Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PËRGJIMET: Rama i kërkoi të takonte Ram Gecin, mesazhet mes Ballukut e Berberit, ja si Geci sh.p.k “fitoi” tenderin e rrugës së Porto Romanos
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PËRGJIMET: Rama i kërkoi të takonte Ram Gecin, mesazhet mes Ballukut e Berberit, ja si Geci sh.p.k “fitoi” tenderin e rrugës së Porto Romanos
AktualitetInvestigim

PËRGJIMET: Rama i kërkoi të takonte Ram Gecin, mesazhet mes Ballukut e Berberit, ja si Geci sh.p.k “fitoi” tenderin e rrugës së Porto Romanos

Published: December 26, 2025
Shpërndaje

Zbardhet në dosjen hetimore të zv.kryeministres Belinda Balluku një mesazh që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama.

Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit.

Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë fituar tender.

- Publicitet -

Pjesë nga dosja Balluku që SPAK ka dorëzuar në Kuvend ku ka kërkuar autorizim për arrestimin e zv.kryeministres:

“…Në vijim të hetimit, nga këqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, ka rezultuar komunikimi i datës 24.08.2021, në aplikacionin “Whatsapp”, ku në orën 13:49, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:

– “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”.

Pas këtij mesazhi, në orën 13:51, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhet në aplikacionin “Signal Private Messenger”, me tekst:

– “E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë unazën”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku:

– “Jam në shpi peshk me pak fjalë, me një virozë”.

Në orën 13:52, Evis Berberi:

– “Obobo”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku:

– “Në PR do e çojmë këtë, them unë. Sa është PR?”.

Në orën 13:53, Evis Berberi:

– “15 ml, rreth diku te 10 ml euro pa TVSH, 15 miliardë lekë”.

SPAK sqaron se në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 15.09.2021 ka bërë njoftimin për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.

Në Buletinin nr. 167, datë 22.11.2021, të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se për këtë procedurë prokurimi është publikuar njoftimi mbi vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë, ku ka rezultuar se është kualifikuar oferta e paraqitur nga shoqëria “Geci” sh.p.k.

Referuar të dhënave të sistemit elektronik të prokurimit publik, si rezultat i shpalljes fitues të shoqërisë “Geci” sh.p.k., në këtë procedurë prokurimi, është lidhur kontrata midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe shoqërisë “Geci” sh.p.k., me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.

Nga hetimi rezulton se shoqëria “Geci” sh.p.k. ka si ortak të vetëm dhe administrator shtetasin, Ram Geci.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Rilindja e Lenka Cukove says:
    December 26, 2025 at 12:04 pm

    Pergjimet po tregojne se ky vend qenka mbreteruar nga Bela dhe Rama paska pas hyqem vetem te Diella!

    Reply
  • Detari says:
    December 26, 2025 at 12:30 pm

    Paguan gjithe populli per endrren e edvinit qe te beje rolin e ajatollahut te albanistanit. Si duket i ka lene te gjithe te vjedhin sa te dojne vetem ai te rri ne krye.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 26, 2025 at 12:52 pm

    Rama jepte vijen e Kongresit,Piketat i vendoste Belinda.Me te tera,.Me Cmimin,me fituesin,me ore,me date edhe modelin e celularit.Poor,pooor,Fakte s`ka.Ku jane Faktet?
    Fakti eshte brenda,,ooo Rameee,.Nuk ka me,:Dorzo Hadutet! Me keto qe dolen:Dorzohu me gjithe hajdutet!

    Reply
  • K R says:
    December 26, 2025 at 1:05 pm

    Si Rama si Berisha kur dalin te palarat n shesh thone “nuk ka fakte”
    Nuk ka fakte per Saliun 21 janat gerdec
    Nuk ka fakte per Ramen per miliardat qe dalin me pergjime fare qarte si ndahen

    Fakti ia ben MUUUU po udheheqsat tane si burra t ndershem qe jane duan “fakte”

