetar dhe shume i perkushtuar ne detyrat qe kreu.Besnik dhe teper serioz.Une punova direkt me te kur ai ishte minister mbrojtje ndersa une atashe ushtarak ne Republiken e Turiqse.Vizita e tij ne Turqi ku u prit nga presidenti Demirel,kryetari i kuvendit Himet Cetin, ministri e mbrojtjes dhe shefi i shtamadhorise fuqizuan dhe konsoliduan akoma me shume marrdheniet politike dhe ushtarake te dy vendeve.
Detyra me lidhte te komunikoja cdo dite me tlefon ose me fakse zhvillimet midis dy vendeve, ku gjeja mbeshtetjen e tij te plote dhe shume inkurajuese.
Zabit Brokaj as mund te krahasohet me Qemal Lamet,por ndoshta me asnje kryeminister apo president te deri sotshem.
Hajro Limaj
Kolonel (R)
DREJTOR I iNSTITUTIT TE pOLITIKAVE TE sIGURISE kOMBETARE (OJQ)
O Hajro, ti dredharak si me PP ashtu edhe me PD, koken i a hangshi njeri tjetrir. Zotesia e Brokes ishte Besnikeria ndaj Partise, qe i dha nje kariere nga ndihmes mjek nendetese ne doktor, minister shendetesi. Si kryetar i rremujes ne Vlore, e beri minister mbrojtje, ku solli njerezit ushtarake e civile imorale e hajdute. U hoq nga minister mbrojtje nga skandali, ssx dhe masazhe erotike me sekretaren, vajzen e shokut.
Edhe Qemali nje m..ut ishte.
Ne se je patriot, thuje nje fjale per detin qe u fal grekerve, thuje nhe fjale per Ballkanin e hapur, qe synon te beje jugosllavine e re dhe gllaberimin e Kosoves nga “vllau” Vuciq.
ORE, KU KA HUMBUR SKYPIONI?!!!
Qemal Lamen nuk e kam njohur,ketu neper gazeta ja kam degjuar emrin.Paska shpetuar Kadarene,,Aferim i qofte! Enverin nuk e detyroi e motra mos i vriste burrin.
Kurse Sabit Brokaj ka qene Lab burre.
Pas vdekjes enverit se nga mbine keta antienveristat si Qemal Lame,Sali Berisha,Edi Rama,
Mire Kadri Hasbiu me Fecorrin nuk i pane,,po Nexhmija me shokun Sillo?
Jo vetem kur u be Dok.Prof,por qe kur ishte mjek,shef i shendetsisr ne Brigaden e Sjijakut ,kudo ne shijak e mbanin ne goje sinjeri dhe mjek i shkelqyer.zEshte larguar per ne Spitalin Ushtarak Duke lene mbresa te shkelqyera.Qemsl Lame?kam komentuar Edhe here te tjera per te,nje vemje frikacak dhe i paafte.2 Perilli i shkodres i vuri vulen
Ga-qi, ben faj per ato qe thua se je fshehur si muti ne shi dhe ashtu do perfundosh. Ke sy e surrat ti paçavure te zeshe ne goje emrin e Zabit Brokaj! Ndyresirat e ketij vendi qe u perhapet si purtha ne derrase!
Ore njihni jubajgen Qemal Lame.Vetem nje gje ka patur pozitive.Ka 0atur Matilden e bukur.
Te gjitha bisedat,takimet,korespondenca e Enver Hoxhes eshte e dokumentuar.Asnje prej tyre,nuk ja patur Lame Bajga.Ai ne vleresimin Enver,Hekuran Ramiz,vleresohej si njeri pa pike vlere.Vetem per te mbrojtur hetuesine nga name I keq qe kishte.Per proceset kryedore ne hetim.Hetuesit e proceseve kryesore,lidheshin dhe mernin orjentime nepermjet Hekuran Isait apo drejtoret e tyre.Qemali qe abandonuar.Ka sloma shume deshmitare te asaj kohe,qe e kane njohur mire.Si nje face qe vazhdon te rise,shkallen e putrifikimit.
Zoti Petrit Brokaj!
Nderim për reagimin ndaj një shpifësi të fëlliqur, me emrin qemal lame lamashi!
