Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
InvestigimKryesore

“Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Published: August 6, 2026
Shpërndaje

Biznesmeni Rrok Gjoka u paraqit këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku qëndroi për rreth tre orë. Emri i Rrok Gjokës është i lidhur me një nga procedurat më të debatuara të prokurimit publik në Shqipëri, atë të ndërtimit të tunelit të Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur Belinda Balluku.

Kompania e tij Gjoka shpk u shpall fillimisht fituese e tenderit, por procedura u anulua. Më pas, kontrata iu dha një konsorciumi turk me një ofertë rreth 50 milionë euro më të lartë. Pot pavarësisht humbjes së kontratës, punimet në terren u kryen në masë të madhe nga kompania e Gjokës në cilësinë e nënkontraktorit.

Të dhënat e siguruara nga hetimi i SPAK ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi tregojnë se jo vetëm tenderi i madh i ndërtimit, por edhe ai i mbikëqyrjes së punimeve u trukua, ndërkohë që inspektimet e kryera në terren ngrenë hije dyshimi mbi cilësinë e punimeve në tunel dhe sigurinë e tij.

- Publicitet -

Greku, i shokuar

Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në tunelin e Llogarasë mbeti i shokuar. Ai i shkroi i alarmuar kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi se punët po shkonin përditë e më keq me projektin.

“Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti nuk është thjesht një “vrimë”, por është një tunel i cili duhet të ndërtohet sipas specifikimeve dhe praktikave ndërkombëtare në respekt ABSOLUT për çështjet e SIGURISË…” i shkroi Ioannis Kirkinezis, përfaqësues i kompanisë “Hill International NV”, Berberit.

Tensioni erdhi në rritje në muajt që pasuan. Në shumë episode të përshkruara në dosje, Kirkinezis ankohet për cilësinë e punimeve, për mungesën e projekteve apo “për neglizhencë dhe fyerje totale” nga ana e nënkontraktorit.

Mesazhet me Berberin

Mesazhet e shkëmbyera mes Kirkinezis dhe Berberit nxjerrin në pah një marrëdhënie të ndërlikuar. Ato e kanë zanafillën në gusht të vitit 2021, pasi Ministria e Infrastrukturës çeli tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, me një fond limit prej 196.2 milionë lekësh.

Fitues të tenderit u shpallën kompania “Hill International” e përfaqësuar nga Kirkinezis dhe “Net Group” sh.p.k, por Prokuroria e Posaçme pretendon se ky është një tjetër tender i manipuluar pas atij të ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe e akuzon Berberin për paracaktimin e fituesit.

Sipas SPAK, Kirkinezis i ka hartuar vetë kriteret e vendosura në dokumentet standarde të tenderit dhe në këmbim ka marrë si ortak kompaninë “Net Group” sh.p.k, e cila sipas hetimit ishte e lidhur me Berberin.

Ish-kreu i ARRSH-së u dërgua në gjykim në qershor të këtij viti së bashku me 18 persona të tjerë për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Në një skemë më të madhe, të zbuluar po ashtu nga mesazhet në telefonin e Berberit, ky i fundit dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku akuzohen se u përfshinë në paracaktimin e fituesit të tenderit 18.9 miliardë lekë për ndërtimin e tunelit kontrovers të Llogarasë.

Të para së bashku, të dy dosjet tregojnë gjurmë të një problemi sistemik në sektorin e infrastrukturës me shpalljen fiktive të tenderave publikë, ndërkohë që “pazaret” për kriteret dhe fituesit kishin përfunduar. Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi i ka mohuar akuzat e Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që ministrja Belinda Balluku ka shmangur komentet, duke deklaruar se “ka besim te drejtësia”. Kirkinezis ishte i paarritshëm për koment.

Rama, Balluku e Berberi gjatë ndërtimit të tunelit

Skema me fatura fiktive

Tuneli i Llogarasë, që lidh Vlorën me fshatrat turistikë të Jugut, është një prej projekteve më të mëdha dhe të kushtueshme të infrastrukturës në pesë vitet e fundit. Ai është po ashtu një prej projekteve më kontroverse për shkak të funksionit të kufizuar.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme sugjerojnë se qoftë tenderi për ndërtimin e tunelit, qoftë ai për mbikëqyrjen e punimeve u paracaktuan.