    Reply
  • Aldrinp says:
    December 26, 2025 at 3:43 pm

    Faktet jane qe gjithe keto projekte nuk jane ndertuar per te zgjidhur qarkullimin ne vend.
    Qarkullimi i mjeteve eshte bere gjithnje e me teper problematik.
    Vendi eshte pa sinjalistika
    Rruget jane te rrezikshme, pa korsi mesi per kthim, ose parakalim
    Makinat parakalojne ne korsine e kundert, dhe kjo con ne perplasjen e tyre turi me turi
    Pra, projektet e Rames nuk kane patur qellim zgjidhjen e trafikut, por kane qene shpikje tenderash per vjedhjen dhe pasurimin e horrave qe mbeshtesin Ali Ramen me 40 hajdute.
    Ne Vlore trafiku eshte tmerr me vete. Rruget ne vend te zgjeroheshin jane ngushtuar.
    Dhe, ne vend qe te hapej trafiku nga Skela ne Uje te Ftohte, rruga u be prape me nje korsi vajtje dhe nje ardhje, dhe ne vend te saj, vajten e rrezuan Malin e Shashices, dhe hodhen ne ere Malin e Llogarase
    Sa projekte te tilla te panevojshme jane shpikur per te vjedhur
    SPAK duhet te hetoje te gjithe tenderimet publike, jo vetem rruget
    Ketu eshte bere dhe po behet Nami
    Populli duhet te kerkoje urgjentisht pezullimin e menjehershem te Tenderave
    Eshte instrument i hapur i krimit te ORganizuar

    Reply
  • Arbeni says:
    December 26, 2025 at 8:19 pm

    Politikanët dhe çdo zyrtar tjetëti administratës janë hajdutër të gjithë.Çfarë kujtoni ju se po të vijë sali maloku në pushtet nuk do ketë hajni dhe korrupsion ?!Patjetër që po.Nën qeverisjen e PD me saliun e Viçidolit ka pasur më shumë vjedhje e korrupsion.Vetëm nga Rruga e kombit saliu vodhi 250 milion Euro së bashku me Lulushin që shpëtoi duke mos u paraqitur në prokurori dhe ja hodhi se çështja u parashtrua.Aso kohe nuk kishte SPAK dhe GJKKO të pavarur,sepse maloku i shantazhonte dhe i linte të lirë të rripnin qytetarët duke mos dhënë drejtësi por padrejtësi.Pra po të paguaja edhe po të mos kishe të drejtë fitoje gjyqin.Pra si përfundim kusarët e Edi Ramës nga ata të sali Karaxhiçit i dallon diçka esenciale,sepse saliu bashk me familjen e tij biologjike dhe atë politike,sepse këta të fundit me surli nongratën kanë bër korrupsion e kanë përvetësuar duke vrarë qytetarët shqiptarë sa herë kanë qënë në pushtet.Pra sali shpellari ta harroj që të vij ndonjëherë në pushtet,sepse ai është vrasës,është gjaksor.Edhe nqse bëhen zgjedhje nesër,përsëri surliut të Tropojës shqiptarët do t’i rezervojnë humbjen e radhës.Le që ai dhe dhëndërri me zë gruaja do përfundojnë në burg për korrupsion dhe pastrim parash.Le të leh sa të dojë si qen i tërbuar shpellari,askush nuk ja var atij.

    Reply
  • Ethem Lalaj(jo anonim) says:
    December 27, 2025 at 8:30 am

    Pirdhi që të shfryheni,për të ndaluar KM që të flasi e japi detyra,Ndërsa e keni QEPUR PËR NON GRATËN VRASËS KILLER.
    Prisni deri 2050..!

    Reply
  • Sela says:
    December 27, 2025 at 11:35 am

    Kjo kokrra kurves nje shtet beri çarap , vodhi si kafsh dhe tall bythen me shqiptaret , ky kurva gjat si duket esht dhe vet ne thesin e ksaj shkerdhate , prandaj esht kthyer ne legen , nuk dolen 5 intelektual te ndershem dhe te pergjegjshem ne kte vend , te shporreshin kta pushtat e vjeter rama saliu dhe te ter deputetet e tyre deri tek rojet e selive te tyre , te ter bastard antishqiptar dhe hajdut e kriminela jan , zoti e ndimoft shqiperin dhe shqiptaret .

    Reply
  • Hodo says:
    December 27, 2025 at 11:43 am

    Ste fuste plumbin kot xhaxhi jo , kta politikanet sot duan drejtesin e PPSHs tja qinte kurvat ti fuste plumbin per 1 milion e 1 lek shqiptare , ktu do ishin ber varrezat mal nga grabitqaret e politikes dhe administrates , ajo nuk egziston kta bejn qef , ksaj i thon : qi moj breshke qi se te erdhi dita.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?