Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Perëndimi është bërë i mërzitshëm, vetëm japin leksione”, Rama: Eksportimi i demokracisë s’është ide e mirë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Perëndimi është bërë i mërzitshëm, vetëm japin leksione”, Rama: Eksportimi i demokracisë s’është ide e mirë
Lajmi i funditPolitike

“Perëndimi është bërë i mërzitshëm, vetëm japin leksione”, Rama: Eksportimi i demokracisë s’është ide e mirë

Published: September 10, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje të zhilluar në Tiranë, u shpreh se eksportimi i demokracisë nuk është një ide e mirë.

“Kushdo që mendon se kjo është të shkosh shumë larg, kështu mendoj, ideja e eksportimit të demokracisë, ata që kanë patur këtë ide kanë bërë gabime të çmendura”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë thesksoi se duhet krijuar një model i mirë për shoqërinë bazuar tek ajo që është zgjedhur lirisht.

- Publicitet -

“Kjo nuk mund të na bëjë neve të paragjykojmë vendet e tjera, shikoni vendet e Lindjes së Mesme, si mund të paragjykojmë ata pse nuk kanë të njëjtin sistem, nuk duhet ta bëjmë, por duhet ti respektojmë dhe të mësojmë prej tyre, edhe ata duhet të mësojmë prej nesh”, deklaroi ai.

Rama shtoi se “në Perëndim është bërë një lloj gjëje e mërzitshme ku të tjerët vetëm japin leksione, flasin për demokraci, përkundrejt autokracisë. Kush jemi ne që të vendosim se si duhet të funksionojë bota”.

Fjala e Kryeministrit:

“Eksportimi i demokracisë nuk është një ide e mirë, kjo është ajo që mund të them nga këndvështrimi im. Kushdo që mendon se kjo është të shkosh shumë larg, kështu mendoj, ideja e eksportimit të demokracisë, ata që kanë patur këtë ide kanë bërë gabime të çmendura. Eksportimi i modelit tuaj sjell dëm për vetë veten, në rastin tonë ne nuk jemi në gjendje të eksportojnë modelin dhe ta adaptojnë, vendet e mëdha e kanë bërë këtë gjë.

Por ne edhe nëse mendojnë ta bëjmë dëmtojmë veten, sepse përballemi me gjëra të mira.

Duhet të krijojmë një model të mirë për shoqërinë tonë bazuar tek ajo që kemi zgjedhur lirisht.

Kjo nuk mund të na bëjë neve të paragjykojmë vendet e tjera, shikoni vendet e Lindjes së Mesme, si mund të paragjykojmë ata pse nuk kanë të njëjtin sistem, nuk duhet ta bëjmë, por duhet ti respektojmë dhe të mësojmë prej tyre, edhe ata duhet të mësojmë prej nesh.

Por, jo ti bazojmë marrëdhëniet tonë në faktin se sa të tjerët na pëlqejnë ne.

Besoj se në Perëndim është bërë një lloj gjëje e mërzitshme ku të tjerët vetëm japin leksione, flasin për demokraci, përkundrejt autokracisë. Kush jemi ne që të vendosim se si duhet të funksionojë bota.

Ne duhet të punojmë së bashku, të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë atë që duam. Shqipëria s’ka pasur mundësinë të zgjedhë lirisht me kë të jetojë, kemi qenë viktima të zgjedhjeve të të tjerëve. Për herë të parë kemi zgjedhur që duam të jemi pjesë e BE, është zgjedhje që e ka bërë kombi, por nuk mund t’i japim leksion të tjerëve se pse nuk doni të jeni si ne.

Ata do të qeshin, ashtu siç vërtet qeshin. Kjo është ideja ime. Është një gjë që mund të eksportojmë që është prokurorimi me anë të inteligjencës artificiale”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Lala i Myzeqesë, pa Myzeqe says:
    September 10, 2025 at 2:26 pm

    “Kur të vijnë ment, nuk ti hanë as qent!,, :- e popullit!
    “Sa më shumë ta ulësh kurrizin, aq më shumë ta fusin,, :- ….myzeqarët e mi…!