Mesazhet e kapura në telefonat e Berberit tregojnë sipas SPAK se ky i fundit është karakteri kyç dhe një prej përfituesve të aferave. Procedurat e tenderimit të mbikëqyrjes filluan thuajse në të njëjtën kohë me tenderin për punimet. Ato përfunduan në dhjetor 2021, por fituesi ishte i qartë që prej kontakteve të para mes Kirkinezis dhe Berberit në gusht 2021.

Prokuroria thotë se ka dokumentuar që Berberi ka orkestruar një skemë të mirëfilltë, duke nisur nga “qepja” e kritereve të tenderit për kompaninë Hill International, vendosjen e saj në lidhje me kompaninë Net Group, e deri te kualifikimi i këtij bashkimi operatorësh me dokumente të falsifikuara, për të përfunduar në përfitimin e miliona lekëve përmes një skeme faturash fiktive mes Net Group të Valter Begajt dhe DAAM, që SPAK thotë se kontrollohej nga vetë Berberi.

Para se procedura të shpallej zyrtarisht, hetuesit kanë zbuluar komunikime intensive mes Evis Berberit dhe Ioannis Kirkinezis. Në një komunikim SMS të datës 27 gusht 2021, Kirkinezis i shkruan Berberit: “Përshëndetje! A ke ndonjë lajm për ofertuesin për mbikëqyrjen/supervizimin e Llogarasë? E pashë që kriteret janë shumë të forta. A mund të diskutojmë?”.

Pas këtij mesazhi, të dy organizojnë një takim dhe në tetor 2021 kur ARRSH po bënte gati kriteret për tenderin, Kirkinezis i dërgon Evis Berberit në email-in e tij zyrtar një dokument me detaje teknike të grupit që duhej të kryente mbikëqyrjen e projektit.

Prokuroria gjeti se njësia e prokurimit që ndiqte rastin i përshtati kriteret e ekspertëve pikërisht sipas këtij dokumenti, duke zvogëluar numrin e inxhinierëve dhe specialistëve pjesëmarrës sipas kërkesës së Kirkinezis.

Në mënyrë të dyshimtë, kur dokumentet përfundimtare të tenderit u miratuan më 22 nëntor 2021, lista e stafit të kërkuar ishte identike me atë që përfaqësuesi i kompanisë “Hill International”, Ioannis Kirkinezis, i kishte dërguar me email Evis Berberit një muaj më parë. Kriteret ishin ndryshuar për t’iu përshtatur kompanisë specifike.

“Në rrethanat e mësipërme rezulton se kriteret e vendosura tek dokumentet standarde të tenderit janë përgatitur nga përfaqësuesi i shoqërisë holandeze “Hill International N.V”, shtetasi grek, Ioannis Kirkinezis, shoqëri që ka marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi, si bashkim i operatorëve BOE “Hill International N.V” & “Net Group” sh.p.k”, thuhet në dosjen hetimore.

Berberi fut Begajn

Pasi kriteret ishin përshtatur, Berberi i ka sugjeruar, sipas hetimeve të SPAK, kompaninë Net Group të Valter Begajt.

Të dyja kompanitë, “Hill International NV” dhe “Net Group”, krijojnë një bashkim operatorësh dhe marrin pjesë në tender. Por, sipas dosjes hetimore, ky bashkim operatorësh nuk i plotësonte as kriteret e “qepura” për ta, pasi kishte mungesë të përvojës dhe stafit të kualifikuar. Megjithatë ata e fituan tenderin.

Ajo që nuk del në mesazhe, por që është gjetur nga hetimi tregon se ky orientim nga Berberi nuk ishte i paqëllimtë. SPAK ka gjetur se përmes Net Group dhe kompanisë DAAM, Berberi përfitoi dhjetëra milionë lekë në këtë rast dhe 7 procedura të tjera prokurimi. Paratë thotë prokuroria u transferuan me fatura fiktive.

Sipas hetimit, pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë paguante kompaninë “Hill International NV” (dega në Shqipëri) për shërbimet e mbikëqyrjes, kjo e fundit i transferonte “Net Group” sh.p.k një pjesë të pagesave. Deri në nëntor 2024, “Net Group” ka përfituar rreth 74.3 milionë lekë nga “Hill International”, por nga këto para, 19.2 milionë i kaluan kompanisë DAAM , që prokuroria thotë se zotërohej de facto nga Evis Berberi. Transfertat justifikoheshin me fatura fiktive për “specialist për tunelin Llogara”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, një listë e gjatë ekspertësh nga Greqia që ishin deklaruar se do të bënin mbikëqyrjen e punimeve të tunelit nuk e kaluan kurrë kufirin. Ngjashëm një numër ekspertësh shqiptarë që supozohej se punonin për kompaninë Net Group nuk qenë kurrë në Llogara. Në dëshmitë e marra nga prokuroria mësohet se këta ekspertë kishin huazuar licencat për pagesa minimale mujore, por kurrë nuk u thirrën të punonin.