Nga viti 1980 deri ne vitin 1990 Shqiperia ka patur ne krye te Institucionit te Hetuesise nje njeri pa emer, nje anonim, nje te paaftë. Ky ishte qemal lame lamashi, njeri pa zë, njeri hije, njeri erresire…
So ne jetojmë një kohë, kur injoranca, idiotesia, imoraliteti, paaftesia, brutaliteti, zvetënimi, me nje fjalë: antivlerat – janë bashkuar dhe kerkojne autoritet të sundojnë e diktojnë mbi vlerat mijëravjeçare te shoqerise njerezore.
Këtë kohë na e solli perbindëshi nga viçidoli dhe kjo kohe do të kalojë, por do të zgjasë, derisa të shuhet vala goditëse intensive e antivlerave…
Qemua eshte transformuar ne nje njeri me shume antivlera, eshte zvetënuar totalisht dhe nuk ka mundesi te rikthehet perseri ne normalitet. Ai tani nuk del dot nga bataku.
Meriton thënien e gjeniut Arben Duka për kohën, që jetojmë:
“…Nga sytë largoni gjumin,
Përparoni çdo ditë nga pak,
Most rrini tok me llumin,
Pështyni në batak!”…
Ku krahasohet i zvetënuari qemal bataku me personalitetin e shquar te mjekesise dhe te politikes shqiptare, prof.dr. Sabit Brokaj!?
Eh, qemal, more qemal!
More arratinë si era,
Ike me bishtin ndër shal’,
U mbushe me antivlera!
Nuk ka të krahasuar, eshte e pamundur!
Sabitin e ndjerë e kam njohur personalisht, ne te njejten dite, kur ishte sebashku me Dr. Lutfi Balili-n. Kemi qendruar bashke per 3 apo 4 dite, kur ishim ne nje sherbim ne gjysmen e dyte te vitetve ’70.
Kujtim i paharruar. Te dy mjekë dhe njerez te dashur, te thjeshte, teper te lirë ne komunikim, te sinqerte, të gatshëm për ndihme dhe ishte kenaqesi te degjoje, kur flisnin dhe çdo gje qe thoshin, ishte e qarte si drita. Kam patur privilegjin, t’i njoh dhe te jem ne shoqerinë e tyre te paharruar, megjithse rrallehere takoheshim.
Nje pershendetje te veçante me urimin per shendet, paqe dhe miresi ne familje, nëse e lexon kete shenim, shkon per Dr Lutfi Balilin.
-Je i gjallë, i paharruar, i nderuar në perjetesi, i dashur Sabit Brokaj!
Ike shumë para kohe, sherove dhe shpetove shume jete dhe shpirtera njerezish, por me punen dhe sjelljen tende je i gjalle dhe frymezues deri në përjetësi.
Ngushellime familjes krenare, femijeve, te gjithe te afermve, miqve dhe shokeve per humbjen e pazevendesueshme!
(Nga mërgimi…)
Me vjen shume keq p Qemal!
Sa poshtë ke rënë ,sa pa vlerë !
Turpi është pak për ty .?
Katowice vazhdon
Politika ne dore te mostrave https://gazetamapo.al/pas-ne-kohe-fjalimi-i-pazakonte-i-ramiz-alise-ne-vitin-1989/
Si ka mundesi qe te gjithe keta kryeprokurore,kane perfunduar ne gijotin ose kan fituar azil ne vende qe luftojne krimin dhe komunistet
Qemali ne gjermani,ndoshta ushqehet me taksat e popullit gjerman…
Adriatik llalla e thartur mbrohet nga italianet dhe ndoshta eshte ne ndonje hotel luksoz….
O plere o Qemal. Po ti njihesh qe je super legen??? Po si ka mundesi qe te japin mundesi te dalesh neper ekrane??? Pasi ti je i deklaruar si pis burre???
Ka mundësi që e nxierin nëpër ekrane sepse ata të ekraneve jan më të ndyrë e më të dhjerë se i pa fytyri.
Qelbësirat tip Qemal Lame janë dëshmi e degjenerimit të partisë që udhehiqte vëndin me dorë të hekurt dhe me koken bosh .
Me Qemalë e me më mut se Qemali qenë mbushur Byroja idiote Politike , Komiteti Qëndror pa asnjë vlerë , ministritë e me radhë…
Mjerë ky popull ç’ka hequr….
Po sot Shqipëri si je ?!
Keq e më keq , ç’do ditë e më keq . Shqipëria e vogël dhe bukuroshe po braktiset pa u ndalur . Më maskarenjtë I nxjerrim në krye .
