Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për pasurinë e tij po dëshmojnë 240 burrat e fshatit, SPAK publikon pronat që do t’i sekuestrojë fermerit në Kozare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Për pasurinë e tij po dëshmojnë 240 burrat e fshatit, SPAK publikon pronat që do t’i sekuestrojë fermerit në Kozare
KronikeKryesore

Për pasurinë e tij po dëshmojnë 240 burrat e fshatit, SPAK publikon pronat që do t’i sekuestrojë fermerit në Kozare

Published: June 22, 2022
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Operacionit Forca e Ligjit, ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit Andrea Dinga dhe personave të lidhur.

Ka rezultuar se shtetasi shqiptar Andrea Bektash Dinga alias (Shtëpënja) alias (Prifti), është subjekt i aktit normativ, pasi me vendimin Nr. 6995/2014 datë 08 Tetor 2014 të Gjykatës së Apelit në Milano/Itali është deklaruar fajtor për veprat penale të “Emigracionit ilegal” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Po kështu sipas informacionit të ardhur nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, ky shtetas është arrestuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në këto rrethana, ky shtetas është subjekt i aktit normativ.

Nga të dhënat e administruara nga Operacioni Forca e Ligjit, rezulton se ky shtetas dhe personat e tjerë të lidhur, nuk disponojnë të ardhura të ligjshme për justifikimin e pasurive të tyre.
Mbi këtë bazë, që në Muajin Maj 2021 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me objekt konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon

- Publicitet -

• Pasuria e llojit Are, me sipërfaqe 1700 m2 ndodhur në Sauk, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
• Pasuria e llojit apartament, me Sip. 189.4 m4, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
• Pasuria e llojit garazh, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të shtetasit Bektash Hasan Shtëpënja;
• Pasuria e llojit apartament, ndodhur në Draç Durrës në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
• Mjeti i llojit autoveturë e markës Mercedez Benz, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
• Mjeti i llojit autoveturë e Markës Audi, prodhim i vitit 2005, në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;
• Mjeti i llojit motor i markës Harley Davidson, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;

Gjatë shqyrtiumit gjyqësor të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, subjekti i aktit normativ Andrea Dinga, dhe personat e lidhur, kanë pretenduar që të ardhurat nga të cilat është siguruar krijimi i këtyre pasurive janë si rezultat i punës së shtetasve Bektash Shtëpënja e Sokol Shtëpënja me një autokombajnë, të cilën shtetasi Bektash Shtëpënja e ka blerë nga privatizimi i aseteve të Ish Koperativave Bujqësore. Po kështu ka pretenduar se pas viteve 1990 ai ka punuar në tokat bujqësore të bujqve të Zonës së Kuçovës, duke i ndihmuar ata kundrejt shpërblimit që të korrnin produktet bujqësore me autokombajnën e privatizuar prej tij.
Në mungesë të dokumentacionit tatimor, subjekti Andrea Dinga dhe personat e lidhur ka kërkuar në gjykatë që të ardhurat ti provojë nëpërmjet thirrjes së dëshmitarëve, që janë titullarët e familjeve bujqësore ku ai ka punuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Po biciklet nuk kishte ky!? says:
    June 22, 2022 at 6:14 pm

    Goxha pune paska bere spak!
    Paska bllokuar nje apartament nje garazhd dhe 2 makina te 2005 2010 qe ne total shkoj e rreth 100,000 euro apartamenti me cmimin aktual dhe 10 makinat.
    Me habit faksi si sekuestrohen pronat pa vendim gjykate fare, nese spak verteton se pasiria eshte nxjerre nga kriminti sekuestroje, por te na shesi sapunin per djadhe duke bllokuar nje ap dhe dy makina te 2005 eshte turp qe skaperdihet.
    Hajde shqipe gjykojeni

    Reply
  • Vasili says:
    June 22, 2022 at 8:28 pm

    Spaku eshte ndertuar me material skarco(kryetari ish hetues i hoxhes)keshtu qe vazhdon te dridhet,para flakeve,qe mund te vjelli kucedra sali.
    Nuk guxon,i gjori as te hedhe syte,mbi pronat e panumerta te dinastise se shpelles,pa le me ti sekuestroje dhe ububu te denoncoje krimet kombetare te sali-metes.
    Prandaj,me pak e keqja per kete pseudo-institucion,eshte te mbylle sqepin,se sa te vazhdoje te merret me kakerdhite e korrupsionit,si ky me lart.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  3. TITI on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  4. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. Askushi on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?