Koncensioni 1.3 miliardë euro për ndërtimin e autostratës Thumanë-Kashar është paracaktuar me pazar në tavolinë për oligarkun Bashkim Ulaj një vit para se të shpallej tenderi.
Ky fakt penal konfirmohet nga provat në dosjen 16 mijë faqe të SPAK-ut për tenderat e rrugëve në Shqipëri, e quajtur ndryshe edhe si dosja e zv/kryeministres Belinda Balluku.
Fakti penal i manipulimit të tenderit Thumanë-Kashar në favor të Bashkim Ulajt, i njohur si ‘bankomat’ i Familjes Berisha, del në pah nga përmbajtje e bisedave mes Belinda Ballukut dhe ish kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.
Në 15 qershor 2021, në drekë, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit, ku e informon se ka takuar Bashkim Ulajn dhe se kanë biseduar për koncensionin Thumanë-Kashar, nën hetim nga SPAK si aferë e dyshuar korruptive.
Ndër të tjera, Balluku i shkruan Berberit se ‘unë po i bëj nderin e jetës me Thumanë-Kasharin ndaj ia do bëhet copë… Është shumë i izoluar dhe i pashpresë, ndaj mund të bëhet shumë ushtar. Agollin (Dritan Agollin) nuk e shiti kurrë dhe e bëri mbret‘.
Berberi i shkruan Ballukut se Bashkim Ulaj nuk ka si t’a shesë Dritan Agollin pasi kanë punuar gjatë bashkë. (Kujtojmë se kreu i FSHZH Dritan Agolli ka qenë punonjës tek kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt.
Agolli, pasi u bë drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i ka dhënë dhjetëra milionë euro tendera Bashkim Ulajt. Në këmbim Ulaj i ka dhënë Agollit apartamente dhe zyra për bizneset e gruas dhe djalit).
Ndërkaq, sipas dosjes së SPAK-ut, Vis Berberi i kërkon takim Ballukut për të folur për çështjen e koncensionit Thumanë-Kashar, paracaktuar për Bashkim Ulajn, për të cilin Balluku thotë se i ka bërë nderin e jetës.
Në maj 2022, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me në krye zonjën Balluku ka lidhur kontratën me kompaninë Gener 2 të Bashkim Ulajt për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Thumanë-Kashar, 21 km, me vlerë 245 milionë euro.
Përveç kostos tepër të lartë të ndërtimit prej 245 milionë euro për 21 km, koncesionari Bashkim Ulaj vendosi edhe një tra. Në fund të 35 viteve është parashikuar që koncesionari të përfitojë rreth 1.3 miliardë euro pa TVSH. Gjithashtu në kontratën e bërë publike shteti vendos edhe 22.8 milionë euro garanci për 8 vite nëse privati nuk mbledh të ardhurat e planifikuara.
Nëse Greqia bën me rreth 4 milionë euro 1 km rrugë, në Shqipëri kostoja është tre herë më e lartë, rreth 12 milionë euro. Praktikisht është kostoja e korrupsionit.
Jo vetëm kaq. Rruga Thumanë-Kashar është jashtë çdo standardi, duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve. Ka një shkëputje në lidhje në pjesën urave, ndërsa shtresa asflatike ka nisur të lakohet për shkak të abuzimit me ngjeshjen, për të maksimalizuar fitimet dhe mbuluar vjedhjen e parave publike.
Ku kanë përfunduar paratë?
Ka dyshime të forta se gjysma e fondit për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar është përvetësuar dhe ndarë sipas roleve. SPAK po verifikon lëvizjen e parave pas kalimit nga buxheti i shtetit tek kompania e Bashkim Ulajt.
SPAK është duke verifikuar edhe disa transferta parsh të kryera nga kompania 4 A-M jashtë Shqipërisë. Kompania ka përfituar qindra milionë euro tendera publikë. Pronar i kompanisë është Ardit Metaliaj, prestanome dhe derivat i Bashkim Ulajt.
Bashkim Ulaj përsëritës, afera 28 milionë me DH Albania
Në vjeshtën e vitit 2018, ish kreu i ARRSH Afrim Qendro, ish kreu i OST Klodian Gradeci dhe oligarku Bashkim Ulaj finalizuan një aferë korruptive me vlerë 28 milionë euro përmes kompanisë false dhe fantazmë DH Albania, të kamufluar në emrin e sportelistit të Bashkim Ulajt, Avdjol Dobi.
