Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PËRDITËSIMI: Nis tërheqja e ujit, ja si paraqitet sot situata e përmbytjeve në Shkodër dhe në Lezhë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > PËRDITËSIMI: Nis tërheqja e ujit, ja si paraqitet sot situata e përmbytjeve në Shkodër dhe në Lezhë
KronikeKryesore

PËRDITËSIMI: Nis tërheqja e ujit, ja si paraqitet sot situata e përmbytjeve në Shkodër dhe në Lezhë

Published: November 23, 2022
Shpërndaje

Ka nisur tërheqja e ujit nga zonat më të prekura nga përmbytjet ditët e fundit, kryesisht Qarku i Shkodrës dhe Lezhës.

Bashkitë përkatëse kanë sjellë përditësimin e situatës ditën e sotme.

Situata në Qarkun Shkodër, datë 23.11.2022

- Publicitet -

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 23.11.2022, ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00, shënon kuotën 7.90m, (kuota e matur sipas orës 07.00).(Kuota max 8.70 m).

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00, shënon kuotën 5.65 m, (kuota e matur sipas ores 07.00). (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1435 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Rruga e Obotit ka prezencq uji 60 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.

3. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht:

Janë 16 familje, të evakuara, gjithsej 70 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje, 57 persona, jane te evakuara 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 persona)
Lagja nr. 1, 1 familje ( 5 persona)

43 persona janë te akomoduar ne konvikte.

1 shtëpi me prezencë uji (lagjia Ajasem).

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Situata në Qarkun Lezhë, ora 8:20, datë 23.11.2022

Në territorin e qarkut Lezhe , gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes, kemi patur rreshje shiu me intesitet të mesëm deri të lartë. Niveli i rreshjeve ka qënë rreth 40 mm reshje. Rreshjet e shiut vazhdojnë pa ndërprerje, gjë e cila do ndikojë negativisht në normalizimin e situatës.

Situata e deritanishme paraqitet si mëposhtë: Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve.

Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla.
Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë. Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.

Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave port ë papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 23, 2022 at 9:28 am

    Permbytjet jane artificiale. I ben Illumianti me sistemin HAARP qe i ka ne shume pika te botes.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 23, 2022 at 10:05 am

    Vetem se:

    LA PAS DY VIKTIMA TE PAFAJSHME NJEREZORE, BABE E BIR

    qe:

    I vrau injoranca ne drejtimin e shtetit dhe babezia per para

    Reply
  • pilo lala says:
    November 23, 2022 at 1:55 pm

    O “intelektual”,
    Ata dy qe u mbyten ne Boge, nuk kane asnje lidhje me kaskaden e hidrocentaleve.
    Mos e bej edhe ti , si ai qe ngeli pa martuar, dhe fajin ja hidhte komunizmit.

    Reply
  • mali says:
    November 23, 2022 at 2:41 pm

    “Faji u be qyrk dhe nuk e veshi asnjeri”.Keshtu ndodh ne tere boten lindore,perendimore,veriore dhe jugore.Mjere ata qe e hane.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 23, 2022 at 3:16 pm

    Pilo Lala Peristeri:

    Komunizmi dhe Enveri te martonte me urdher Partie, kur beje sex pa lejen e Sigurimit, prandaj mos hidh llogje Partie se le nam me qyfyret e tua kur shfajeson injorancen e Edvinit, Ballukut dhe Lukunise se enveristave me pushtet qe e masin energjine me kilogram dhe qe nuk lajmeruan katunaret e Malcise per Qametin dhe nuk kishin ndertuar nje palo ure qe uji te mos i kishte kollofitur dhe gllaberuar fakiret babe e bir sic i gllaberoi termeti fakiret e Thumanes kur Edvini i ktheu ne banesat e tyre me garacite e Kryeministrit injorant

    Reply
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 2:13 am

    Te pakten uji terhiqet por jo Sali Berisha qe do te dale ne shesh e te protestoje si urith.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Komentet e Fundit

  1. hila on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Lil Toronto on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  4. Tur Shehu me shok shume! on K.E – BELA MAFIA
  5. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?