More , do vemë mënd ndonjë ditë ne , do i dalim për zot vëndit apo ua kemi dhënë me konçesion botes dhe politikaneve tanë horra!
Del QEMAL QENEFI sepse e fton nje i ngjashem, HALE BLENDI.
A nuk e shihni sa ngjajne, secili ne misionin qe kane dhe duan te arrijne
Keto plehra e shkaterruan sistemin dhe po ashtu bejne edhe tani
Siç ka thënë edhe i ndjeri Arben Duka, duke shkruar për Qemal Lamen,:”Në hetuesi kanë punuar njerëz të llahtarshëm”! Qemal Lame ka qënë njëri nga shtyllat e sistemit gjakatar të Enver Hoxhës. Rrënqethem kur mendoj njerëzit e pafajshëm që kanë kaluar në duart e tij. Përrallat që na rrêfen për Kadarenë nuk i beson njeri. Kadareja ishte i adhuruari i Enverit, një i përkëdhelur i regjimit. Koha tregoi që shumica e atyre që hiqeshin atëhere sikur të ishin djemtë e Karl Marksit kanë qënë thjesht përfitues, njerëz pa dinjitet dhe shtyllë kurrizore, të etshëm për karrierë dhe pushtet. Që asgjë nuk i lidhte me komunizmin, veçse dëshira për të shtypur të tjerêt poshtë tyre, për tê pasur privilegje, për tê qënê “tê mbrojtur” etj etj. Me një fjalë njê racë e ndyrë. Ky Lame ishte prodhim i asaj kohe.
Ndiej neveri per keta njerez qe te merrnin shpirtin dhe s’pyesnin fare para 1990 dhe sot jane “demokrate”. Qemal Lame nje gjallese e ndyre njerezore, ndersa Sali Sheqerja nje kerme qe akoma s’po i iken era e keqe Shqiperise. Nje qytetar vlonjate me tregon: ishin zgjedhjet per kuvendin popullor. Me semuret nen nga zemra dhe mjeket e Vlores me rekomandojne ta çoj ne Tirane. Shkova ne Tiranee vizituan dhe me thane ka nevoje per operacion urgjente, por duhet te flasesh me sekretarin e organizates baze te partise shokun Sali Berisha, me thane, per ta shtruar. Shkova ne zyre, dera hapur, trokisja dhe ai s’ngrinte as koken; me ne fund me thote çfare ke? I tregova historine dhe urgjencen. Me thote tani s’kemi kohe se kemi zgjedhjet, shko ne Vlore , te votoje dhe pastaj sille ketu. Po nuk pret , i theme. Shko, shko, me thote. Mora nenen, dhe u nisa per ne Vlore me tren. Nena vdiq ne tren, as ne Vlore nuk shkoi pa lere me voten qe nuk e hodhi dot per partine e Sali Berishes. Pse e tregova; qe te binden ata qe u ka ngele pak mend se kush ka qene Qemal Lame apo Sali Sheqere Berisha dhe ca te tjere qe sot perdridhen si kurva paralamentare Grida Dumka etj.
O zoterinj komentues, te drejte i jap Petritit, se e kam dhe nga Vlora.
Por, Rilindja po na shet Detin dhe PAvaresine.
Si do bejme ?
Keni ndonje mendim per kete?
Historite me Sabit i diskutojme me vone
Po pse merreni me Qemal Lamen,nuk ja vlen.Ky jo vetem qe eshte njeri pa vlera,por qysh i ri ka pas probleme te shendetit mendor.A e dini qe Qemali fliste me henen?Nuk bej shaka.Si krye hetues ka merite vetem per denimin me vdekje te Havzi Neles.Ka drejtuar hetimet vete drejtpersedrejti.Ca flisni per nje cope robi koti.
Petrit djali.
Te gjitha qe thua mund te jene te verteta, por shkruar nga dora jote, krijojne nje ndjesi hipokrizie te thelle.
