Për të tretën ditë me radhë, Bordi ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Këtë të enjte, disa orë para protestës së Berishës, nafta pëson ulje me 8 lekë.
Nga 243 lekë/litri që u vendos ditën e mërkurë, më 6 korrik, sot Bordi e uli naftën në 235 lekë/litri.
Ndërkohë, ulje me dy lekë ka pësuar dhe benzina, e cila dje ishte 229 lekë/litri dhe sot është vendosur të shitet me 227 lekë/ litri.
Njoftimi i Bordit:
Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.
j.l./ dita

Çmimet “rriten e ulen” duke qën vazhdimisht të ngritura simbas ulejeve e ngritjeve të nivelit të talljeve argëtuese, të afsheve të epshit të kusarisë, të konjukturave të shout mediatik propagandistik gebelsian të horrit sharlatan Edi Ramës, madje termi ngritje dhe ulje të çmimeve nga bordi nuk qëndron fare, çmimet janë mbi nivelin e çmënduris të ngritura, janë çmime jo nga ligjet e tregut vëndas dhe tregut kapitalist , as për shkak të luftës në Ukrainë por
nga ligjet e kusarisë të Edi Ramës dhe oligarkëve shpirt zinjë të tij që nuk kanë mëshirë për popullin sepse
u janë errur dhe sterrosur syt, mëndja dhe shpirti nga makutëria kobzez e pasurimit dhe nuk ndalen sikur edhe të gjithë njerzit të vdesin nga zia e të keq ushqyerit, sikur i gjithë populli të iki sikurse po ikin pa u ndalur për një jetë më të mirë në vëndet ku nuk qeverisin kusarë përbindsha shpirt mizorë si Edi Rama , Sali Berisha e Ilir Meta, por
burra shteti me shpirt e zëmër të madhe që nuk vjedhin deri në marrëzi si këta plehra të ndytë të gjirizeve të krimit , kusarisë dhe korrupsionit tanë por qeverisin me drejtësi e duar të pastërta për begatinë e popullit dhe vëndit të tyre dhe
kur nuk u shkon mbar, japin dorheqien si Borisi i Britanisë, duke ja lën një tjetri që mund të qeverisë më mirë se ai.
A mund ta bëjnë Edi Ramët tanë gjestin e Boris Xhonsonit, jooooo…….kurrrrrr……. sepse ata nuk qeverisin por vjedhin e vjedhin …….vetëm vjedhin dhe nuk ngopen kurrë se kanë oreksin e panginjur të përbindshit të kusarisë.