    Reply
  • TemO says:
    September 10, 2025 at 2:44 pm

    Zoti K.Ministër:
    Hidhe në REFERENDUM dhe Shqipëtarët të zgjedhin se për KË SISTEM PREFEROJNË-Socializmin e E.Hoxhës Apo Kapitalizmin e urryer të KARL MAKSIT.!?
    NE nga klasikët kemi mësuar se “..NË KAPITALIZMË NJERIU PËR NJERINË SILLET SI UJU..”.!
    A po e vuan Shqipëria këtë sistem.?
    A kan ikur jashtë vëndin mbi 1000.000 Shqipëtar pse Saliu shkatërtoi mbi 500 nd/je punësimi.?
    A ikën jashtë vëndit kuadrot më të afta të Socialuzmit të Shqipërisë që shumica kishin studjuar në Perëndim..për të punuar punra të zeza në dhe të huaj.?
    A ka në Shtetet Perëndimore DROGË & PROSTITUCION më shumë se në Shqipëri.?
    A vritej më parë njeriu prej njeriut në Shqipëri përse e shifte shtrëmbër në rrugë.?
    A kishte GRUSHTE SHTETI DHE VRASJE PËR PUSHTET E PARA,SI NË 1997,98,08,011 NË SHQIPËRI.?
    Z.KM nuk do lejoi Sb me BELERËT GREK Shqipërinë në BE !
    Ndaj,RIBËJ DREJTËSINË DHE SEKUESTRO PASURINË E VIPAVE NGA 1992 MBI 500 MID. $

    Reply
  • MH says:
    September 10, 2025 at 3:10 pm

    Fatkeqesia e ketij vendi eshte se akoma ka brenda fosile si ky ish Kapterr Ethem Lalaj qe ne pseudonimin tjeter “TemO” kerkon referendum qe te ri-kthehemi tek Enver Hoxha! Edhe Serbia te kerkonte dicka qe te na poshteronte me mire nuk do arrinte te gjente dicka te ngjashme qe do na bente qesharake ne c’do qoshe globi e do na tregonin si shembull marrezie kolektive ngado .

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    September 10, 2025 at 3:11 pm

    Mir po thu o themo, po kujt tja thuash , demokracia shkatrroj familjet arsimin punësimin edukaten kulturen e respektin.

    Reply
  • Edi says:
    September 10, 2025 at 3:40 pm

    Kur nuk jep dot leksione …. Do marresh

    Reply
  • demo says:
    September 10, 2025 at 4:38 pm

    Me duket se ja kane shtyre pas 2030 antaresimin.Tani do ndrroje Systemin.Mos e rruj plako,se nuk vdes Sali Berisha deri ne 2030.

    Reply
  • Remo says:
    September 10, 2025 at 5:42 pm

    O gaztori i forumeve dhe samiteve…c’ne
    keto fjale “pikellimi” kur akoma cyrykerise
    s’i ka kaluar dehja me pordhe antaresimi
    ne te famshmin club te BE-se.?! Pregatitesh per
    ndonje “vizite pune” tek sulltan Erdogeni apo
    ke vendosur te sfidosh Pellumb Pilincin,
    gaztorin tjeter te kesaj vere te nxehte?….more,
    naltmadhnia jone, duhet t’i sqarosh mire keta
    ndjeksit si puna e Temes. Ai, te shikon si
    Edverin tani, i eshte hapur oreksi te haje prape groshe si “kuadro i larte”…pse jo, hall ka edhe islamiku i Shkodres qe e mbajne me
    force ne Belgjike…kalo andej nga gjitoni me
    pare , dhe lesho kushtrimin, te kthehen te
    gjithe emigrantet
    ne token e bekuar te investitoreve strategjike. TemO mallakastrioti, jo vetem qe nuk e do
    Shqiperine ne ate Club me Belerin, por ai
    (Ethemi)nuk e kaperdin dot faktin qe femijet
    e tij te jetojne e punojne tek armiku grek,
    packa s’e mund te kene dekada atje. Keto
    shqetesime, Temja jone, i ka shprehur gjate
    mitingut madheshtor(plot me pordhe syfyri)
    qe mbajtet ju, rreth nje vit me pare atje, dhe
    mua, me ka prekur shume te them te verteten!