Ne se Qemali ka qene dora e urryer e atij sistemi, ti ke qene pjesetar i trurit te atij sistemi. Mire eshte qe kur shkruan ne publik dhe prek tema te kohes se shkuar, ne fund te besh dhe nje biografi te shkurter tenden personale, qe njerzit qe nuk te njohin te mesojne se kush ke qene. vlonjatet kane kujtese dhe mbajne mand se kush ke qene…Me pelqeu ajo thenia ne fillim te shkrimit…sepse dhe ti, ashtu si Qemali, nuk e blen dot te kaluaren…
Ne se deshiron nje debat publik , ketu ne gazete, jam gati te te freskoj kujtesen…
Po ka studiiar per gjuhe ruse, keshtu e ka filluar ne Skrapar, arriti instruktor per arsimin, ne fund kur kish mbaruar gjithcka e bene sekretar. Mos thuaj jo cfare ka qene Petrit Brokaj, por cfare ka bere kur ka qene!
Bravo vlonjat i vjter nuk i heqe asnje presje komentit tuaj
Per detin dhe pavaresine, duhet te ngrihet ne kembe i gjithe populli.
EDI RAMES, detin e pavaresine sja polli familja.
Ndrysho Kushtetuten dhe sanksiono per problemet madhore te vendose Referendumi. Ju e keni bere Kushtetuten e vendit tim pacavure duke bere ndryshime te kota per tekat e juaja per te plotesuar deshirat e ministreshave trushplare.
Mos guxo te veprosh pa pyetur popullin. Populli eshte fat i vendit, e jo ju qe vini e shkoni si kofili pas te vjelash.
Do vije dita qe do harroheni, por tradhetia mbetet ne histori.
Mjaf vendoset ne kurriz te popullit.
Mallkimi do te jete trondites.
Mjerre kush tradheton.
Sa per ate Lamen nuk ja vlen te zgjatesh se njihet se sa vlen.
DETIN PAVARESINE
BALLKANIN E SHQYER
VERIUN E KOSOVES
PS ne E SHKERDHYER
SKENI PUNE ME TO
VENDOS VETE CARI
JU VEC ILNI KOKEN
NE JU VRET SAMARI
KESHTU E KA JETA
LUFTON NJE BREZ I TERE
KRIMBI TRADHETISE
E BEN NE UJE NJE VERE
NE VERTETJ U DHEMB
FATI I VATANIT
PERSE SI TREGONI
VENDIN KAPEDANIT
ME LUTJE ANKIME
NUK MBROHET LIRIA
U DERDH GJAKU LUM
U BE SHQIPERIA
KY VEND DO TE BEHET
NGA DUART ME BALTE
NGA BRITME E MJERIMIT
NGA SHPIRTERAT E LART
Koha e p.dhit të sat’ëm.
Qemal Lame ishte nje kukull memece ne ate regjim. Me (mos)veprimet e tija, ai ka demtuar shume jete njerezish.
Me e keqja eshte se kerkon te retushoje fytyren e tij si nje zvarranik lapangjoz.
O MOISI O BIRI KURVES
PSE TE DOGJI O KOPIL
NE TE KRUHET UNE TA KRUAJ
TA LE BRENDA SI FITIL
Qemal Lamja ka qene njeri i mire asnje ne ate kohe nuk dilte dot kunder PPSH me e shumta qe kane bere Lamja dhe shume njerez te ndershem qe kane punuar ne ato organe ka qene zbatimi i perpikte i ligjishmerise gjithe ata qe behen trima tani flasin ne hapesire dhe kohe tjeter
Hahaha si i shmangen te vertetes monstrat enverist , pa ju dredhe qerpiku fare , , pija kafe me qemalin un thite sekretari enverist i vlores , Dhuna ndaj te rinjve te levizjes se pare ne vlore me parullat poshte komunizmizi , arestimi dhe denimi.kapital i tyre me urdher te komitetit te partis se rethit ,ju kujtohet shoku sekretar
Pergezime Petritit per kete replike te imponuar nga nje njeri bastard sic eshte Qemal Lame. Se kush eshte Sabit Brokaj, nuk eshte e nevojshme qe ne keto rreshta te portretizojme personalitetin e tij si intelektual, politikan apo si atdhetar. Ai e tregoi veten jo vetem kur ishte i veshur me imunitet parlanentar, por edhe nga pozitat e nje qytetari qe zemra e tij pulsonte vetem per prosperitetin demokratik te Shqiperise, qysh kur ajo ishte nen regjimin komunist. Po ky Qemali eshte aq koqe gomari sa qe njerzit duhet ta besojne kur i lutej Enveri: “ Shoku Qemal, nese ke kohe mund te takohemi”!!!! Dhe me pas:” Per cka biseduam, mos i thuaj gje Ramizit dhe Hekuranit” Pra Qemali del figure e dyte. Enver Hoxha ka mbajtur ditar. Si ka mundesi qe ai as e permend fare kete idiot?!! Edhe nje hyner tjeter i Qemalit, se Mehmet Shehun e paska vrare Kadri Hazbiu dhe pas 20 minutash ky paska vajtur ne shtepi. Po mire more loqe, a e di ti se Mehmet Shehu ka lene leter me shkrim dore dhe tregon arsyet pse po vret veten. Cfare tentativash ke bere ti per te bere krahasimin e kesaj letre me njedokument tjeter shkresor te Mehmet Shehut per te arritur ne konkluzionin qe edhte i njejti shkrim apo manipulim?!! Qysh kur ishte kryetar Hetuesie, per shkak te karakterit te tij si lavire, i ndjeri Luan Pobrati, sa here qe ishte data 8 Mars, iu thosh kolegeve: Mos harroni te uroni Qemalin. Ti Qemal je jo vetem burre kurve, por edhe edhe nje hale publike ku duhet te dhjesin te tere sa here vjen ne Tirane. Kaq per sot.
