Nga “Prapaskena”
Dosja e SPAK për korrupsionin me tenderat e rrugëve të Shqipërisë tregon se dora e madhe që ndan paratë publike si plaçkë lufte për oligarkët është Edi Rama dhe se Belinda Balluku bashkë me drejtorët e saj janë thjeshtë zbatues të skemës së përvetësimit të pasurisë së shqiptarëve.
Në zyrën e Ramës ndahen llokmat e mëdha të parave dhe pasurive publike, ndërsa ministrat dhe drejtorët përfitojnë çka mbetet nga sofra e madhe e pazarit në Kryeministri.
Implikimi i Edi Ramës duket se reflekton edhe mesazhin e tij për socialistë që ‘nëse biem, do biem të gjithë bashkë’, pra që do t’i marrë me vete, ndonëse jo të gjithë socialistët janë në pozitat e udhëheqësve të tyre.
Po le të ndalemi në një episod konkret që ekspozon degradimin e pushtetit nga kupola socialiste, ku paratë në arkën e shtetit ndahen për klientët oligarkë, ndoshta duke pirë verë të shtrenjtë, për të cilën po flitet kaq shumë këto ditë.
Në 24 gusht 2021, zv/kryeministrja Belinda Ballullu i shkruan kreut të ARRSH-së se i kishte kërkuar kryeministri Edi Rama që të takonte oligarkun Ramë Geci, i cili kërkonte tenderin me vlerë 12 milionë euro me objekt ‘Ndërtim rruga Porto Romano Durrës loti 3’.
Vis Berberi i përgjigjet se e kishte takuar atë ditë Ramë Geci kryeministrin. Këtë informacion Berberi e kishte marrë nga vetë Geci, pasi të dy kishin bërë një xhiro në kantierin e Unazës së Madhe.
Çfarë ndodh më tej?
Tre javë pas këtyre bisedave dhe takimeve, në 16 shtator 2021, ARRSH-ja me në krye Evis Berberin njofton procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.
Në 16 nëntor 2021, ARRSH-ja shpall fituese të tenderit kompaninë Geci shpk me pronar Ramë Gecin. ‘Oferta fituese’ e Ramë Gecit është pothuajse sa fondi limit. Meqenëse fituesi është caktuar me pazar në tavolinë janë skualifikuar ofertat e tjera më të ulëta.
Është një shembull ilustrues se si buxheti i shtetit ndahet për klientët oligarkë. Ramë Geci shkon tek Rama dhe i kërkon tenderin e radhës. Rama vë në lëvizje Ballukun. Nga ana e saj, Balluku vë në lëvizje Berberin.
Ndërkaq, Berberi zbaton porosinë, kopsit letrat dhe i jep tenderin Ramë Gecit, i cili ka marrë rreth 90 milionë euro tendera publikë i vetëm dhe në bashkëpunim.
Ironia e dyfishtë
Provat dhe faktet tregojnë se Berisha nuk është koka, nuk është dora e madhe, por instrument zbatimi. Megjithatë, SPAK kërkon ‘kokën’ e saj, heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit. Oligarkët përfitues, të cilët kanë kërkuar dhe marrë favore të paligjshme në zyrën e Edi Ramës, deri tani nuk janë marrë nën përgjegjësi penale.
Ndërkaq, Bashkim Ulaj, Ramë Geci dhe Pëllumb Salillari janë tre protagonistët kryesorë të dosjes së SPAK për tenderat e rrugëve të Shqipërisë, si klientë të pushtetit dhe përfitues të parave publike në mënyrë të paligjshme dhe korruptive.
Sali Berisha, i cili lexon përgjime në derën e SPAK-ut dhe që nuk lë skutë pa futur hundët, nuk i përmend kurrë. Mos vallë tre oligarkët, një pjesë të parave publike, i kanë ndarë si haraç me Familjen Berisha?!
—-
Titulli është i redaksisë

Imagjinoni se c’makineri denoncuese eshte Sali Berisha, kur edhe bashibozuket mediatike te regjimit, ankohen se ka lene ca emra pa permendur!
Me erdhi per te qeshur, sepse kjo me kujtoi nje episod nga emisioni i i ekspozuar ndaj mediokritetit dhe budallallekut( ishte koha e protestave ndaj Erion Veliajt), ku drejtuesi i tij nje nga keto bajgat e vjetra te gazetarise, thoshte ne stilin e tij te njohur katundaresk, qe shoqerohet me shkelje te syrit, citoj: ” Ore po ky Berisha, cka qe nuk thote nje fjale per Erion Veliajn?!”…
Ne te vertete, nuk ka njeri ne Shqiperi qe te mos e kete akuzuar Veliajn me shume se Berisha, mirepo, mesaduket mund te paskej kaluar nje dite mbase, pa e permendur emrin e tij, qe kjo t’i krijonte pershtypjen yllit te shuar te gazetarise, qe ky Saliu ka dicka, meqe nuk flet per korrupsionin e Veliajt! Nga pikeveshtrimi psikologjik kjo eshte e shpjegueshme sepse kur je mesuar me akuza te perditshme, nje dite po kaloi pa to, mund te te duket e panatyrshme.