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    September 10, 2025 at 7:11 pm

    Tashti e besoj qe te ka ardhur ngordhia. Eshte nje shprehie popullore ,kur te vjen ngordhia vete pshur ne dere te xhamis.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    September 10, 2025 at 7:51 pm

    Filloj me teza dhe idera të së majtes me draper e çekan; ose mund ti kete dhëne ndonje leksion d’Alema pasi u kthye nga Kina. Ose, ose … i kane ikur “zoqte nga çatia e pullazit” dhe s’din çka flet.

    Reply
    • ¿? says:
      September 10, 2025 at 7:57 pm

      Ky s’ka pasur ndonje here zogj, i ngordhnin pa dale nga veza…

      Reply
  • Edi says:
    September 10, 2025 at 8:01 pm

    Nuk I ke bere detyrat qe te dha perendimi
    Terjiqen veshet

    Reply
  • Dashi says:
    September 10, 2025 at 8:20 pm

    Mallkimi I Shqipërisë , të kam spieguar gjërë e gjatë , që ortodoksizmi e ngriti nga varri Shqipërinë e varrosur për 5 shekuj .

    Reply
  • CECUA says:
    September 10, 2025 at 9:19 pm

    PIKES I KE RENE
    QEME EDHE MBETEM
    VIKTIMA TE TE TJEREVE
    PER TE GJITHE JETEN

    JA PER SHEMBULL TI
    VERTETE NE TE ZGJODHEM
    SE TRUTE E GOMARIT
    TE HUAJT NA HODHEN

    E KUPTON DHE BUFI
    SI QEVERIS TI
    KOHA DO DESHMOJE
    HIC MERAK MOS KI

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    September 11, 2025 at 4:44 am

    O Edwin,O Edvin.O Edviiiin! Sa te behesh vendi i pare ne Bote qe i ben tenderat me IA,AI,Behu vendi i fundit ne Bote qe kontrollon domatet,specat.Te pakten arrij sigurine ushqimore te serave te kopratives.Apo do na cosh ne varr me IA????????
    Rraketen ne Hene,tu befsha xhaxhai,e derguan Amerikanet qe ne 69.Shiko ato domate,speca,se buke djathe domate,speca po hame.
    Mos e qaj lart e mbi dhe,,po qaje sikunder qe,.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    September 11, 2025 at 5:00 am

    Mos e qaj lart e mbi dhe,por qaje sikunder je.

    Reply
  • Reshit Lala says:
    September 11, 2025 at 6:29 am

    Nga bota pëlqejmë ato, që na mbajnë në pushtet. Kur reformat perendimore na çojnë drejt rrëzimit të pushtetit- i dënojmë! Në shqipëri nuk ka sistem kapitalist, por sistem hajdutësh! Ndaj Edi Ramës nuk po i pëlqen Amrika! Edhe Sali ziut nuk i pëlqejnë zgjedhjet,se do pushtetin, që t’i sjpëtojë burgiut, Por burgu nuk mund të rrijë bosh: Le të ikin të gjithë e të shpëttojë Shqipëria!

    Reply
  • Dudumi says:
    September 11, 2025 at 6:54 am

    E lodhi pushteti. E lodhi Evropa dhe konferencat e takimet pa’ bereqet. Por si te gjithe, s’ka modestine qe ti hape krahun ndonje tjetri. E pastaj shajme Enver Hoxhen pse vdiq i salduar ne karrike. Te bejme nje eksperiment me te avancuar? Te zevendesojme kryeministren; edhe ky merret me hallet e tij, edhe ne te humbur e te humbur jemi, pse mos ta provojme qeverisjen me IA?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?