Shaban, po na tregon se ne ate kohe paska patur ca njerez “te mire”, qe nenkupton heshtjen ne pune dhe hanin nje cope buke sipas ligjit. Po tani ky njeriu i ligjit çfare po ha me uri te madhe, e shikon ti?! Me e mira, qe duhet te bente ky balash, do te ishte: te heshtëte dhe jo te pergojoje njerez model, qe kane emer ne çdo kohe dhe kane firmosur perjetesine me punen, sakrificat, flajën, talentin, atdhedashurine, siç eshte ne rastin konkret Prof.dr. Sabit Brokaj.
Lame lamashi eshte njeri i bjerrur nga çdo vlere njerezore, meriton perbuzjen dhe peshtymen!
Petrit Brokaj, mbaje koken lart! Nuk behet pis floriri prof. Dr. Zabit Brokaj ne llumin e Qemal Lames. Dr. Zabiti do mbahet mend per vlerat e tij intelektuale, por ai perfaqsonte edhe figuren e labit si burre fisnik. Dr Zabiti nuk u ndot asnjehere ne korrupsion, ruajti figuren e shtetarit te paster. I pa harruar kujtimi i tij!
I pa harruar kujtimi I tij
Po “Armiku i Kllases” ku eshte ne kete refim mallengjyes te vellait te Zabit-Oficerit te Enverit me mllef kunder Krye-hetuesit te Enverit qe impresionoi shume fanatike te Partise se Punes, aq shume u impresionuan nga ky tregim mallengjyes sa harruan ne cast Hashimin ne burg ne Hage dhe Armikun Dick Marty ne Zvicer dhe filluan te vajtojne e te qajne si krokodile te vertete, por qe ne, burgaxhinjve te regjimit satrap komunist na gezoi pamase, aq shume sa ngritem dolli me nje gote raki te mbledhur tek Tajvani
Ja sepse:
Sepse vertetoi deklaratat e hershme te intelektualit dhe te Botes Demokratike qe vertetojne se:
KOMUNISTET ME SHUME SE ARMIKUT I HANE KOKEN NJERI TJETRIT
Komenti me i bukur zoti “Intelektuali”. Koken hengshin qente qe na e shkaterruan jeten.
Hahaha si i shmangen te vertetes monstrat enverist , pa ju dredhe qerpiku fare , , pija kafe me qemalin un thite sekretari enverist i vlores , Dhuna ndaj te rinjve te levizjes se pare ne vlore me parullat poshte komunizmizi , arestimi dhe denimi.kapital i tyre me urdher te komitetit te partis se rethit ,ju kujtohet shoku sekretar
Pershendetje Petrit Brokaj per pershkrimin modest, konciz dhe objektiv te aktivitetit te vellait tuaj, Profesor Zabit Brokaj. Kam patur rastin te bisedoj me ju dhe me vellane tuaj gjate viteve 90-te dhe solidarizohem plotesisht me shkrimin tuaj ketu me siper.
