Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përfaqësuesit e guidave zbulojnë arsyet pse turistët zgjedhin Tiranën: Prezanton fytyrën e shtetit tonë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Përfaqësuesit e guidave zbulojnë arsyet pse turistët zgjedhin Tiranën: Prezanton fytyrën e shtetit tonë
Lifestyle

Përfaqësuesit e guidave zbulojnë arsyet pse turistët zgjedhin Tiranën: Prezanton fytyrën e shtetit tonë

Published: February 28, 2023
Shpërndaje

Përfaqësuesit e guidave turistike në një takim të zhvilluar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë zbuluar disa nga arsyet pse turistët tërhiqen më shumë nga Tirana. Ata thanë se kryeqyteti është më i preferuari prej grupeve të turistëve që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë.

“Për sa i përket qytetit, lëvizshmëria, në kuadrin e lëvizjes së grupeve turistike, pasi ne e jetojmë vetë, Tirana është shumë më e lehtësuar. Të lëvizësh me grupe nga Sheshi “Nënë Tereza”, te Sheshi “Skënderbej”, apo deri te Bulevardi “Zogu I” është shumë e këndshme edhe ecja, edhe fasada, edhe vijëzimet, edhe siguria ndaj makinave. Është kënaqësi që ne ta prezantojmë kryeqytetin tonë, fytyrën e shtetit tonë, në sytë e vizitorëve nga e gjithë bota, që gjithmonë e më shumë po vijnë nga të gjitha nacionalitetet tashmë”, u shpreh kryetarja e Shoqata së Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike, Ardiola Alikaj.

“Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm, besoj për të gjithë ju, që nga ardhjet e turistëve nga kombësi të ndryshme, tregje të reja dhe Tirana gjithmonë e hapur për destinacion turistik për t’u zhvilluar edhe turizmin e qëndrueshëm, edhe aventurën. Destinacionet që ne zhvillojmë kryesisht janë brenda rrethinave të Tiranës, diku te 20 km, në 9 fshatra. Kemi diku te 130 destinacione turistike, që janë nga 14-18 km me biçikletë. Kemi promovuar gjithashtu në çdo fshat ku shkojmë si në Shëngjergj, Baldushk, fshatrat e tjerë rreth Tiranës, guidat lokale,” tha Ergys Vladi
“Tirana për mua ka qenë, të paktën në rrugëtimin tim, ai asi nën mëngë, sepse të ndodh sidomos, patjetër me europianët, e dini, e keni hasur që kanë pak atë egoizmin që ne jemi qytete europiane dhe kur të vjen një italian, edhe ti do i tregosh, po themi një qytet të mrekullueshëm, ose një perlë siç është Gjirokastra, apo Berati, por nëse flasim për promovimin e Shqipërisë në gjeneral, kartën europiane e merr nga Tirana. Unë e them me plot bindje, sidomos me pjesën e këtyre europianëve pak fanatikë, kur zbresim në Tiranë, kur shikojnë sheshin, kur shikojnë bulevardin, kur shikojnë shërbimin nëpër lokale, nëpër hoteleri, ndryshon totalisht nga pjesa tejtër e Shqipërisë,” shprehet Ermonida, një tjetër përfaqësuese e shoqatës së së Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike.

- Publicitet -

Sipas tyre 70-80% e turistëve që vizitojnë Shqipërinë, vjen në Tiranë. Një turist në Shqipëri kalon mesatarisht 6-7 ditë në vendin tonë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?