Nga Adriatik Doci
Nuk e kam mohuar kurrë kontributin që kam dhënë, në bashkëpunim me gazetarin Carlo Bollino, në dokumentimin dhe ekspozimin e aferës korruptive me ish Klubin Partizani, me protagonist Sali Berishën në hije dhe përfitues dhëndrin e tij zëhollë, mjedisorin Jamarbër Malltezin, investigim i cili u kthye në akuzë penale nga SPAK, duke njerrë në pah edhe ‘Kontributin Patriotik’, një kod zhvatje, korrupsioni, pastrimi parash dhe përdorimi të pushtetit për pasurimin e Familjes, elemente këto që reflektohen edhe në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata të Sali Berishës dhe familjes së tij.
Duke ndihmuar drejtësinë për zbulimin dhe zbërthimin e kodit mafioz ‘Kontribut Patriotik’ të pasurimit përmes përdorimit të pushtetit, besoj se kemi dhënë një kontribut publik. Ndërkaq, publikimi i dokumenteve për dhjetëra apartamente dhe vila brenda dhe jashtë Shqipërisë (në emrin e fëmijëve) ka zhbërë mitin e ngritur nga Sali Berisha si një politikan me një apartament dhe i pakorruptueshëm.
Në këtë kontekst, çdo padi për shpifje të pretenduara nga dhëndri zëhollë i Nongratës (i pandehur për korrupsion dhe pastrim parash), me qëllim kufizimin e informimit të publikut mbi aferat e Familjes Berisha, padi nga sëkëlldisja, nga ankthi i rikthimit në burg apo për të shpëlarë fytyrën e korrupsionit, e konsideroj si medalje profesionale, e cila më motivon më tej në misionin denoncues, gjithnjë bazuar mbi evidenca, fakte dhe prova.
Ditën e sotme, dhëndri i Nongratës, i pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, ka marrë rolin e postierit të gjykatës, ku më fton në gjyqin e hapur për shpifje të pretenduar.
Së pari, padia drejtuar gjykatës dhe padurimi për të shqyrtuar akuzat në gjyq është një tregues se dhëndri zëhollë ka besim tek drejtësia e re, se fajin nuk ia ka Irena sado mbiemra t’i gjejë, por ‘Kontributi Patriotik’, shkathtësia për të ndërtuar 19 kulla në 113 m2 tokë, pazaret me Fazlliçin dhe ‘taksa’ ndaj biznesmenëve që trokistin në derën e qeverisë së vjehrrit.
Së dyti, jo vetëm që nuk i fshihem përballjes në gjykatë, jo vetëm nuk tërheq asnjë nga akuzat në adresë të Jamarbër Malltezit, i pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, por e ftoj dhëndrin zëhollë që të paraqitet në seancën gjyqësore të datës 17 mars 2026, si për ironi dy ditë pas përvjetorit të Gërdecit, që t’i provoj një nga një akuzat si i korruptuar dhe lavatriçe pastrimi parash nën hyqmin e vjehrrit.
Së treti, zonjën Linda Rama e kam parë vetëm në televizor. Nuk dua të merrem me trillime shqupiste dhe çimpekase, por nëse ka qoftë edhe një provë për takime apo instruktime le t’a publikojë.
Ka edhe një të vërtetë tjetër;
Fatmir Bektashi, i cili sipas dosjes së SPAK ka shërbyer si bankomat i dhëndrit zëhollë, është pronar me 100 % të aksioneve të kompanisë Kontakt. Kompania Kontakt ka në pronësi bashkimin e kompanive Kontakt shpk & Magnet Imo shpk. Jamarbër Malltezi, nën akuzë nga SPAK bashkë me Bektashin për korrupsion dhe pastrim parash, është pronar me 50 % të aksioneve të kompanisë Kontakt shpk & Magnet Imo shpk. Kompania Kontakt shpk vijon të marrë leje për kulla nga Edi Rama nga Farka deri në Drilon. Më pas, për thithjen dhe qarkullimin e parave shfaqet kompania Homeplan, në të cilën dhëndri zëhollë ka 45 % të aksioneve.

Nje pyetje per kete autorin e shkrimit, fakti qe dhëndëri na qenka “zëhollë” valle a perben ndonje si pune argumenti ne favor te çeshtjes, apo eshte keshtu si pune koti, demek sa bukur di me u talle Doçi?
Shume e vertete!
@ ¿?
Mund / duhet ta evitonte etiketimin, por argumenti per RamaSalehanen me Bektash republiken eshte plotesisht i qarte.
Ore ky shteti Bektash ça u bo?