Duke sjelle ne kujtese aktivitetin publik te Profesor Zabitit prej vitit 1990 une me bindje do te deklaroja: ai ka qene nga politikanet e intelektualet e rralle qe kishte kurajon labe, ishte patriot i vertete dhe idealist qe u perpoq e sakrifikoi per nje Shqiperi te vertete demokratike dhe nje shtet shqipetar dinjitoz.
Gjithashtu jam plotesisht dakord me diagnozen dhe portretizimin qe i beni ish kryehetusit te diktatures, legenit Q. Lame. Nuk e kam njohur as degjuar kete legen para viteve 90-te por kam lexuar disa shkrime (fantazira ) te firmosura nga ai keto vitet e fundit. Duke pare postin qe ka patur ai ne diktature dhe absurditet me rolin e “shpetimtarit” qe mer tani ne kete kohe, eshte mese normale qe Qemal Lame te futet ne kategorine e nje sharlatani te lajthitur per te mos thene (te me falin lexusit) qe ai eshte nje zagar endacak qe leh per ate qe i jep ca mbeturina te haje dhe e ndersen atje ku inevojitet.
Nuk mund te flas per Brokajn, por ate lamen e kam njohur mire. Pasi mbaroj politeknikumin per metalurgji, u emrua teknik tankesh ne Sauk, pastaj pasi mbaroj me korespondence juridikun, arriti te behej krye hetues, si valle nje njeri me kualifikim gjysmak arriti deri ne kete shkalle ne pushtet? Cila ishte merita e tij? Une mund te them se ai ishte njri i lindur per te bere keq. Njeri cinik, i cili u perkrah nga kriminelet e kohes, thuhej se gjate hetimeve te bera per grupet armiqesore, ky qemali shkelqeu. Pra nje kriminel i lindur. Nga une dhe besoj nga shume qytetare qe e kane njohur kete moster, qemali meriton fyerjet me te medha. Ai nuk ka turp e del ne media, kur e di fare mire se kush eshte eshte dhe se qytetaret qe i kane vuajtur ne kurriz bemat e tij jane akoma gjalle.
Qe ne momentin qe Qemal Lame filloj te fliste per Enverin sikur e kishte shok e kuptova ca burr muti ishte,habitem me vellain e Dabitit qe ulet aq poshte sa merret me nje mut,lere mos e nga se i del era.
Vlonjati i vjeter edhe une jam vlonjat i vjeter.Persa i perket Petrit Brokaj ka qene familje e lidhur me luften ky sekretar partie ka bere detyeren si shume te tjere,por nuk mburret per cfare ka qene,por thote nje te vertete per njeriun e poshter Qemal LAME.Ke qene pjese e kupoles te diktatures,hiqu menjane ,mos ehap gojen,kete duhet te bente dhe qemal lame
sa per dijeni urdherine fundit per arestime e jepte vetem sekretari ipare dhe brokaj asnjehere nuk ka qene sekretar ipare
SI koleg do them konsideraten time per labin e mencur dr.prof Sabit Brokaj-mjek i zoti ,humanitar me ndergjegjie njerezore dhe profesionale.Ipaharruar kujtimi itij .MJEKET E LABERISE DUHET TA KENE SI BUSULL HUMANIZMI
Ky artikull asht per luften mbrenda llojit. Te tane dojne me dale me duer te pasterta. Kush i bani krimet monstruose per gadi 50 vjet?? Kush?? Enveri e ky Qemali nuk kane kene ne cdo mbledhje partie kur ju aprovoshit, debime, arrestime, plane ekonomike per ndertimin e socializmit, pra shkaterrimin e Shqipnise. Kush, zoti Brokaj?? Kush ka ba propaganden e asaj qeverie kriminale? Ju komunistet z. Brokaj. E vertete qe me i torturue i kane torturue hetuesit apo policet. Por ju, z. Brokaj, ju komunistet ndertuet dhe mbajtet ne kambe ate pushtet.