Afera korruptive nuk ishte e zakonshme, pasi ‘ustallarët shqiptarë’ kishin falsifikuar letrat sikur kompania e tyre ishte dega në Shqipëri e kompanisë amerikane Dunwell Haberman. Kokat e kësaj skeme korrupsioni dhe falsifikimi, oligarku Bashkim Ulaj, Afrim Qendro që firmosi një nga tenderat 18 milionë euro dhe Klodian Gradeci i OST, shpëtuan pasi SPAK nuk ishte ngritur ende.
Afrim Qendro vetëm sa u mor në pyetje si person që kishte dijeni, ndërsa Ulaj nuk u hetua. Historia u mbyll me dënimin me 6 muaj burg të sportelistit të Ulajt, Avdjol Dobi, i cili në fakt nuk bëri asnjë ditë. Mbyllja e kësaj dosje është një histori më vete korrupsioni, e cila mbetet një sfidë për SPAK-un.
Skema e korrupsionit / Dritan Agolli i FSHZH i dha tendera, Bashkim Ulaj i dha zyra për bizneset e gruas dhe djalit
Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli dhe oligarku Bashkim Ulaj janë përfshirë në një skemë korrupsioni me paratë publike. Dritan Agolli i ka dhënë kompanisë Gener 2 milionë euro tendera publikë.
Në këmbim, bashkëshortja dhe djali i Dritan Agollit, Rovena dhe Flladi Agolli, kanë marrë zyra dhe apartamente te kullat në digën e liqenit, të ndërtuar nga firma “Gener 2” e Bashkim Ulajt. Në këtë firmë ka qenë i punësuar edhe Dritan Agolli për një kohë të gjatë, teksa “Gener 2” rezulton përfituesi më i madh i fondeve publike.
Bashkim Ulaj mbi 3 miliardë euro para e pasuri publike
Janë shifra gati të pabesueshme dhe marramendëse në raport me buxhetin vjetor të Shqipërisë, por letrat e përfitimeve dhe episodeve të korrupsionit janë zyrtare.
Janë aty duke sfiduar barazinë para ligjit, interesin publik dhe drejtësinë e re, të cilës nuk i shpëton dot as ndonjë arkë peshk, kanal në Lushnje, autokombanjë, kec apo tollon nafte.
Oligarku i familjes Berisha, Bashkim Ulaj, është përfitues i parave dhe pasurive publike me vlerë mbi 3 miliardë euro, përmes tenderave dhe koncensioneve klienteliste, korruptive dhe me letra false, përmes lejeve të krimeve mjedisore për hidrocentrale në zona të mbrojtura, gurore dhe çimentoje, përmes zgrapjes së rrugëve kombëtare, kullave dhe ndërtimit të rrugëve që janë ndërtuar një herë, si aksi Milot-Thumanë etj.
Asnjë oligark dhe klient tjetër nuk i afrohet dot për përfitime Bashkim Ulajt, i cili jo rastësisht nuk lakohet kurrë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, belot, bletët, mulët dhe zagarët e tyre mediatikë.
Bashkim Ulaj ka marrë me Rilindjen mbi 2 miliardë euro tendera dhe koncensione me kompaninë Gener 2. Tenderat për Baçin jepen duket ngrënë krudo dhe pirë verë të shtrenjtë 4-5 mijë shishja, ndërsa ARRSH, FSHZH dhe bashkitë e mëdha thjeshtë bëjnë letrat gati.
SPAK le të hetojë një nga praktikat me flamur korrupsioni, ku fondi limit është sa oferta fituese, ndërsa nuk është zbatuar qoftë edhe një kontratë pa vjedhur me volumin e punimeve, devijimet nga projekti dhe cilësinë e punimeve.
Rreth 300 milionë euro tendera Bashkim Ulaj i ka marrë me kompaninë 4 A-M, të cilën e ka kaluar në emrin e Ardit Metaliajt. Kjo kompani është kapur disa herë me letra false dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave, por i ka shpëtuar gjithnjë ndëshkimit.
Ndërkaq, koncesioni i rrugës Thumanë -Vorë-Kashar do t’u kushtojë shqiptarëve 1.3 miliardë euro (1.56 miliardë euro me TVSH), ku përfitues është kompania e Bashkim Ulaj, i cili hyri në treg dhe pasurua nga mënga e Sali Berishës, kur erdhi në pushtet në vitin 2005.
Qindra milionë euro ka përfituar Bashkim Ulaj nga pushteti i PD dhe PS me leje korruptive për hidrocentrale në Valbonë, HEC-e në të gjithë Veriun, gurore, lumenj etj.