Pikerisht per etiketimin e kisha fjalen edhe une, thjesht per etike, argumenti eshte i forte pa perdorur leshtu etiketimesh qe ne fund te fundit nuk permirsojne ose perforcojne gje, po kete mesa duket nuk e kupton ky Zoteri “Kakerdhia” ketu me poshte qe ngaterrohet me kembet e veta dhe me permend ketu Shtufin e Xhufin e ku di une ç’tjeter a thua se mua po me rruhet shume per gafat qe ben Saliu.
Po ti pikpyetja me koke poshte e kembet larte te shqetson zeri holle i dhenderrit Saliut apo pse ai thote nje te vertete? Mbase nuk ja di mbiemrin dhe thote dhendri zeholle. Merru me objektin se u bete qesharake fare. E degjove Saliun sot? S’mbante mend emerin e mbiemrin e Shtufit e perpiqej. me ju do merremi ne, s’kemi kohe, shkoni ku te doni!
Or zoteri Reticenca, mua nuk me shqetson kurgje, po nuk e marr vesh ti perse krruhesh? Mos te ha gje? Une vura ne dukje dicka qe nuk mu duke etike. Kaq!
Ky dhendri muhaxhir me 113 metro katror qe ngriti 19 kulla me heq kaptinen,me acaronkeq.Sali Berisha me verviti qindra katundare ne Tokat e trasheguara gjuysh pas gjyshi,me Tapi te Zogut dhe te Turqise, Te rregjistruara Me dynym dhe me pende qe,Me kufizime dhe me blerje.Nuk u ngop duke i bere NDERIN E JETES me 7501 katundareve zaptues,por edhe ne pushtetin 2,si kryeminister perseri me versuli katundarine te grabisnin edhe pyjet e kullotat me Ligjin:Plotesim Ligji.Nuk jane plotesyar nga ligji 7501. pasi lashe rrogen neper kadastra,Arkiva,gjykata me katundaret Zaptues,Nuk kam me takat te le edhe Pensionin.O Adriatik Doci!Te dhente Zoti gajret ti nxjerresh rrenjet kesaj Familje Grabitqare,qe zbriten nga shpellat per te grabitur tokat dhe pronat Tona.Drejtesia eshte me ty Adriatik Doci! Dhe mijra pronare den baba den qe votojne kunder bishes se Vucidolit,.Dua ta shoh ne burg dhenderin zeholle te Shpellarit,qe vodhi Klubin Partizani.
Nuk jane pak.Jane 28 mije metro katror ne mes Tiranes.
O Sali te rente damllaja
Ne me Ty na zu belaja.
Shko mor bishe ne lug te Zi
Kush te vu Ty per Kadi?
Do pushtet,Do Qeverri
Te zaptoje toka pasuri
Nuk po i del shpirti Zi
Pa bere zullume baterdi.
Kur të marrët marrin pushtetin, kombi shkon drejt humnerës, e ardhmja falimentimi i tij.
E more demo: per ty te rroje Rama qe ata qe Saliu i lejoi te ndertojne pa leje i beri te gjithe me tapi . Ti megjithmend ben sikur e sulmon nganjehere Ramen por te qan shpirti per te dhe je i pari qe shkon te votosh. Hallall demo sepse Rama ka ndermend te ti ktheje tokat e tua ne sherbim te ndonje biznesmeni strategjik .
Pa u ngritur ENVERI NGA VARRI..Nuk ka DREJTËSI.Ajo është TREDHUR nga AGJENTI SHIK 67,AGJENTI UDB,ASFALISË,FRANKO ( FBI ELEZ BIBERAJ,TROPOJAN) 79 – 90.
Nepotikët: KRAJA,DUMANI..jan me PRONA TË SHUMTA. ALFRED SHEHU PËR 21 JANARIN ËSHTË TREDHUR NGA AGRON KULIÇI..Hiroshima e Gërdecit me VKM Qeverie Saliste.. DUHEN VARUR SALIU,MEDIU,ZENI,BUMÇI..
Nëse SPAK,GJKKO..NUK VEPRON DUHEN SHKRIRË ORGJENT.
PA U VARUR SALIU..NUK KA SHQIPËRI NË BE.
O Bole Lalaj, akoma me Enverin qe do te ngrihet nga varri ti. Puna eshte se po u ngrit do te na qelbe era shurre te gjitheve.
edi i urrej te dy.kam votuar partine Socialiste 35 vjet,qe te mos merrte pushtet Berisha.Sot ka plot Alternativa.Per Ata qe kerkojne Tokat si une,eshte Agron Shehaj.Per ata pa toka eshte Arlin Qorri.