Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përjashtim tarifash dhe bursa për studentët ekselentë, kush janë 3 kategoritë që përfitojnë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përjashtim tarifash dhe bursa për studentët ekselentë, kush janë 3 kategoritë që përfitojnë!
AktualitetLajmi i fundit

Përjashtim tarifash dhe bursa për studentët ekselentë, kush janë 3 kategoritë që përfitojnë!

Published: June 14, 2022
Shpërndaje

3 janë kategoritë e studentëve që do të përfitojnë përjashtim tarifash dhe bursa në universitete për çdo muaj të studimeve.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi e ftuar në Radarin Informativ në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi, tha se Këshilli i Ministrave ka miratuar politikën e re që lidhet me programet e studimit që janë prioritet kombëtar dhe për mbështetjen financiare për studentët e shkëlqyer dhe për studentët që ndjekin në universitete publike një nga programet që konsiderohen prioritet kombëtar, ndërkohë që është hartuar lista e programeve prioritare që cilat u përkasin shkencave humane, shkencave natyrore, inxhinierike, bujqësi, veterinari, shërbime, etj.

Të gjitha ata që tre vitet e studimit i mbarojnë me notën mesatare 10 dhe provimet e maturës me mbi 9.5, e përfitojnë bursën dhe përjashtimin nga tarifat, edhe pse zgjedhin çdo lloj dege që preferojnë.

- Publicitet -

Kategoria e dytë e maturantëve që përfitojnë, janë ata me mesatare minimumi 8.5 dhe zgjedhin një nga programet prioritare (që rrezikojnë të mbyllen). Një tjetër kategori përfituese janë maturantët që kanë zënë një nga 3 vendet e para në olimpiada ndërkombëtare, në të cilat ka të paktën 15 vende pjesëmarrëse. Programi që ata zgjedhin lidhet me fushën ku ka marrë çmim.

Një tjetër vendim ai për uljen e mesatares për degët e mësuesisë në fakultete ka shkaktuar konfuzion dhe reagime. E ftuar në Radarin Informativ, ministrja Kushi sqaroi se  nga 7.5 nota mesatare e pranimit në universitet ulet në 6.5. Ky ndryshimi i notës mesatare sipas saj përshin vetëm maturantët që nuk duan të bëhen mësues. Për ketë të fundit nota mesatare nuk ndryshon.

“Pasi miratuam vkm në daljen që bëjmë unë e theksova dhe e përsërita 2 herë. Ne i qëndrojmë kritereve për mësues sepse duam që fëmijët tanë të kenë mësuesit më të mirë. E mban mend kam qenë e kujdesshme që edhe kur e kam pasqyruar në rrjete sociale lajmin ta theksoj edhe aty. Për mësuesit nuk ka ndryshim të kritereve.

Ka shumë debat në aspektin e mesatares. Ne i kemi rritur pagat. Të jetë për mua dua që mësuesve tu rritet paga më shumë se të gjitha profesioneve të tjera. E kam ngritur zërin por s’është nevojë se e kam këtë dakordësi në qeveri se të gjithë janë dakord që mësuesit të kenë pagat më të larta. Ne kemi mësues të shkëlqyer. Ju nuk i jepni lajm mësuesit e mirë por jepni një mësues që gabon diku. Ne kemi mësues shumë të mirë në këtë sistem. Ne kemi dhënë mundësinë që edhe ata që nuk duan të bëhen mësues por duan të vazhdojnë për mësuesi, për shembull duan të bëhen gazetare”.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?