Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për nënat e papuna me shumë fëmijë/ Afatet e verifikimit të kërkesave për përfitimin e “vjetërsisë së punës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Për nënat e papuna me shumë fëmijë/ Afatet e verifikimit të kërkesave për përfitimin e “vjetërsisë së punës”
AktualitetEkonomi

Për nënat e papuna me shumë fëmijë/ Afatet e verifikimit të kërkesave për përfitimin e “vjetërsisë së punës”

Published: January 14, 2023
Shpërndaje

Prej dy javësh në portalin qeveritar “e-albania” ka nisur edhe aplikimi i përfitimit nga shtetit të vjetërsisë së punës (për efekt pensioni apo përfitime të tjera) nga të gjitha nënat e papuna me shumë fëmijë. Vendimi i miratuar nga qeveria gjatë muajit të fundit të vitit që lamë pas, përcakton se të gjitha nënave të papuna, që kanë tre apo më shumë fëmijë deri në moshën 18 vjeç, dhe që janë me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë në muaj, do t’u mbulohet pagesa e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, për periudhën e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 5 vjeç.

Njohja si periudhë sigurimi e këtyre viteve bëhet për efekt përfitimi pensioni pleqërie, apo edhe sigurimin e përfitimit të  barrëlindjes. Referuar të dhënave të bëra publike nga dikasteri i Shëndetësisë, rezulton se që nga çelja e aplikimeve për sigurimin e kësaj mbështetje nga shteti, janë me mijëra kërkesa të paraqitura në sistem nga nënat e papuna më shumë fëmijë që plotësojnë kushtet për të përfituar këtë “vjetërsi pune”. Janë mbi 2 mijë aplikimet e regjistruara në sistem vetëm në dhjetë ditët e para të muajit janar. “Aplikimi dhe verifikimi për përfshirje në programin e veçantë të subvencionit nga shteti për pagesat e sigurimit të detyrueshëm shoqëror dhe shëndetësor bëhet në mënyrë elektronike, përmes shërbimit elektronik qeveritar e-albania. Lista e përfituesve do të gjenerohet nëpërmjet Regjistrit Kombëtar Elektronik të Ndihmës Ekonomike në nivelin qendror të Shërbimit Social Shtetëror”, bëjnë me dije autoritetet e dikasterit të Shëndetësisë.

Procedurat e aplikimit janë tejet të thjeshta, ku çdo aplikim mund të bëhet lehtësisht brenda pak minutash. Nuk është e nevojshme që gjatë plotësimit të formularit të aplikimit të ngarkoni edhe dokumente të tjera të nevojshme. Ndërkohë që për të bërë kërkesën për përfitim nuk do të duhet të shlyeni asnjë tarifë.

- Publicitet -

Për të plotësuar kërkesën për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe atyre shëndetësore të periudhave të përkujdes për fëmijën deri në moshën pesë vjeç, fillimisht duhet që të hyni online në portalin e aplikimit në adresën www.e-albania.al dhe të vijoni me identifikimin si qytetar. Në vijim, duhet që nga lista e shpallur të zgjidhni shërbimin e listuar si: “Aplikim për përfitimin nga programi i mbrojtjes së veçantë nga shteti, për gratë e papuna, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç”, dhe të vijoni me aplikimin tuaj. Pasi të dhënat tuaja plotësohen automatikisht dhe nëse plotësoni kriteret për të qenë përfitues nga ky program do të duhet të klikoni në  butonin  që shkruan “Dërgo”. Me përmbushjen e kritereve të përcaktuara, si dhe dërgimin e kërkesës tuaj, ju do të bëheni menjëherë përfitues i programit të veçantë të subvencionimit nga shteti për pagesat e sigurimit të detyrueshëm shoqëror dhe shëndetësor për periudhën e përcaktuar të kujdesit në rritjen e fëmijës.

Autoritetet e dikasterit të shëndetësie bëjnë me dije se verifikimet për plotësimin e kushteve të përfitimit nga çdo aplikuese në këtë program do të bëhen automatikisht çdo muaj. “Lista e përfituesve do të verifikohet automatikisht brenda datës 25 të çdo muaji për përmbushjen e kritereve të përcaktuara të përfitimit. Do të jetë Shërbimi Social Shtetëror, që brenda datës 20 të çdo muaji pasardhës, do të përgatisë listëpagesën me kontributet shoqërore dhe shëndetësore të personave që rezultojnë përfitues, të cilën më pas ia përcjell Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si edhe kryen pagesën sipas legjislacionit në fuqi”, përcaktohet në udhëzimin e dikasterit të Shëndetësisë për ofrimin e kësaj mbështetje nga shteti në ndihmë të nënave të papuna me shumë fëmijë. Në çdo rast, Shërbimi Social Shtetëror të bashkëpunojë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor dhe Agjencinë Kombëtare të Shkëmbimit të Informacionit për procedurat e përcaktuara mbi përfitimin e kësaj mbështetje nga nënat e papuna me shumë fëmijë.

Si do të bëhet aplikimi online për përfitimin e “vjetërsisë së punës”:

  • Fillimisht duhet të identifikohuni si qytetar në portalin e-albania.
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për përfitimin nga programi i mbrojtjes së veçantë nga shteti, për gratë e papuna, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç dhe Klikoni butonin”Përdor”.
  • Pasi të dhënat tuaja plotësohen automatikisht dhe nëse plotësoni kriteret për të qenë përfitues nga ky program kliko butonin “Dërgo”. Pasi të dërgoni kërkesën tuaj, ju do të bëheni menjëherë përfitues i programit të veçantë të subvencionimit nga shteti për pagesat e sigurimit të detyrueshëm shoqëror dhe shëndetësor.
  • Verifikimi automatik i përfituesve për përmbushjen e kritereve mbi moshën e fëmijëve dhe të ardhurat familjare do të bëhet çdo muaj. Rastet e daljes nga programi i përfitimit njoftohen elektronikisht në adresën e emailt dhe në seksionin “Hapësira Ime” që ndodhet në portalin në e-Albania. Nëse pas daljes nga programi i përfitimit mendoni se i riplotësoni kriteret, mund të aplikoni sërish në portalin “e-Albania”.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?