Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përcaktimi i suksesit në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Përcaktimi i suksesit në Ukrainë
Analizaopinion

Përcaktimi i suksesit në Ukrainë

Published: May 16, 2024
Shpërndaje

Jake Sullivan, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, ka shprehur mendimin se viti 2025 mund të jetë koha që Ukraina të fillojë edhe një herë një kundërofensivë kundër trupave ruse. Duke pasur parasysh llogaritë strategjike, ky do të ishte një gabim serioz.

Tre muaj më parë, shkrova një analizë me titull “A do të mbijetojë Ukraina?”. Përgjigja (fatmirësisht) për vitin e ardhshëm është “po”, për shkak të gatishmërisë së Ukrainës për të luftuar dhe sakrifikuar dhe rifillimin e ndihmës së konsiderueshme ushtarake nga ana e SHBA-së.

Në të njëjtën kohë, Rusia ka nisur një ofensivë të re në verilindje që kërcënon Kharkivin (qyteti i dytë më i madh i Ukrainës), po përgatitet për një luftë të zgjatur dhe ka rindërtuar kryesisht forcat e saj. Kjo ngre një pyetje të rëndësishme: Me ndihmën e re në dorë, çfarë duhet të kërkojnë të arrijnë Ukraina dhe mbështetësit e saj në Perëndim? Çfarë duhet të përbëjë sukses?

- Publicitet -

Disa përgjigjen se suksesi duhet të përkufizohet si rimarrja e të gjithë territorit të humbur të saj nga ana e Ukrainës, për të rivendosur kufijtë e saj të vitit 1991. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka shprehur mendimin se viti 2025 mund të jetë koha që Ukraina të fillojë edhe një herë një kundërofensivë kundër trupave ruse.

Ky do të ishte një gabim serioz. Mos më keqkuptoni: rivendosja e kufijve të drejtë e ligjorë do të ishte shumë e dëshirueshme, duke demonstruar se agresioni nuk është i pranueshëm. Por politika e jashtme duhet të jetë e realizueshme dhe e dëshirueshme, dhe Ukraina thjesht nuk është në gjendje ta çlirojë Krimenë dhe rajonet e saj lindore përmes forcës ushtarake.

Llogaritja është e pashmangshme. Rusia ka shumë ushtarë dhe një ekonomi lufte, e aftë për të prodhuar sasi të mëdha armësh dhe municionesh. Pavarësisht sanksioneve, Rusia ka qenë në gjendje të përforcojë bazën e saj ushtarako-industriale dhe ka qasje në armatimet dhe municionet e prodhuara në Iran dhe Korenë e Veriut dhe në mallra dhe teknologji kineze që kontribuojnë në përpjekjet e Kremlinit për luftë.

Një faktor tjetër që pengon përpjekjen e Ukrainës për të rimarrë tokat e saj me forcë është se operacionet sulmuese priren të kërkojnë shumë më tepër fuqi punëtore, pajisje dhe municione sesa kërkojnë përpjekjet mbrojtëse. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur mbrojtjet kanë pasur mundësinë të ndërtojnë fortifikime, siç ka bërë Rusia në pjesën më të madhe të territorit ukrainas që pushton.

Rezultati i mundshëm i rikthimit të Ukrainës në ofensivë do të ishte një humbje e madhe ushtarësh, diçka që ushtria ukrainase, tashmë me mungesë personeli, nuk mund ta përballojë. Pajisjet dhe municionet e kufizuara ushtarake në të cilat ka akses Ukraina do të shteroheshin shpejt, duke e bërë më të vështirë mbrojtjen e zonave aktualisht nën kontrollin e Ukrainës. Një ofensivë e dështuar ukrainase do t’u jepte gjithashtu pika të reja diskutimi atyre në kryeqytetet perëndimore që janë skeptikë për ofrimin e ndonjë ndihme për Ukrainën, duke e konsideruar këtë ndihmë si të kotë.

Atëherë, çfarë strategjie duhet të ndjekë Ukraina dhe mbështetësit e saj? Së pari, Ukraina duhet të përforcojë strategjinë mbrojtëse, një qasje që do t’i lejonte asaj të zotëronte burimet e saj të kufizuara dhe të frustronte Rusinë.