Bashkim Ulaj qëndron pas disa hidrocentraleve në Zallin e Qarishtës, hidrocentralit Suha e Sipërme, hidrocentralit “Suha”, Seta etj., krahas hidrocentraleve në Valbonë, që të gjithë në kundërshtim me ligjin dhe letra false, deri tek falsifikimi i firmave të banorëve të fshatrave.
Teci i Roskovecit është një tjetër aferë e denoncuar si korrutpive me përfitues oligakun pranë Familjes Berisha, Familje e cila si për ironi ogranizon protesta kundër korrupsionit qeveritar.
Përfitimet e oligarkut të Berishës nuk mbarojnë. Kafshimi i kondrave poshtë Krujës është bërë me gojën që nuk ngopet kurrë të Bashkim Ulajt, por me lejen e pushtetit të Berishës dhe më pas të Rilidjes.
Emri i tij lidhet me kulla dhe pallate, pazare për termocentrale, çarja e rrugëve të Shqipërisë me fibrat optike, shkatërrimin e Ranës së Hedhur, me krime të tmerrshme dhe të pariparueshme mjedisore si dhe me një plan për të marrë fushat e naftës.
Pesë apartamente te pallati në Rrugën Mustafa Matohiti dhe zyrën te kulla pranë stadiumit, janë vetëm një bakshish që Ulaj i ka dhënë Sali Berishës, i cili ishte i pari që futi duart e Baçit në pararë dhe pasuritë publike.
Por, çuditërisht, ato që Ulaj ka përfituar nga pushteti i Berishës, janë modeste në raport me aferat që Ulaj ka finalizuar pas vitit 2013, kur në pushtet erdhën socialistët.
Nuk ka dyshim se Bashkim Ulaj nuk do të merrte dot as pesë lekë pa lidhjet korruptive me qarqet pushteteve, pa ‘respektuar’ ata që bëjnë letrat e aferave, pa korruptuar drejtorë, kryebashkiakë, ministra, prokurorë dhe gjyqtarë, sidomos pa lidhjet klienteliste me Familjen Berisha.
Marrë nga Prapaskena

Ja pra Bela, ajo “qe nuk ka nevoje per prezantim” (sic tha Edi Rama kur e ri-emeroi zevendesen e tij ne qeverine e shpallur 3 muaj me pare ne shtator)
Bela pra, qe i ben nderin e jetes katunar Bac Ulajt me koncesionin e THUMANE-KASHAR.
Se Koncesionet per Belen aq pa nevoje prezantimi (sipas Rames) jane per tu bere nderin e jetes tipave si Ulaj.
Asgje e re kjo, sepse : nderi lahet me nder, thone! Dhe si Beles si Bac Ulajt nuk u ka dale asnje llaf per ceshtje Nderi…
Po kete Ulaj nuk e kam degjuar nga goja e Saliut per oligark i korruptuar me Qeverine?
Aman se gjen gje baçin. Bashkëpunëtorëve i vjeter e tregon Origjina e tij.
Te shet sa drithi para pules. Ky ka bere kerdin, ka blere politikan, ka bashkëpunëtorëve isuf çelen, qe ka votuar Brlinden ne Parlament. Ka nje grup te strukturuar me ne krye xhevahire Brahain noterin e njohur si mashtruese.
Kujdes se do ua fus dhe ju te gazetës se ai din. Mire te beje kërdinë. Nje here dergon noterin me pas Deputetin Isuf Çela. Ky ja arriti qe divorci Artan Metalin me te shoqen dhe e Martoi me Pamela Çirkon qe. Bashkëjetojnë bashke si çerdhe. Vjedhje dhe pastrim parash. Kjo pamela ka kaluar enkeleida Siften Metalin ne vetting. Kupto si jane keta. Zot shpëto vendin ku eshte.
Nqs shteti vendos 22.8 mln euro per 8 vjet si garanci per fitimin e koncensionarit te Humane – Kashar, I bie 8×22.8= 182.4 milion euro do I garantoje shteti. Dmth ky boti hodhi 240 mln euro, se shteti s’kishte para ta bente kete segment. Mirepo shteti I jep per 8 vjet si garanci 182 milion qe ti siguroje fitim ketij botit. Eshte nje skeme kaq e trashe korrupsioni, sa njeriu duhet te jete budalla te mos e kuptoje. Po ne qofte se shteti jep 182 milione euro, pse nuk merr borxh edhe 60mln Te qelbura dhe rrugen ta kete ne pronesi vete shteti e keshtu te ardhurat ti kalojne plotesisht shtetit?
Rroftë krushqia. Bela dhe Ulaj se i japin drejtim te gjithave. Edhe Trampit ja fusin per fitime jeto. Lum ne si i kemi eta hajdute te mdhej ja kaloine cdo veni .