Bashibozuket e regjimit shrytezojne kete paradoks psikologjik, qe eshte ne nenvetedijen e cdo shqiptari te interesuar per politiken, qe te hedhe kete pisllekun e biznesmeneve qe nuk i akuzoka Berisha.
Nga ana tjeter, ky eshte nja lapsus frodian i ketyre zuzareve mediatike, sepse duke akuzuar Berishen per mos-akuze, ata tradhetojne nenvetedijen, qe ne kete regjim te gjithe jane te korruptuar.
Denoncon Berisha pafund, me emer dhe mbiemer, duke u drejtuar gishtin publikisht – zagaret e pushtetit i thone: ej, ke lene pa permendur edhe ca te tjere…
Sqipylloni ben roje te gazeta Dita sa postohet dicka te komentoj i pari
O koqe, je varur pas nje komunisti te 68-s qe do vdesi me genjeshtren n goje
Te thuash te verteten,Berisha keto kohe eshte si sorrat,qe vrapojne pas plugut te Traktorit per te kapur krimbat qe nxjerr plugu. Korrupsionit i ka hyre qilizem me plug SPAKU,,Berisha perserit pergjimet dhe akuzat e SPAK.
Nesti Agoni eshte kjo fytyre ne foto?!
Ja,cfare paska synuar miku!? Komisjonin! Kreu i 5 Familjeve Kriminale te New Yorkut,Capo dei capi.
Sikur Presidenti Amerikes te jepte doreheqjen,Ti shqelmonte votat e popullit,te BRAKTISTE PUSHTETIN LEGAL QE I JEP VOTA POPULLORE,SEPSE E TERHEQ PUSHTETI ILEGAL I MAFIAS.Edi Rama don te behet Kreu i MAFIAS.Te veproje nen rrogoz,Te kete ndikim kriminal,Te terrorizoje kundershtaret.Ti marre peng,sepse keshtu krijohet hija e frikes.Populli te do prej frikes.Hoollywoodi ben filma.Diten e Falenderimeve,Bossat e Mediave zene radhen ne shtepine e pritjes brenda mureve te Kryeministrise per nje NDER,tender rruge,tuneli,resorti,Ksamili,Farka,Qerreti ,Cfare te jete!
Boss dei Boss,,Capo dei Capi ngre celularin,lajmeron Sem Xhankanen,Alfredo Provensanon,Rita laviren,te kryhen porosite.
Uuuaaa!Si ne film.Kte pra paska dash palla!!!!!!!!!!!!!!!!! Hic poplli.Poplli n`dollap,poplli.
Shqiptaret edne nuk e kane kapur permasen e vertete te zullumit te regjimit socialist.
Skandalet e njepasnjeshme, qe sikur e ndjekin njeri-tjetrin me padurim, sikur te pengojne te shohesh qarte gjithe tablone e nje vendi te plackitur fund e maje.
Zakonisht, per te pershkruar kete hajduteri te paprecedente, kemi marre si shembull nga historia jone e meparshme; tani kjo nuk mjafton; eshte tejkaluar ne cdo aspekt.
Nga ana tjeter, e kemi shume te veshtire ta marrim shembuj edhe nga historia e popujve te tjere; per krahasim, po sillen shembuj nga vendet afrikane; por prape nuk mjafton; duket qarte se eshte dicka me shume…
Partia Socialiste, kjo Bordello parti, po don ta shnderroje edhe Shqiperine ne shembelltyren e saj.
Nuk duhet ta lejojme. Opozita ka pergjegjesi te madhe; duhet ajo e para te jape shembullin e qendreses dhe revoltes, por edhe te sakrifices; ne populli i Shqiperise, shqiptaret e ndershem te ketij vendi, jemi gati.
Na thoni tu biem!
Nuk kemi c’humbim tjeter, pervec apatise sone.
VO:
-U takua dashnori me dashnoren,
Te guri me VËRË,
Atje vetëm u bën ADET,
U përgëjtën të TËRË.. !
-Dhe medjet kazan,
Me ligj tashmë të lira,
Mund të shpifin ditë-natë,
Nuk ka kush tu vendosi këmbët në tratë.!
-Na mbytën ANONIMËT,
Si strucët Afrikan,
Kemi 35 vite me shpifje,
Nuk e DO djali BABANË..!
-Ky është sistemi,
Që na pruri perëndimi,
Le të haj hajduti,vrasësi,
Në burg të shkoi i miri..!
-Gëzuar o popull fukara,
Nuk pyet kush për Ju,
Merrni kazmën në krahë,
Në vënd të JASTIKUT vini një KËRCU..!
Unë i kohrave të shkuara,
Akoma preferoi Enverin,
Hajdutit,vrasësit i tregonte vënin,
Të parë kishte Atdheun,Nderin..!
Flm Dita.
El News Albania