Së dyti, Ukrainës duhet t’i jepen mjetet (aftësi për goditje me rreze të gjatë) dhe liria për të sulmuar forcat ruse kudo në Ukrainë, si dhe anijet luftarake ruse në Detin e Zi dhe objektivat ekonomike brenda vetë Rusisë. Rusia duhet të ndjejë koston e një lufte që ajo e nisi dhe po e zgjat.

Së treti, mbështetësit e Ukrainës duhet të angazhohen për të ofruar ndihmë ushtarake afatgjatë. Qëllimi i të gjitha sa më sipër është t’i sinjalizohet presidentit rus, Vladimir Putin, se koha nuk është në anën e Rusisë dhe se ai nuk mund të shpresojë t’i mbijetojë Ukrainës.

Ukraina dhe mbështetësit e saj duhet të bëjnë edhe diçka: të propozojnë një marrëveshje të përkohshme armëpushimi sipas linjave ekzistuese.

Putini ka të ngjarë ta refuzojë një propozim të tillë, por kjo do ta bëjë më pak të vështirë fitimin e debateve në Shtetet e Bashkuara mbi ofrimin e ndihmës për Ukrainën, pasi do ta ekspozojë Rusinë si palën përgjegjëse për vazhdimin e luftës. Ai madje mund të sigurojë një kontekst në të cilin ndihma ushtarake e SHBA-së për Ukrainën do të vazhdonte, nëse Donald Trump do të rimerrte presidencën në nëntor.

Ky kombinim i një spostimi drejt mbrojtjes, sulmeve të thella, ndihmës së vazhdueshme ushtarake perëndimore dhe një përpjekjeje diplomatike që ekspozon Rusinë si agresori që është, me kalimin e kohës mund ta bindë Putinin të pranojë një armëpushim të përkohshëm. Sipas një marrëveshjeje të tillë, asnjërit prej vendeve nuk do t’i kërkohet të heqë dorë nga pretendimet e tij afatgjata.

Ukraina mund të vazhdojë të kërkojë kthimin e të gjithë territorit të saj; Rusia mund të vazhdojë të pretendojë se Ukraina nuk ka të drejtë të ekzistojë si një shtet sovran. Të dyja palët mund të vazhdojnë të riarmatosen. Sanksionet mund të mbeten në fuqi. Ukraina mund të eksplorojë lidhje më të ngushta si me Bashkimin Evropian ashtu edhe me NATO-n.

Ukraina pa dyshim do t’i rezistonte elementeve të kësaj qasjeje. Por mbështetësit e tjerë të SHBA-së dhe Ukrainës duhet të këmbëngulin për këtë pikë. Ukraina nuk mund të kërkojë mbështetje të pakushtëzuar më shumë se çdo partner tjetër strategjik. Një ofensivë e ripërtërirë do të dështonte duke minuar aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten. Ajo që Ukraina do të përfitonte nga një armëpushim i përkohshëm është një mundësi për të filluar rindërtimin e vendit, pasi paratë dhe investimet nuk do të jenë të disponueshme për sa kohë që vendi të mbetet një zonë lufte aktive.

Një armëpushim i përkohshëm pothuajse me siguri nuk do të çonte në asgjë të ngjashme me paqen, e cila me siguri do të duhet të presë ardhjen e një lidershipi rus që zgjedh t’i japë fund statusit të parisë së vendit. Kjo mund të mos ndodhë për vite apo dekada. Ndërkohë, megjithatë, Ukraina do të ishte shumë më mirë sesa do të ishte nëse lufta do të vazhdonte.

Marrëveshje të tilla kanë funksionuar mirë në kontekste të tjera, duke përfshirë në Gadishullin Korean dhe në Qipro. Ato nuk përfaqësojnë zgjidhje, por janë të preferueshme ndaj alternativave. Dhe edhe nëse Rusia refuzon çdo armëpushim, siç mund të jetë rasti, Ukraina do të ishte më mirë me një strategji ushtarake dhe diplomatike që mbron thelbin e vendit, ruan pavarësinë e tij dhe ruan mbështetjen e jashtme. Miqtë e Ukrainës duhet ta kenë parasysh këtë përpara se të përcaktojnë suksesin në një mënyrë që e çon vendin drejt dështimit./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?