Prokuroria thotë se ata që bënë mbikëqyrjen ishin të ndryshëm nga lista me të cilën kompanitë fituan tenderin. Sipas prokurorisë ky zëvendësim masiv i stafit kryesor, sipas dosjes, u bë pa miratimin me shkrim të Autoritetit Kontraktor, në shkelje të kontratës.

Telashet e mbikëqyrjes

Telashet e mëdha duket se filluan kur kompania “Hill International” tentoi të kryente mbikëqyrjen. Gjatë zbatimit të projektit, komunikimet në “Signal” mes Kirkinezis dhe Berberit tregojnë se përfaqësuesi i “Hill” filloi të ankohej për problemet me ndërtuesin që neglizhoi projektin, cilësinë e materialeve dhe një sërë hallesh të tjera, që sipas tyre vinin në rrezik tunelin.

Mbikëqyrësit e Hill që vërtet erdhën në Shqipëri, ngritën alarmin për cilësinë e punimeve në tunel. Ata ankohen se kompania ndërtuese po punonte pa plan apo me plane të ndryshuara. Ata gjetën se nuk po përdorej çelik në betonin që hidhej në tunel dhe se kompania që po kryente punimet, hoqi elemente sigurie nga tuneli.

Procesverbalet e këqyrjes së telefonit “Iphone 13 Pro Max” të Evis Berberit, të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së tij, zbulojnë në detaje përmbajtjen e këtyre ankesave.

Komunikimet në aplikacionin “Signal” tregojnë se Ioannis Kirkinezis e informonte rregullisht Berberin për shkelje të rënda nga ana e ndërtuesit dhe për shpërfilljen që po i bëhej rolit të tij si mbikëqyrës, pasi siç i shkruante ai, “ndërtuesi nuk respekton kërkesat dhe udhëzimet e mbikëqyrësit”.

Ankesat kulmojnë në nëntor 2022, kur ai raporton shkelje alarmante sigurie, si fakti që kontraktori po hidhte “betonin pa çelik. Jo i përforcuar”. Ai gjithashtu e paralajmëron Berberin se dizajni i ri i ventilimit nuk kishte “asnjë dispozitë për rastet e zjarrit”, duke shtuar se kjo do të rrezikonte jetën e udhëtarëve.

“Propozimi i ri i Kontraktorit ka të bëjë vetëm me kushtet normale të funksionimit, pa asnjë dispozitë për rastet e zjarrit. Nëse ndodh një incident i tillë, sigurisht që do të ketë viktima,” i shkruan Kirkinezis Berberit.

Ndryshe nga sa paraqitet në pjesën e parë të skemës, ku Berberi është i investuar në komunikimet me Kirkinezis, në këtë pjesë të komunikimeve ku flitet për cilësinë e tunelit, ai shfaqet indiferent.

Kjo indiferencë e frustron partnerin e tij nga Greqia. “A mendoni se ne kemi ndonjë vlerë të shtuar për projektin apo ndonjë funksion?”, shkruan ai, duke u lutur për një takim me Berberin.

Në një mesazh tjetër të cituar në dosje, Kirkinezis i ka thënë Berberit: “Ne jemi në këtë projekt për shkakun tënd DHE PËR TY/JU. Thjesht më trego se çfarë të bëj dhe unë do të ndjek plotësisht këshillat e tua”.

Fati i cilësisë së punimeve është i paqartë në dosje. Në dëshminë e tij në Prokurori, Kirkinezis ka deklaruar se pas komunikimeve të shpeshta me Berberin për cilësinë e punimeve, ai e kishte paralajmëruar se mund të tërhiqej nga mbikëqyrja nëse “ishim të padobishëm”.

“Pas këtij mesazhi është bërë një mbledhje dhe situata u përmirësua. Ndërtuesi po punonte me cilësi dhe siguri si dhe projekti u përfundua në kohë,” tha në dëshmi Kirkinezis.

