Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përdornin qendrën e tatuazheve për të shpërndarë kokainë, vihen në pranga 2 persona në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përdornin qendrën e tatuazheve për të shpërndarë kokainë, vihen në pranga 2 persona në Tiranë
AktualitetKronike

Përdornin qendrën e tatuazheve për të shpërndarë kokainë, vihen në pranga 2 persona në Tiranë

Published: September 29, 2022
Shpërndaje

2 persona janë arrestuar pasi përdornin qendrën e tatuazheve në rrugën “Sulejman Dlevina” për të shpërndarë kokainë. Në pranga ranë Armando Behari, administratori i qendrës së tatuazheve dhe Brunald Shakaj.

Njoftimi i plot i Policisë:

Tiranë, arrestohet Armando Behari, administratori i qendrës së tatuazheve e Brunald Shakaj

- Publicitet -

Të arrestuarit shpërndanin kokainë në qendrën e tatuazheve në rrugën ‘Sulejman Delvina’

Goditet 1 rast i veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në një qendër tatuazhesh. Vihen në pranga administratori i qendrës dhe bashkëpunëtori i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në një qendër tatuazhesh në rrugën “Sulejman Delvina”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Tattoo”, për kapjen e tyre.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– B. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. administronte një qendër tatuazhesh, në rrugën “Sulejman Delvina”, në të cilën kryente edhe aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me shtetasin B. Sh.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në ambientet e kësaj qendre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi B. Sh. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?