Qemal krimineli na del ne TV per me na diftue se sa burre i mire ka kene, ju z. Brokaj na diftoni se sa te mire keni kene, Berisha na difton sa i mire ka kene edhe asht, Rama na del e na thote qe asht krenar per baben qe e ka pase te bashkuem me ato qe bane rrugen e drejte te historise…
Shkurt hesapi, komunistat ishin e jane plehi i Shqipnise. 30 vjet mbrapa, vazhdojne e kujtojne me nostalgji periudhen ma te tmerrshme te popullit shqiptar, ne vend qe me e mbylle shkarpen/llapen ose po folne per ate periudhe duhet vetem me kene tuej kja e tuej kerkue ndjese. Ne ferr keni me shkue te tane, mos keni marak. Ne kjoftese nuk besoni, atehere ta keni te sigurte, qe ka me ardhe dita qe pasardhersve tuej ka me i ardhe turp per kush keni kene e kush jeni. Maskarenj qe vazhdoni me lehe e me ba dam. Keto jeni sot (edhe shume prej komentuesave ne kete artikull)
Ky artikull asht per luften mbrenda llojit. Te tane dojne me dale me duer te pasterta. Kush i bani krimet monstruose per gadi 50 vjet?? Kush?? Enveri e ky Qemali nuk kane kene ne cdo mbledhje partie kur ju aprovoshit, debime, arrestime, plane ekonomike per ndertimin e socializmit, pra shkaterrimin e Shqipnise. Kush, zoti Brokaj?? Kush ka ba propaganden e asaj qeverie kriminale? Ju komunistet z. Brokaj. E vertete qe me i torturue i kane torturue hetuesit apo policet. Por ju, z. Brokaj, ju komunistet ndertuet dhe mbajtet ne kambe ate pushtet. Qemal krimineli na del ne TV per me na diftue se sa burre i mire ka kene, ju z. Brokaj na diftoni se sa te mire keni kene, Berisha na difton sa i mire ka kene edhe asht, Rama na del e na thote qe asht krenar per baben qe e ka pase te bashkuem me ato qe bane rrugen e drejte te historise… Shkurt hesapi, komunistat ishin e jane plehi i Shqipnise. 30 vjet mbrapa, vazhdojne e kujtojne me nostalgji periudhen ma te tmerrshme te popullit shqiptar, ne vend qe me e mbylle shkarpen/llapen ose po folne per ate periudhe duhet vetem me kene tuej kja e tuej kerkue ndjese. Ne ferr keni me shkue te tane, mos keni marak. Ne kjoftese nuk besoni, atehere ta keni te sigurte, qe ka me ardhe dita qe pasardhersve tuej ka me i ardhe turp per kush keni kene e kush jeni. Maskarenj qe vazhdoni me lehe e me ba dam. Keto jeni sot (edhe shume prej komentuesave ne kete artikull)
Sabit Brokaj kur ishte ne Ministrine e Mbrojtjes ka nje histori interesante me ish Mis Shqiperia.
Qemal Lame servil ne palce po edhe Sabiti ne jeten politike ka lene per te deshiruar.Respekte vetem si doktor
Respekt per te ndjerin, njeriun e mire e babaxhan, doktorin e nderuar z.Sabit Brokaj,…por nuk kam pare ne intervistat televizive apo opinionet e z.Qemal Lame te kete anatemuar doktorin dhe politikanin e nderuar z.Sabit Brokaj. Sidoqofte e shkuara e para 90-tes e z.Lame ne krye te Hetuesise se diktatures, nje gje eshte e vertete, qe eshte me mire qe ai flet dhe shprehet per eksperiencen e tij, pavaresisht kundershtive dhe mosbesimieve ndaj atyre c’ka z.Lame tregon, sesa aimos fliste fare. Gjithkush eshte i lire te shprehet sot e mot. Edhe z.Petrit (dhe jo vetem ai) mund te ishte ftuar dhe te ftohet ne debat perballe tij, dhe te debatojne ne opinionet televizive jo vetem te z.Fevziu. Sa per ate qe z.Lame te jepte doreheqjen po te qe burre nga kreu i hetuesise..hmmmm doreheqje the..?!!!! Po pastaj, “gijotina”? Me gjithe familje e farefis!
Z. Broka me pelqeu articulli juaj qe demaskon katercilerisht,
VEMJEN Qemal Lamaj ! Por nuk do te ndalem te Ky personash
I Kafkes “Grigor Samsa” qe pesoi metamorfozen me te tmerreshme-
te qenje frymore sic eshte krimbi apo brumbulli dhe insekte te
tjera qe per te mbijetuar marrin ngjyren e kamaleonit ! Por zoti
Lame eshte edhe prototip i Josif K. qe edhe Ky ben pjese ne ga-
lerine e personazheve te FRANZ KAFKES ……!
AnyWay ! Ne kete koment nuk ja vlen te merresh me kete reptil!