DITA – Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • K R says:
    November 10, 2025 at 9:26 am

    Po normal
    Maloku Gjok që u be miliarder me parat e popullit që i ndan me ata qe firmosin, nuk do merrte mendjen e armikut grëk, packa se Gërqia armike si Llogaraja që ne e shofim sikur çoç është, ka tunele cdo 50 km dhe ua di ktyre punëve më mirë se malokët pa brek që u ra pasuria nga qielli dhe tani u duket vetja sikur kan lindur milionera

    Reply
  • Shqiptar i nevrikosur says:
    November 10, 2025 at 10:25 am

    Pse lodheni kot. Shqiperia me shqiptare nuk behet. Jemi popull qe komunitet nuk bejme dot. Jemi te destinuar te shtojme popullsine e vendeve te tjera ku shkojme atje dhe integrohemi. Ne Shqiperi e kemi mendjen tek interesi personal,paraja dhe mashtrimi. “Fajin” nuk e ka klasa politike por shqiptaret qe prodhojne kete lloj klase politike. Prandaj rrini rehat fhe mos beni gerr gerr gerr. Shqiperine do ta bejne ata qe do e mbushin dhe do te zevendesojne shqiptaret te ikur ne kurbet.

    Reply
    • km says:
      August 6, 2026 at 6:29 am

      AI Erdogani di shume. Edhe Athina, si fjale, si toponim zberthehej nga shqip ja “e mallkuar” “athine-ati INE” vendi ku iliret e pellazge faleshin Zotit :te shkojme “ATI ka “0 eshte” ATI ine”. Sigurisht per tu falur. “e pir” – e Piros, mbreteria e Piros. Me paster nuk ka ku te SHKOJE.

      Reply
  • Majo Nezi says:
    November 10, 2025 at 12:41 pm

    Meqe eshte hequr denimi me vdekje, burgun e perjetshem e kane shume pak keta pisa qe nuk stepen as kur rreziku per jetet e njerezve eshte ne permasa kaq te medha. Jo ekonomia per padrejtesite e vazhduara, arroganca e pushtetit dhe paprekshmeria i ben njerezit te ikin naten dhe kush mbetet ketu te mallkoje mosikjen me pare. Vend i nemur qe sdo behet kurre!

    Reply
  • ..... says:
    November 10, 2025 at 5:39 pm

    Kujdes, se greku e ka dashur kufin ne Llogora dhe tuneli prishte kufine. Po kete e mendoni ju te pasigurise shqiptare qe trumbetoni neper gazeta, beni gjyqin para kohe, jepni vendime sipas qejfit tuaj , libertà se s’ka ligj ne Shqiperi tu vere koqet ne big ju qe shkruani e flisni pas berihajt.

    Reply
  • Remo says:
    November 10, 2025 at 5:56 pm

    O ti me shume pika….qe te rafte pika, e uroj qe
    mos t’i ndodhi ndonje njeriu qe ka paguar te kaloje
    atje, por ty, te rafte ne koke nje cope betoni nga ajo qe s’e ka care trapin Berberi dhe turkosperma Balluke.. pthuuuuuuuuu qelbesire, mbeturine osmanllinjsh, po s’i mund te kuptoni se cdo te thote seriozitet, pune, perkushtim per nje veper qe pavaresisht si nisi, duhej te perfundonte dhe mbi te gjitha, eshte KULTURE te mbash pergjegjesi o zombie. Ne radtin konkret, ai “greku i lig” po i thote mbeturines otomane qe eshte mesuar dhe vjedhe e grabise, te perfitoje pa’ i rene pike Dielli mbi koke, qe ketu, kemi pergjegjesi dhe une nuk firmos. Ju HALETE qe la mbrapa i paudhi, vazhdoni me konspiracione “serbo/greke”, edhe kur, per te miren tuaj u thone, qe keta vampire jo vetem ju rrjepin leket por edhe per ate qe paguat, mund t’a paguani me koke kur t’ju bjere rasti te kaloni matane Llogorase, ne ate toke te qe dikur, quhej e Himarioteve te LIRE, as e grekeve, po as e turqeve qe la mbrapa KOLERA!!!!!!

