Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Përdorën neuroparalizues, mes tyre, një femër”, çfarë ndodhi në Uzinën e Armëve në Gramsh, njoftimi zyrtar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Përdorën neuroparalizues, mes tyre, një femër”, çfarë ndodhi në Uzinën e Armëve në Gramsh, njoftimi zyrtar
AktualitetKronikeKryesore

“Përdorën neuroparalizues, mes tyre, një femër”, çfarë ndodhi në Uzinën e Armëve në Gramsh, njoftimi zyrtar

Published: August 20, 2022
Shpërndaje

 

 

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur pasditen e së dielës pranë Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Ushtarët shqiptarë Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka ndodhen aktualisht në spital, të dëmtuar në sy me një spraj neuroparalizues.

Njoftimi:

Nga shërbimet e Uzinës Ushtarake Çekin në Gramsh është njoftuar se në afërsi të rrethimit të uzinës është konstatuar një shtetas i paidentifikuar me aparat fotografik në dorë, i cili ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake.

Në momentin që dy ushtarakët që ruanin objektin, e kanë pikasur dhe i janë afruar ta ndalojnë dhe ta kapin, shtetasi i huaj iu është kundërpërgjigjur me spray neuroparalizues, por 2 ushtarakët që ruanin uzinën kanë bërë të mundur neutralizimin e tij. 

 

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë nga veprimet paraprake hetimore kanë marrë informacion se ky shtetas ishte shoqëruar  edhe nga dy shtetas të tjerë  dhe menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë  kontrolluar zonën.

Shërbimet e Policisë  bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25  vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin ligjor të saj

Për këtë ngjarja janë angazhuar  Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit  dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të  Forcave të Armatosura.

Dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

i.b. / dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • intelektuali says:
    August 21, 2022 at 2:02 pm

    Po mire e kishte Vucici kur i tha Edi Rames si gjeli maje plehut:

    C’ME DUHET BALLKANI I HAPUR MUA KUR E PUSHTOJ KOSOVEN DHE SHQYPNINE ME NJE DEODORANT SPRAY PER MIZA?

    kur:

    Nje cuce sovjetike si cupelina e Putinit me syza qorri likuidoi ushtaret trima shqyptare dhe e pushtoi uzinen famoze te Gramshit me nje spray per kafshe?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  • Ndryshimi i protestës në ditën 101
  • Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”
  • Pse drejtuesit e Silicon Valley i mbajnë fëmijët e tyre larg teknologjisë që kanë krijuar vetë?
  • 09 shtator 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Shteti alla-Roni
  2. demo on ‘Xhepat e forcës’: Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
  3. K O R C A on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  4. ANA on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  5. K O R C A on Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?