Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përdorte lavazhin e marrë me qira për të shitur kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Mat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përdorte lavazhin e marrë me qira për të shitur kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Mat
AktualitetKronike

Përdorte lavazhin e marrë me qira për të shitur kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Mat

Published: May 23, 2023
Shpërndaje

 

Përdorte lavazhin që kishte marrë me qira, për të kamufluar veprimtarinë kriminale që kryente duke shpërndarë kokainë dhe kanabis, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Polica bën me dije se ka vënë në pranga dhe një shtetas tjetër që punonte në këtë lavazh.

- Publicitet -

Procedohet në gjendje të lirë pronari i lavazhit, pasi gjatë operacionit iu gjet një pushkë sportive.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza kanabisi, një sasi kanabisi gati për paketim, doza kokaine, targa automjetesh shqiptare dhe të huaja që dyshohet se 32-vjeçari i përdorte për të kryer veprimtarinë kriminale, duke i vënë në mjete të ndryshme.

“Strukturat për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative se në një lavazh në unazën e qytetit të Burrelit shpërndaheshin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Lavazhi”.  Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: L.H., 32 vjeç, banues në Burrel, i cili kishte marrë me qira lavazhin, J. P., 39 vjeç, banues në Burrel, punëtor në këtë lavazh.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. N., banues në Burrel, pronari i lavazhit.”, sqaron policia.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit L. H. dhe kontrollit në ambientet e lavazhit që ai kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra doza kanabisi, një sasi kanabisi gati për paketim dhe doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 10 targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, që dyshohet se shtetasi L. H. i përdorte për automjete të ndryshme, me qëllim që të kamuflonte veprimtarinë kriminale, fishekë për armë gjahu, si dhe një pushkë sportive që i përkiste pronarit të lavazhit, shtetasit Y. N.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. P., punëtor në lavazh, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë në doza.  Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • REQUEST FOR EXPRESSIONS OF INTEREST (CONSULTING SERVICES – CONSULTANCY FIRM)
  • Trump shpall planin për izolimin e Iranit, paralajmëron bankat, bizneset dhe qeveritë që e mbështesin
  • PDK bllokon sërish derën Kurtit para qeverisë: Të thirret seanca konstituive
  • 35 vatra zjarri në 24 orë e fundit, 5 mbeten aktive. Të angazhuar 382 forca operacionale
  • “Lista e zezë” e Teheranit: Cilat vende mund të goditen nga Irani, në Europë?

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  2. demo on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  3. Dashi on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Dashi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Realiteti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?