Fjalen e kam gjetke : Ne vitet 70-80-90, ne korridoret e KQ te
PPSH flitej, sigurisht per nje fare “Kashe i Pavdekshem”, I cili
bente Ligjin e Kuadrit ne KQ te PPSH dhe qe rezatonte ne te
gjithe vendin . Ata qe kane jetuar ne ate kohe I njohin mire ligjet
dhe rregullat mbi kuadrin ku mbi te gjitha vihej “besimi politik”!
Per “Kashen e Pavdekshem” (M.B) thuhej se e njohte ne maje te
gishtave !? Metoda e tij empirike e therriste ne KQ nje kuader qe
do te promovente, e conte te Hena, I jepte nje kafe dhe kaq e pati!
Shefi e percaktoi me shikim nen syzet “bythe kavanozi”, “besnikun
e partise” , diten tjeter ky kuader hynte ne nomenklaturen Byros
Politike apo te Sekretariatit te KQ te PPSH ! Deri ketu shefi e kishte
plotesuar detyren, e kishte zgjedhur kuadrin “besnik” ! Por pas ca
kohesh kuadri I njohesit me themel, M.B na dilnin “veze lluke” dhe
ky njohes nuk mbante asnje grime pergjegjesie …..! 40 vjet qendroi
ne nje vend duke marre me qafe qindra e qindra kuadrin….! Perfitonin
vetem servilet e tipit Qemal LAmaj , nje krimb gjirizesh …..!!
Z Petrit nuk ju njoh por vellain tuj te ndjere e kam njohur si nje njeri te mrekullueshem. Sa per njerez te tille si Qemal Lame nuk ja vlen te merresh sepse keta lloj njerezish per te shpetuar veten jane gati te djegin gjithe SHqipirine tone te dashur.Jam deshmitar i kohes kur vartesit e tij me te zinj se ai jo vetem i torturonin te arrestuarit,i rrihnin ne menyre barbare por arrinin derii atje sa qe ju perdhunonin edhe grate dhe vajzat ne kohen kur burrat e tyre ishin me duar lidhur ne qelite e Qemal Lames.Cfar benin hetuesit e tij si Maks Ostreni shefi i htuesise se Tiranes per sektorin politik,apo nje fare Vaske Zarko me urdher teZ.Qemal.per keto mund te flasin ata qe e kane hequr ne kurriz.Prandaj ju lutem mos u merzitni nga fjalet qe hedhin poshte e lart njerez si ky,ata ate pune kane per ate e paguan padroni.RRespekt per te pa harruarin Zabit.
Shume i je dedikuar nje qeni te ngordhur qe edhe lehja nuk i shkonte !Te gjithe e ndoqem ate interviste qe fatmiresisht nuk u nda nga niveli medioker i te dyve si drejtuesit dhe “te penduarit” Lame,ku Blendi Fevziu i versulej si kryehetues e ai vete pergjigjej si i akuzuar duke i dale djerese sepse as kapacitet per te genjyer besueshem nuk kishte!
qelbesira komuniste ashtu ju pafsha
Hahaha si i shmangen te vertetes monstrat enverist , pa ju dredhe qerpiku fare , , pija kafe me qemalin un thite sekretari enverist i vlores , Dhuna ndaj te rinjve te levizjes se pare ne vlore me parullat poshte komunizmizi , arestimi dhe denimi.kapital i tyre me urdher te komitetit te partis se rethit ,ju kujtohet shoku sekretar
A
Shoku sekretar , ne vlore ka nis levizja e pare antikomuniste me parullat posht komunizmi dhuna arestimi , dhe denimi kapital kujt i faturohet , ju kujtohet lzicuoni juaj , shoku sekrtsr nje shtet i mir ju fut sebashku.me qemalin ne ligjin per genocidin
Ata vertet nuk u larguan nga vlora shoku sekretar , po kur iken ama me nje kontigjent enverist i vun edhe flaken qytetit , ne 97
Nga qytet patriot i Ismail qemalit e shnderuan ne qytet enverist me opinom te keq per vlerat qe i takojn vlores
Fatmir apo vlonjat – jeni genjeshtare te semure – absolutisht nuk kishte klime te tille ne Vlore; pas vdekjes se “qoftelargut” klima ishte krej ndryshe ; para pluralizmit kishte mbi dy vjet qe edhe komunistet ishin bere “disidente” ; flitej hapur pa frike…..