    Reply
    • Deni says:
      August 6, 2026 at 2:23 pm

      ti ke te drejte por,kush eshte inpaudhi dhe kolera?
      E ke fjalen per doktorr Berishen?
      Se nqs behet fjalen per Enverin,ti rruash topet dhe ti thuash flm cdo dite.
      Koha po tregon si ai bente cilesine,ndertesat e tij vazhdokmjne pa u lekundur dhe sot e kesaj dite.
      Pallatet parada rikate as nuk e rruajn per termete etj etj.
      Kur erdhi doktorr mortja e kolera u mundua ti digjte e shkaterronte te gjitha,sidomos fabrikat dhe ja arriti ne shume pika.Aty shqiptaret e treguan injorancen se po i bekin keq arij dhe ngelen pabuksa se skishte me fabrika.
      Edhe pse u dogjen,ato ndertesa vahdojne te jene aty si bina e nuk e rruajten per asgje.
      Sot ndertojet per te vjedh dhe sala solli frymen e shkaterrimit. e vjedhjes pa fund .
      Ai eshte fatkeqesia dhe kolera,ebola,murtaja e zeze(quaje si te duash) e shqiperise.
      Shqiptaret nuknjane te gjithe varikarsa.
      Ka njerez qe i kane trute e memorien me vend.Degjom e shikim gjithashtu.

      Reply
  • Xha jaho says:
    November 10, 2025 at 9:52 pm

    🤕🤕😢🤮

    Reply
  • Erdogan says:
    November 11, 2025 at 6:44 am

    Greku e ka pasur te gjithe Ilyrine dhe Epirin o idiot me comentin me 5 pika……
    Kujton ty se ka patur “kufirin te llogaraja”?
    Kur te zbulohet ndonje fjale “shqipe” ne vendetta historike Arxeollogjike te Albanistanit atehere llafosna.
    Cfare ti besh Fuqive te Medha qe ndane Epirin e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke.
    Hisroria me Genitcere te turqizuar me tituj Vezire,Pashallare,Bejlere,Agallare,Hoxhallare,Dervish,Muhip etj eshte e shkruar dhe you nuk mund ta ndryshoni.
    Ata ishin Administrata Osmane.
    Kaq per sot o Ignorante qe Fuqite e Medha you perdorin si letter higjenike per interesat e tyre cfarosese.

    Reply
    • evropaiqi eleniqia says:
      August 7, 2026 at 9:12 am

      Erdogan bajga,, Dole prape nga pi.. i sateme ti or injorant i evrove te gerqise? Oooo erdomut qe ky emer te shkon fiks, e ke trurin plot me mut se ate lavazh te kane bere. Analfabet fshati…. rrace muti…. Ske asnje ndryshim nga ata te tjeret (gjithemone tanet) qe ngrene bythen perpjete ne sheshin Skenderbej…. Kemi historikisht ibrida si puna juaj , po ska gje se kemi mbijetuar..

      Reply
  • Bellinda says:
    November 11, 2025 at 11:46 am

    Nuk ka se si te ndodhe ndryshe ne komentet tona.
    Njeri komenton Qeverine,
    Tjetri kombesite,
    Tjetri individin
    Dhe tjetri i shane te gjithe.
    Nga thelbi i problemit gjithmone ikim sepse analiza behet sipas interesit kaq.
    Uroj qe tyneli mbas gjithe kesaj kasaphane qe degjojme dhe asgje sdime tyneli te jete i sigurte.

    Reply
  • Detari says:
    November 11, 2025 at 12:33 pm

    Kurse belinda uron nga xhamija qe tuneli te jete i sigurte, je naive, debile apo te gjitha bashke?

    Reply
  • demo says:
    November 11, 2025 at 1:13 pm

    erdogan,jo Epiri,iliria,por edhe Gjermania ka qene greke,sepse mbretin e fundit e kishit gjerman dhe Hitleri vuri flamurin gjerman mbi akropol,.Deri ne 1830 turq me te bindur se greket nuk kishte Sulltani.Do shkoje kufiri Atje ku ka qene per 3000 vjet.Ne gjirin e Artes.Arte,Preveze,Konice e Kostur,Cameri e Janine dhe Epir,do ti kthehen MEMES SHQIPERI, se kane qene Ilyri e Jugut.Ne lashtesi ka sunduar Pirro Epirit,Ne mesjete Gjin Bua Shpata.
    Turqia pushtoi Arberine,jo Greqine,sepse nuk kishte greke,ne Ate toke qe sot quhet Greqi.

    Reply
  • Liria says:
    August 6, 2026 at 5:27 pm

    Belinda Rama (Balluku) shkon ne SPAK si deshmitare, jo “e pandehur”!