Bashkim Ulaj dhe Belinda Balluku jane deshmia me ileritese qe provon faktin themelor dhe shume domethenes se ne kapitalizem ( qe budallenjt e Shqiperise e quajne demokraci ) pushteti eshte i oligarkise. Pushtetaret, ciletdo qofshin ata, thjesht marrin nje ” certifikate ” legjitimiteti nepermjet proceseve zgjedhore, sa per te thene se ” jam zgjedhur ne menyre demokratike ” dhe pastaj behen pjese e pandare e unitetit ” te pathyeshem ” Politike-Biznes- Media. Populli rri e degjon dhe brohoret pafund ” elitat ” e tij hajdute, zhvatese dhe kriminale. Kot i jane vardisur Ballukut. Ajo nuk eshte gje tjeter vetem nje hallke e zinxhirit te korruptuar Politike-Biznes-Media qe na sundon nen zhurmen e brohoritjeve tona per ta. Aktualisht, kapobanda e korrupsionit eshte Mjekercjapi ne krye te qeverise. Shikoni administraten qe ka ndertuar. Kudo vetem hajna dhe njerez te padenje kulturalisht dhe profesionalisht per vendet e punes. Shikoni komunikimet ne telefona te drejtoreve dhe zv.kryeministres per te kuptuar cfare njerezish ordinere na qeverisin. Po ana tjeter ? Edhe me beterr. Te gjithe jane ” faqja e zeze “. Pse ? Sepse ky popull ka degraduar dhe po degradon perdite e me shume moralisht. Thjesht po ndodh cnjerezimi i popullit shqiptar.
VO:
-Sa $,€,ka futur në xhep Balluku,Rama..or shpifsa ANONIM.?..me dosje me SMS BERISHISTE,GAZISTE..?
Do tu rruni trapin deri 2050..!
El News Albania
Mbushur vendi me moterqira.
Nga artikullu:
Emri i tij lidhet me kulla dhe pallate, pazare për termocentrale, çarja e rrugëve të Shqipërisë me fibrat optike, shkatërrimin e Ranës së Hedhur, me krime të tmerrshme dhe të pariparueshme mjedisore si dhe me një plan për të marrë fushat e naftës.
Pritna o zot, edhe fushat e naftes,…. Joooo..
Rruga 245 mil €, cfare lexojme ne artikull, paska staf te pregatitur….
Rruga Thumanë-Kashar është jashtë çdo standardi, duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve. Ka një shkëputje në lidhje në pjesën urave, ndërsa shtresa asflatike ka nisur të lakohet për shkak të abuzimit me ngjeshjen, për të maksimalizuar fitimet dhe mbuluar vjedhjen e parave publike.
Ethem, shko dhe u’a rruaj ti trapin, angazhohu familjarisht per kete pune, si perhere ne sherbim te partise o plak pervers
Ethem
Ti nuk di nga lidhet gomari
Ah,Enver të ishje GJALLË,
Për vampirët ANONIM,
Që mushkën e bëjnë me barrë,
Vetëm për të mbrojt SALINË..
S’vjen Pushteti me MALLKIME,
As të ngjallet NËNA jote- IME,
Por Ajo do vetëm BYTHË,
Saliu do vetëm KRIME..!
EL News Albania
Kapterr Lalaj mos u ngut se behesh me mut, ai Enver te ishte gjalle ty do te degdiste te parin ne ate grope haleje ku hodhi 44 dhjetore te shkuar ate Poliagjentin bashk-katunarin tend.
Po e ke gjalle Edverin o Ethem, perse lutesh
per Enverin? Per “vampiret anonime”?! Doje qe te beje nga ato spiunlleqet qe ke bere ne te kaluaren o matuf?? More, ate sufllaqen, ta japin vetem me qepe qe te ka ikur truri fare?? Si thua: vetem per te “mbrojt” SALINE? ….po shkruhet; “per te mbrojtur” o Gavete madhore, e kush po e mbron ketu, s’e me cfare merret vesh nga mesazhet qe i kane rrjedhur Ballukes, tenderat ndahen me oligarkine e lidhur me Saliun, keshtu qe, ata hane bashke. Po ti si gomari qe je, edhe ate sufllaqen me qepe, e ke shume. Teme, po ktheje nje here koken mbrapa o veshgjate, ne kurriz nuk ke vetem Edushin tend, por edhe Saliun. Yshhhh Teme
Edi Rama i gjate si plepi,
n’fund u bo trup qenefi.
Trup permbi, e trup perfundi
ne ta dhiej krejte katundi..!