    Reply
  • Dajti says:
    August 6, 2026 at 6:45 pm

    Ky Berberi duket nga surrati qe eshte nje hajn, hajdut, i pa skrupullt, pjelle e mega-hajdutes, Balluku. Te dy plotesojne njeri tjetrin. Njeri me llum se tjetri. Ju lumte me kete dhjerokrsci. Do bejne pak vite burg dhe do gezojne milionat e eurove te vjedhura popullit! Ne kohe te socializmit ishte e sigurte qe denoheshe me burgim te perjetshem apo me rende! Ata te pakten duhen denuar 25 vjet burg, pa te drejte apelimi, falje apo ulje denimi.
    Ky eshte njeriu i Ri i dhjerokracise, i rilindjes se Edi Rames ketij ekstremisti te djathte, pothuajse fashist! Une, atu ku kam punuar, para viteve 90’, kam njohur me qindra e qindra punonjes. Shumica ishin punetore, inxhinjere, njerez te ndershem, te sakrifices (madje edhe anetaret e partise qe punonin ne prodhim). Por si keto monstra te Rames nuk gjenden petveç ne barkun e rilindjes se Rames. Ky psikopat vodhi PS te majte per te super pasuruar ologarket!

    Reply
  • Xha jaho says:
    August 7, 2026 at 2:51 am

    O Dita, mos shkruani ne emrin e tjetrit.
    Une tani po shkruaj. Me lart jeni shkruar ju.

    Reply
    • Detari says:
      August 7, 2026 at 9:06 pm

      Te njejten kane bere edhe ne emrin tim me larte…

      Reply
  • Shqiptar says:
    August 7, 2026 at 2:54 am

    Hetimet e Prokurorisë së Posaçme sugjerojnë se qoftë tenderi për ndërtimin e tunelit, qoftë ai për mbikëqyrjen e punimeve u paracaktuan.

    O Berberi… celsat ne det, mos ta shohim me surratin

    Reply
  • evropaiqi eleniqia says:
    August 7, 2026 at 9:14 am

    Erdogan bajga,, Dole prape nga pi.. i sateme ti or injorant i evrove te gerqise? Oooo erdomut qe ky emer te shkon fiks, e ke trurin plot me mut se ate lavazh te kane bere. Analfabet fshati…. rrace muti…. Ske asnje ndryshim nga ata te tjeret (gjithemone tanet) qe ngrene bythen perpjete ne sheshin Skenderbej…. Kemi historikisht ibrida si puna juaj , po ska gje se kemi mbijetuar..

    Reply
  • Dashi says:
    August 7, 2026 at 3:29 pm

    Në kohën kur është krijuar Athina , 800 vjet para erës së re nuk ekzistonte fare gjuha shqipe , nuk ka asnjë dokument të flasë për ekzistencën e kësaj gjuhe . Për të mos folur pastaj për shkrimin e gjuhës shqipe në vitin 1887 , kur u hap shkolla e parë në Korçë . Në vitin 1887 , kishin mbetur në botë vetëm 2-3 fise afrikane pa shkruar gjuhën e tyre dhe neve të tretët . Është paradoksale të krahasosh Athinën e lashtë , që i dha zhvillim , dritë e dituri një bote të tërë me gjuhën shqipe . Është njëlloj sikur të thuash atë anektodën humoristike , që fjala Amerikë , vjen nga shqipja HA-MER-IKË (ha mbushe barkun , merr e mbushe xhepin dhe ikë pirdhu) .

    Reply
    • K R says:
      August 7, 2026 at 6:36 pm

      Thjesht kaq di ti
      Po nuk do t thot qe esht kjo e verteta

      Reply
  • Aldrin says:
    August 8, 2026 at 1:12 am

    Tallen me shqiptaret surrate te poshtra si Berberi, Belinda dhe Ramuti.
    Jo vetem qe e vjedhin, po dhe e vrasin nje popull te tere
    Rrine derrat e bejne sehir.
    Po ngrihuni more derdimene, se po ju shembet Toka nen kembe dhe po u bie tavani mbi koke..
    Nuk kuptoni, o popull debil
    Lereni kete lloj palacoje te ndyre tju bej gjemen

    Reply
    • Andrea Shkodrani says:
      August 8, 2026 at 7:22 pm

      Ngrihuni o burra ta bejme shqiperin si ne kohen e berishes por me udheheqes te ri berish-sali-vici-doli

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria

Komentet e Fundit

  1. Igor on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  2. Boss on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. 1thundrak on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  4. Tiranë on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  5. Anime Stars Tools on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?